Lëndë për administratorët-gazetarë, Ivanovska: Pa përgjegjësi, s’ka demokraci

Lëndë për administratorët-gazetarë, Ivanovska: Pa përgjegjësi, s’ka demokraci

Gazetar: Mefail Ismaili

Nëpunësit e Qeverisë që kanë udhëtuar si gazetarë në Bullgari janë edhe në llupën e Anti Korrupsionit. Kryetarja e Komisionit Anti Korrupsionit, Biljana Ivanovska, deklaroi për Alsat, se për rastin e njëjtë kanë pranuar denoncim nga person anonim dhe kanë hapur lëndë hetimi.

“Tani jemi në fazë të grumbullimit të të dhënave nga Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta nga ku kërkojmë shpjegim për të gjithë atë rast. Kur do i mbledhim të gjitha ata të dhëna, informata, dokumente do i analizojmë dhe do të dalim në opinion. Jo që duhet të fillohet, por përgjegjësi patjetër duhet të ketë. Transparencë, përgjegjësi dhe llogaridhënie, pa këto nuk ka demokraci”, tha Biljana Jovanovska, kryetare Anti Korrupsioni.

Alsat zbuloi dokumente ekskluzive se si gjashtë të punësuar të Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë, me shpenzime të shtetit, si gazetarë kanë qëndruar në Bullgari për tre ditë. Ata kanë shkuar gjoja për të ndjekur dhe për të informuar për seancën e parë ndërqeveritare mes Qeverisë së RMV-së dhe Qeverisë së Bullgarisë. Shefi i Shërbimit Pece Mirçevski, dhe të punësuarit Sanja Petkovska, Ivana Janevska, Bllagoj Kitev, Aleksandar Iliq dhe Aleksandar Kosharkoski, kanë qëndruar tre ditë për gjoja informimin për seancën ndërqeveritare, aktivitetet e të cilës kanë zgjatur dy ditë. Të pyetur pse gjashtë të punësuar të shërbimit, është dashur të udhëtojnë si gazetarë? Nga Shërbimi u përgjigjen se kanë udhëtuar si stafi i angazhuar për punë organizative. Por ende nuk i janë përgjigjur pyetjeve shtesë nëse ka dokument me vendim të Qeverisë ku kërkohet që ata të udhëtojnë si staf organizativ. Madje edhe në proces verbalin e seancës së 4-t të Qeverisë, në pikën pesë, thuhet qartë se Qeveria angazhon Shërbimin të sigurojë udhëtim dhe vendosje në hotel vetëm për gazetarët. Nga shërbimi nuk u përgjigjën pyetjeve shtesë edhe sot. Pa përgjigje edhe nga Qeveria dhe nga kabineti i Zëvendëskryeministres për Politika për Qeverisje të mirë, Sllavjca Gërkovska. /Alsat.mk