Arrestohen dy kumanovarë, kjo është arsyeja

Arrestohen dy kumanovarë, kjo është arsyeja

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme , respektivisht në ora 15:00 në Kumanovë janë arrestuar dy persona pasi në veturën e tyre është gjetur substancë narkotike-heroinë.

“Janë privuar nga liria M.A. (42) dhe D.C. (38), të dy nga Kumanova, të cilët kanë qenë në automjetin e pasagjerëve “Renault”, të drejtuar nga M.A., ku gjatë kontrollit është gjetur heroinë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.