Lija e Majmunit, nuk ka asnjë rast në RMV

Lija e Majmunit, nuk ka asnjë rast në RMV

Komisioni për Sëmundje Infektive po ndjek më vëmendje çdo rast që ka të bëj me lijën e majmunit, pavarësisht se në Maqedoninë e Veriut akoma nuk ka asnjë rast të tillë, shkruan Alsat.

Zëdhënësi i KSI-së, Zllate Mehmedoviq tha se shprehin shqetësim për përhapjen e këtij virusi por se nuk ka vend për panik pasi kjo e fundit nuk është identike dhe proporcionale me pandeminë aktuale të Covid-19.

Mehmedoviq tha se është konstatuar se sistemi shëndetësor duhet të përgatitet për pacientët e mundshëm edhe në vendin tone duke shtuar se testet dhe terapia për këtë lloj virusi do të sigurohen në bashkëpunim me OBSH-në.

“Ramë dakord të monitorojmë situatën dhe të ofrojmë gjithçka të nevojshme për një plan të mundshëm trajtimi për pacientët. Virusi i lijës së majmunit ekziston prej gjysmë shekulli. Të gjitha vendet kanë një problem për të ofruar trajtim dhe diagnostikim cilësor. Instituti i Shëndetit Publik ka vendosur tashmë kontakte me OBSH-në për të siguruar teste dhe terapi. Simptomat e kësaj sëmundjeje janë ndryshime të lëkurës, flluska, temperaturë e lartë, dhimbje muskujsh dhe lodhje”, tha Zllate Mehmedoviq, zëdhënës i KSI-së.

Komisioni për Sëmundje Infektive gjithashtu ka rekomanduar të shfuqizohen testet e detyrueshme PCR para ndërhyrjeve të caktuara kirurgjikale.

Sipas KSI-së, të njëjta rekomandohet të zëvendësohen me teste të shpejta antigjene. Siç tha Mehmedoviq çdo institucion publik shëndetësor tashmë posedon 1000 teste antigjene që do të jenë në dispozicion të pacinetëve.

Në mbledhjen e sotme të KSI-së u konstatua se gjendja me Covid 19 është stabile dhe nuk janë të nevojshme masa shtesë./ Alsat.mk