Author: almakos

Nuk ka kushte për vizitën time, tha presidenti bullgar Rumen Radev i pyetur për vizitën e tij në Francë, që ka të bëjë me temën e Republikësë së Maqedonisë së Veriut. “Nuk ka përparim për çështjet e hapura në mes Sofjes dhe Shkupit, kështu që nuk ka kushte për vizitën time në Paris, ndërsa presidentit Macron dëshiron të shoh rezultate reale, vlerësoj angazhimin dhe përpjekjet e partnerëve tanë evropianë”, tha Radev. Për fjalët e kryeministrit bullgar, Kiril Petkov se të gjitha temat do të kalojnë në Kuvendin Popullor, Radev tha “Opsioni i fundit çdoherë është populli”.

Lexo më Shumë

Rreth 86 kilogramë marijuanë me vlerë rreth 300 mijë euro dhe një i arrestuar është epilogu i aksionit të djeshëm për luftimin e trafikut të paligjshëm të lëndëve narkotike të policëve të Departamentit të Policisë Kriminale – Sektori për trafikim të paligjshëm të drogës, armëve dhe mallrave të rrezikshme. Në aksion, siç njofton Ministria e Brendshme, është ndërprerë një kanal ndërkombëtar i transportit të drogës nga Shqipëria përmes vendit tonë, me qëllimin përfundimtar – Republikën e Greqisë. “Paradite në rrugën rajonale Manastir-Prilep, në hyrje të Prilepit, zyrtarë policorë nga policia rrugore kanë dhënë urdhër për ndalimin e veturës së udhëtarëve…

Lexo më Shumë

Më 31.05.2022 (e martë) me fillim në orën 15:00 u mbajt mbledhja e Shtabit të Krizës në Komunën e Tetovës lidhur me gjendjen e krijuar pas vërshimeve dhe zjarrit që kaploi depon për materiale izoluese në Tetovë, ku u diskutua në detaje gjendja momentale dhe nevoja për ndërmarrjen e hapave konkret . Shtabi i Krizës në Komunën e Tetovës pas shqyrtimit të gjendjes momentale solli këto konkluzione: 1. Të vendoset ekip kujdestari nga NJTKZ –Tetovë dhe SPB për siguri si dhe nga Ndihma e Shpejtë në vendin që u përfshi nga zjarri në 24 orët e ardhshme;2. Të angazhohet Inspektoriati…

Lexo më Shumë

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe i nxehtë. Do të ketë vranësira lokale dhe erë e lehtë nga drejtimi verior. Pas dite do të ketë kushte për reshje të shiut në pjesën lindore të vendit. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 8 deri 16 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 27 deri 34 gradë celcius.

Lexo më Shumë

Për 9 den më lirë, pritjet të gjata edhe në mesnatë për derivate, shkruan Alsat. Pamjet vijnë nga Kumanova, ku shihen makina të shumta duke pritur për derivate. Krejt kjo vjen pasi që, për shkak të kthimit të TVSH-së nga 10 në 18 për qind dhe ndryshimit të akcizës benzina dhe dizeli pritet të shtrenjtohen nga 9 deri në 10 denarë. Kjo u konfirmuar edhe nga KRRE. “Duke pasur parasysh se sonte në mesnatë skadon kohëzgjatja e uljes së akcizës dhe tatimit mbi vlerën e shtuar për derivatet përkatëse të naftës, Komisioni Rregullativ për Energji ka miratuar vendim me të…

Lexo më Shumë

Ambasadorja e SHBA-së në vend, Kejt Meri Bërns, në emisionin “200” në Alsat, duke folur për dialogun strategjik mes Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, që do të mbahet më 2 qershor në Washington, prezantoi disa nga temat që pritet të jenë në rendin e ditës. “Agjenda është ende duke u përgatitur, por ideja është që të mbulohen më shumë tema të prosperitetit ekonomik, forcimit të institucioneve demokratike, mbrojtjes dhe sigurisë si dhe sjelljen e ekspertëve për të diskutuar përparësitë e secilës palë. Ministri i punëve të jashtme, Osmani do ta udhëheqë delegacionin nga Maqedonia e Veriut, lista për përfaqësuesit e…

Lexo më Shumë

Për shkak të kthimit të TVSH-së nga 10 në 18 për qind dhe ndryshimit të akcizës benzina dhe dizeli pritet të shtrenjtohen nga 9 deri në 10 denarë. Ku u konfirmuar edhe para pak minutash nga KRRE. “Duke pasur parasysh se sonte në mesnatë skadon kohëzgjatja e uljes së akcizës dhe tatimit mbi vlerën e shtuar për derivatet përkatëse të naftës, Komisioni Rregullativ për Energji ka miratuar vendim me të cilin rriten çmimet me pakicë të derivative të naftës me një mesatare prej 7.96%, nga mesnata”, thuhet në njoftimin e KRRE-së. Këto janë çmimet e reja: Benzin EUROSUPER BS –…

Lexo më Shumë

Gazetar: Ile Petrevski Ndërsa Komisioni Rregullator i Energjetikës është duke e bërë gati çmimin e ri të energjisë elektrike për amvisëritë, qytetarët janë në pritje të tarifave të paralajmëruara, nga të cilat do të varet edhe shuma e faturave të rrymës. Sipas të dhënave të KRRE-së, por edhe përllogaritjeve të kolegëve nga emisioni 360 Gradë, vërehet se amvisëritë që kanë fatura të energjisë mbi 10 mijë denarë me shumë gjasë mund të rriten për 50%. Nëse Rregullatori vendos të ketë tre blloqe konsumatorësh dhe ata do të lëvizin nga 250 deri në mbi 500 kilovat orë energji elektrike të shpenzuara,…

Lexo më Shumë

Ambasada gjermane në Shkup informon të gjithë aplikuesit se nga dita e nesërme, respektivisht data 1 qershor 2022, do të hapen terminet për viza pune. Lajmi është bërë i ditur përmes një publikimi nga ambasada gjermane në rrjetin social Facebook. Aty thuhet se terminet për viza pune për muajin korrik fillojnë nga data 1 qershor. Krahas informacionit për nisjen e caktimit të termineve, ka njoftuar edhe për kohën se sa do të zgjas ky termin. “Lista e regjistrimeve për termine për viza pune për të aplikuar në korrik do të hapet nga 01.06.2022 në orën 14:00 deri më 13.06.2022 në…

Lexo më Shumë

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së paraqiti propozim-ligjin me të cilin produktet ushqimore do të lirohen nga TVSH-ja deri më 31 Dhjetor. Opozita kërkojnë gjithashtu që TVSH-ja për karburantet e lëngëta të jetë 5% deri në fund të vitit. Kjo erdhi në ditën e fundit të shfuqizimit të masave anti krizë. Partia opozitare kërkon edhe mbështetjen e shumicës. “Grupi deputetëve të VMRO dhe Koalicionit për Ripërtëritje të Maqedonisë do të propozoj ligj, me të cilin prodhimet ushqimore do të jenë të liruara nga tatimi deri më 31 dhjetor 2022. Kërkojmë gjithashtu që TVSH-ja për karburantet e lëngëta të jetë 5% deri në…

Lexo më Shumë

Gazetare: Melihate Rustemi Dy javë para regjistrimit në shkolla të mesme nxënësit kanë “vërshuar” shkollat e mesme për tu njoftuar me drejtimet që ofrojnë, shkruan Alsat. Ata që akoma nuk janë përcaktuar thanë se vizitat në këto shkolla, posaçërisht ato profesionale janë mundësi e mirë për të vendosur për arsimin e mesëm. “Erdhëm të shohim si është shkolla, si mësohet. Nuk e di ku do të regjistrohem, kam akoma kohë të mendoj. Më shumë më tërheq drejtimi infermiere”, u shpreh një nxënëse. Në shkollën profesionale “Cvetan Dimov” nxënësit mund të konkurrojnë në drejtimin ekonomiko- juridik dhe tregtar si dhe ato…

Lexo më Shumë

Janë të pafund çmenduritë dhe sakrificat që bëhen në emër të dashurisë. Kjo histori vjen nga India. Për javë të tëra banorët e fshatit Ganespurmm u detyruan të qëndronin në errësirë pas ndërprerjeve të vazhdueshme të energjisë elektrike sa herë që elektricisti takonte të dashurën e tij. Dhe dritat stakoheshin sa herë që perëndonte dielli. Askush nga fshati nuk dinte se çfarë i shkaktonte problemet e shpeshta të energjisë, pasi kompania e energjisë elektrike nuk kishte raportuar për ndërprerje ndërsa asnjë nga fshatrat fqinjë nuk përballej me probleme të ngjashme. Të indinjuar, shumë nga banorët e fshatit filluan t’i kushtonin…

Lexo më Shumë