Author: almakos

Kur policia rrugore ju ndalon, ata afrohen nga mbrapa dhe ju mund të shihni në pasqyrën e pasme se si polici prek bagazhin ose një pjesë tjetër të makinës suaj. Natyrisht, me kusht që t’i keni kushtuar vëmendje Megjithatë, a e dini arsyen për këtë? Është tepër e thjeshtë, por edhe e zgjuar në të njëjtën kohë. Nëse shoferi kryen një vepër kriminale, gjatë ndalimit apo më vonë, nëse lëndon një punonjës policie apo dikë tjetër, për shkak të gjurmës së gishtit të lënë nga punonjësi i policisë, është provë domethënëse, transmeton Telegrafi. Gjurmët e gishtave të mbetura në makinë…

Lexo më Shumë

Një tjetër provokim, akt barbar dhe pjesë e fushatës shumëvjeçare antibullgare në Maqedoninë e Veriut, kështu e cilëson djegien e hyrjes së qendrës kulturore “Ivan Mihajllov” në Manastir, presidenti i Bullgarisë Rumen Radev. Radev thotë se “institucionet në Republikën e Maqedonisë së Veriut duhet ta kuptojnë përgjegjësinë e tyre ndaj gjeneratave të reja dhe të mos lejojnë urrejtjen të sundojë hapësirën publike”, përcjell “BGNES”. “Duam të besojmë”, thekson Radev në qëndrimin e shpallur nga shërbimi për shtyp i kreut të shtetit, “se thirrjet që dëgjojmë sot nga institucionet zyrtare në Maqedoninë e Veriut – kërkimin e autorëve të këtij akti…

Lexo më Shumë

Gazetar: Mefail Ismaili BDI festoi mbrëmë në sheshin e Shkupit. Në skenë u ngjitën yjet e estradës, të cilët njihen si tejet të shtrenjtë për performancën e tyre. Sheshi Skënderbeu në Çarshinë e Vjetër të Shkupit u mbush kryesisht nga të rinj e fëmijë. Shumica e të anketuarve thanë se nuk kishin shkuar te festonin 20 vjetorin e BDI-së por për të shijuar koncertin. “Nuk e di o vëlla, se me Aleancën jam unë… Kam ardhur be vëlla se pa para,  ta paguan tjetër kush”, theksoi një qytetar. “Për koncertin më shumë. Më shumë atmosfera më pëlqen”. “Unë nuk marr…

Lexo më Shumë

Gazetar: Bashkim Sulejmani BDI-ja po bëhet gati për të festuar 20 vjetorin e partisë në Tetovën e tragjedive. “Janë bërë edhe përgatitjet e fundit, këtu në sheshin “Iliria” në Tetovë për koncertin e madh që sonte do mbahet në kuadër të javës festive të BDI-së. Në këtë Tetovë ku vërshimet e lanë gjysmake pjesën më të madhe të saj, në këtë Tetovë ku zjarri që përshiu modularin tek spitali, mori jetën e 14  personave. Në këtë Tetovë, ku, para vetëm ca ditësh ndodhën edhe dy fatkeqësi të tjera, njëra në amvisëritë, e që janë rreth 100 të atilla që nga…

Lexo më Shumë

Një çift nga Gjakova ka vendosur që vajzës së tyre t’ia lënë emrin Ukraina. Një vajzë e lindur në spitalin special për gjinekologji në Gjakovë, është pagëzuar me emrin Ukraina, shkruan Gazeta Shneta. Prindërit ia kanë vendosur këtë emër vajzës për shkak të luftës që po zhvillohet në mes të Ukrainës dhe Rusisë. Në këtë klinikë përveç Ukrainës, kanë ardhë në jetë edhe fëmijë të tjerë të cilët janë quajtur Lurn, Amin, Joni dhe Ami.

Lexo më Shumë

Gazetar: Ile Petrevksi Tarifat e reja për energjinë elektrike janë gati, të hënën do t’u prezantohen qytetarëve, thonë nga Komisioni Rregullator i Energjetikës. Rregullorja e re është bërë nga ekspertë të Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike. Për momentin, rregullatori nuk zbulon saktësisht se sa blloqe tarifore do të ketë, por siguron se kjo mënyrë tarifimi do të sigurojë qasje të drejtë, pra ata që konsumojnë sasi dukshëm më të mëdha të energjisë elektrike se konsumi mesatar, do të paguajnë çmim më të lartë se të tjerët. “Qëllimi kryesor i vendosjes së tarifave është formimi i bllok…

Lexo më Shumë

Mbrëmë në periudhën kohore nga 21.00 deri në orën 03.00 në territorin e Republikës së Maqedonisë Veriore është kryer kontroll i intensifikuar aksion për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë automjetin nën efektin e alkoolit. Gjatë kontrollit janë konstatuar dhe sanksionuar ligjërisht 165 drejtues mjetesh. Shumica e të sanksionuarve janë në territorin e SPB Shkup 36, në SPB Tetovë 26, në territorin e SPB Manastir 22… Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 206 kundërvajtje tjera.

Lexo më Shumë

Frustrimet e situatës duhet të lihen mënjanë kur të negociojmë me Bullgarinë, sepse koha nuk punon për ne, tha në emisionin “360 Gradë” në Alsat, profesor Nenad Markoviq. Siç tha ai, ne nuk mund të presim që bashkësia ndërkombëtare ta bindë Bullgarinë që të heqë veton tonë. “Koha nuk punon për ne, të mos bëjmë të njëjtin gabim si me Greqinë. Si do kalojë koha Bullgaria do të ketë mundësi në forume dhe konstelacione të ndryshme politike të shpjegojë qëndrimin e saj, në tavolina ku ne nuk ulemi. Këtu është një avantazh të madh taktik ndaj nesh. Ne duhet të…

Lexo më Shumë

Profesori dhe ish-kryeministri Vlado Buçkovski, vlerëson se në kontestin me Bullgarinë, pala maqedonase nuk i jep fuqi të mjaftueshme negociatave. Siç thotë ai, në paraqitjen e tij sonte në emisionin “360 Gradë” në Alsat, ka një përpjekje diplomatike në Bullgari, por u duhen hapa shtesë nga ana jonë. Ne nuk jemi naivë, e dimë që ka një nismë franceze. Është konfirmuar edhe nga kabineti i Pendarovskit… ka një përpjekje serioze diplomatike. Nuk është rastësi që është caktuar vizita e kancelarit gjerman. Por le të shohim … mendoj se nuk po i japim forcë shtesë Petkovit dhe qeverisë së tij për…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, mbajtën takim tet-a-tet me ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde, ku u konfirmua përkushtimi parimor dhe konsekuent ndaj politikës së zgjerimit të BE-së, përmes kritereve të vendosura dhe mbështetjes që ia jep Maqedonisë së Veriut në procesin eurointegrues. “Suedia është një nga partnerët tanë më të mëdhenj që i jep mbështetje të qartë Maqedonisë së veriut për integrimet evropiane. Na lidhin marrëdhënie të shkëlqyeshme bilaterale, bashkëpunim i shkëlqyeshëm dhe përkatësi drejt vlerave të njejta evropiane”, theksoi zëvendëskryeministri Mariçiq. Siç kumtoi SÇE, në takim u bisedua për rrjedhën e negociatave me Bullgarinë,…

Lexo më Shumë

Serbia, Kosova, Greqia, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, janë vendet të cilat do t’i vizitojë kancelari gjerman, Olaf Scholz, gjatë turit të tij në rajon. Kjo vizitë fillon me Serbinë me 10 qershor e ku brenda ditës, ai do të vizitojë edhe Kosovën. Ndalesat e para në turneun dyditor të Olaf Scholz-it në Ballkan, do të jenë Kosova dhe Serbia,  më 10 qershor. Sipas zëdhënësit të kancelarit gjerman Wolfgang Bichner, ndër të tjera është planifikuar një vizitë në trupat gjermane të KFOR-it në Kosovë. Më pas, Scholz do të shkojë në Selanik, me ftesë të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, ku…

Lexo më Shumë

Në 24 orët e fundit janë bërë 1.124 testime për Covid-19 dhe janë regjistruar 72 raste të reja. Nga numri i përgjithshëm i pozitivëve (72), janë regjistruar 20 riinfeksione. Janë regjistruar 54 pacientë të shëruar. Nuk është raportuar asnjë vdekje në 24 orët e fundit. Sipas regjistrit të të vdekurve me diagnozë Covid-19 nga sistemi “Termini im”, janë regjistruar edhe dy persona të vdekur: Një nga Ohri (82 vjeçar) dhe një nga Velesi (74 vjeçar). Një person ka ndërruar jetë në shtëpi dhe një në spital. Personat e vdekur janë regjistruar në periudhën 24 Maj -28 Maj 2022.

Lexo më Shumë