Gazetar: Mefail Ismaili Punonjësit e Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë prej të enjtes do të ndërpresin grevën dhe do të kthehen në vendin e punës për tu shërbyer qytetarëve, shkruan Alsat. Kjo pasi Sindikata e pavarur e punonjësve në Librat Amë dhe Drejtoria kanë gjetur gjuhë të përbashkët dhe kanë nënshkruar Marrëveshje kolektive. Nga Sindikata thonë se e pezullojnë grevën deri në fund të muajit të ardhshëm, për të parë nëse Qeveria do të rrisë pagat sipas Marrëveshjes. Të gjithë do të jenë në vendet e punës prej të enjten. Por greva do të jetë në pauzë deri më…
Author: almakos
Prokuroria Themelore ka ngritur aktakuzë kundër dy gjinekologeve nga spitali “D-r Trifun Panovski” në Manastir, pasi të njëjtit dyshohet se nuk kanë vepruar si duhet dhe kanë shkaktuar vdekjen e një foshnje. Konkretisht, gjinekologët akuzohen për vepra të rënda kundër shëndetit të njerëzve, shkelje të nenit 217, paragrafi 4, nga neni 207, paragrafi 1 dhe 3 nga Kodi Penal. “Lehona është pranuar për lindje më datë 12.10.2019 rreth orës 17:00 në Repartin e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Spitalin Klinik në Manastir, ku kujdestarë kanë qenë të akuzuarit. Ata nuk kanë monitoruar dhe nuk kanë regjistruar në kohë ndryshimet në gjendjen…
Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë 24 orëve të fundit vetëm në territorin e Shkupit janë shqiptuar gjithsejtë 193 gjoba, prej të cilave: 64 për tejkalim të shpejtësisë, 17 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 12 për ngasje të makinës në gjendje të dehur, shkruan Alsat. Sipas njoftimit të MPB-së janë shqiptuar dhe 10 gjoba për vozitësit e motoçikletave, 6 për mosdhënien përparësi këmbësorëve, 16 gjoba iu shqiptuan këmbësorëve dhe 10 gjoba të tjera për përdorim të telefonit gjatë vozitjes. /Alsat.mk
Nga dita e sotme marzha tregtare ngrihet sërish në 5 për qind për bukën, vajin dhe sheqerin në tregtinë me pakicë dhe shumicë.Ndërsa për orizin, qumështin, vezët, miellin dhe makaronat marzha tregtare do të kufizohet në 10 për qind. Për të zbutur rritjen e çmimeve, Qeveria vendosi që marzhat e ngrira të vlejnë deri në fund të shtatorit. Gjithashtu, deri në fund të vitit hiqen të gjitha kostot shtesë të prodhuesve dhe tregtarëve. Ditë më parë ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi deklaroi se vetëm mbi këtë bazë pritet të ulet çmimi i produkteve për gjashtë deri në shtatë denarë. “Në…
Studentët e diplomuar, në të cilët investon shteti, po ikin jashtë vendit, paralajmëron drejtori i Entit për Statistikë, Apostol Simovski, në emisionin “200” në Alsat. Siç shton ai, dikush duhet të brengoset dhe të pyesë veten se çfarë po ndodh me kuadrot me arsim të lartë. “Vetëm 17% të keni në shtet me arsim të lartë, ndërsa thuajse të gjithë shkojnë në fakultet… dikush duhet të brengoset, të pyesë se ku na shkuan këta fëmijë. Ata që mbarojnë fakultet Ikin nga vendi. Nuk mund të jetë 40% me arsimin e mesëm dhe vetëm 17% me fakultetin kur 90% e të…
Drejtori i Entit statistikor, Apostoll Simovski, në emisionin “200” në Alsat tha se raporti mes të punësuarve dhe përqindjes së pensionistëve nuk është në nivelin e duhur, gjë që do të siguronte ditë të qeta pensioni për pensionistët e ardhshëm. “Numrat tregojnë se raporti mes asaj popullsie që është në funksion ekonomik dhe asaj që është e qëndrueshme është diku këtu. Teoria është se për të mbajtur një pensionist duhet të punojnë katër persona. Në vendin tonë rreth 700 mijë është numri i personave aktiv që punojnë dhe diku rreth 400 mijë persona janë në pension. Nuk kemi as për…
Gazetar: Ile Petrevski Qyteti i Shkupit nuk ka para për ta marr menaxhimin e ngrohtores, pasi Komisioni Rregullator i Energjetikës nisi procedurën për marrjen e licencës së kompanisë BEG, e cila deri tani ishte përgjegjëse për ngrohjen qendrore në Shkup. Kryetarja e Shkupit Danella Arsovska konsideron se për këtë çështje duhet të reagojë pushteti qendror. “Ky është një problem vërtet i madh dhe i kalon mundësitë e buxheteve që ka vetëqeverisja lokale”, tha Danela Arsovska, Kryetare e Qytetit të Shkupit. Përgjigja e Arsovskës vjen pasi ministri i ekonomisë, në sektorin e të cilit është energjetika në vend, tha se energjinë…
Gazetare: Fatlume Dervishi Kuvendi do të jetë pothuajse pa aktivitete në të gjithë periudhën e rishikimit të buxhetit, ashtu siç e parashikon edhe Rregullorja. Opozita është pjesë e këtij procesi megjithëse mban në fuqi masën e bllokimit aktiv të ligjvënësit me të cilën bllokon të gjitha, siç i quan ligjet e dëmshme për qytetarët. Ky bllokim aktiv e ka lënë ligjvënësin që më herët me punë të filluara por rrallë të kryera. Që nga fillimi i bllokimit aktiv të Kuvendit më dhjetë maj, janë filluar 4 seanca të reja dhe përveç seancës me pyetjet e deputetëve, nuk është përfunduar asnjëra…
Policia ka bastisur 25 qeli në burgun e Idrizovës në Shkup, në mesin e tyre edhe grupit të Kumanovës të dënuar në rastin “Lagja e Trimave”. Sipas MPB-së pas bastisjes është gjetur drogë, armë dhe mjete të ndaluara. “Janë gjetur sasi e madhe e parave nga valuta të ndryshme, 50 telefona celularë, pajisje kompjuterike, 37 thika dhe shumë mjete të tjera, drogë si pluhur dhe gjendje të lëngshme, tableta dhe mjete të tjera të cilat lidhen me vepra të mundshme penale”, thuhet në njoftimin e dikasterit të Brendshëm. Në rrjetet sociale janë publikuar video incizime ka prezenca e madhe e…
Rritja e çmimit të mishit do të arrijë deri në 50% në qoftë se Qeveria nuk heq taksat doganore gjatë importit të mishit. Oda ekonomike dhe Organizata e prodhimit e mishit të Maqedonisë së Veriut kërkojnë heqjen e taksës doganore gjatë importit të mishit. “Në qoftë se nuk bëhet kjo pritet rritja më prej 30% të prodhimeve të mishit. Më shumë importohet mish nga vendet e jashtme se sa eksportohet për vendet e jashtme”, thonë nga Oda ekonomike.
A e dini çfarë ndodh nëse ndaloni së ngrëni sheqer. Eliminimi i sheqerit nga dieta juaj nuk është vetëm çështje diete. Edhe para humbjes së peshës, duhet të ndaloni të hani sheqer për shëndetin tuaj. I pranishëm në mënyrë natyrale në ushqime, sheqeri është më se i mjaftueshëm për të kënaqur nevojat e trupit dhe zvogëlimi i tij në minimum, nëse nuk eliminon plotësisht atë, sjell një sërë avantazhesh dhe përfitimesh të konsiderueshme për pamjen dhe shëndetin e organizmit. Pas disa ditësh mungesë të tij, provohet që të jep varësi po aq sa droga dhe do të duhen disa javë…
Gazetar: Adrian Kerimi Policia ka bastisur mëngjesin e sotëm qelitë e Grupi të Kumanovës në burgun e Idrizovës. Pamjet nga bastisja në rrjetet sociale i ka publikuar, Fatmir Reçica i njohur me nofkën “Shpata i Grupit të Kumanovës”, shkruan Alsat. Burime brenda policisë thonë se bastisja ka ardhur si rezultat i denoncimit se brenda qelive mbahen armë zjarri dhe lëndë narkotike. Pas kontrolleve të kryera në dy grupet e sistemuara dhe në pjesën e burgut gjysmë të hapur, policia ka gjetur vetëm thika kuzhine. Informacionin për bastisje e kanë konfirmuar edhe drejtoria e burgut të Idrizovës./ Alsat.mk

