Author: almakos

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) ka nisur sot seancën përgatitore për reformën e sistemit tarifor të energjisë elektrike (bllok tarifat). Alsat ekskluzivisht mëson se për ata që harxhojnë mbi 1 MW në tarifën e shtrenjtë, çmimi do të rritet mbi 130%. Shkurtimisht, kjo rritje nuk është e paqëllimtë: Ata që kanë pishina, që nuk kursejnë aspak, qe kanë bodrume për kriptovaluta, apo qe ua mban xhepi dhe kanë te ardhura, do të preken më së shumti./Alsat.mk

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi për më 30 qershor ka thirrur seancën për interpelancë kundër tij, të iniciuar nga VMRO-DPMNE-ja. Interpelanca ndaj Xhaferit vjen pas mbylljes së dyerve në seancën e 25 majit, me arsyetimin se kreu i Kuvendit ka shkelur të drejtën e deputetëve për lëvizje të lirë./Alsat.mk

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka iniciuar procedurë kundër një 31-vjeçari nga Shkupi i dyshuar për veprën penale – Lëndim i rëndë trupor nga neni 131 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal. Sipas njoftimit të Prokurroisë Themelore Publike në mbrëmjen e 21 qershorit, në shtëpinë e familjes në rrugën “Debarca” në Shkup, i dyshuari e ka lënduar rëndë nënën e tij 70-vjeçare duke ushtruar dhunë. Fillimisht ka nisur një debat verbal, e më pas e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me duar në fytyrë dhe trup. Ma pas ai ka vazhduar ta godasë edhe me karrige, duke…

Lexo më Shumë

Duke i analizuar rezultatet e Samitit të Bashkimit evropian, mbajtur më 23 dhe 24 qershor të këtij viti, Këshilli i Ambasadorëve vlerëson se është arritur një hap historik me dhënien e statusit të vendit kandidat Ukrainës dhe Moldavisë si dhe perspektivat e hapura evropiane për Gjeorgjinë. Megjithatë sa u përket aspiratave të Ballkanit perëndimor, është përsëritur mossuksesi i samiteve të kaluara: Maqedonia dhe Shqipëria nuk morën datë për negociata, Serbia dhe Mali Zi vendnumërojnë, Bosnja dhe Hercegovina nuk e mori statusin e kandidatit përderisa Kosova nuk e mori liberalizimin e vizave. Mbeten shpresat se ajo që nuk pati sukses të…

Lexo më Shumë

Kjo është gjendja momentale në hyrje të Shkupit në lagjen e Avtokomandës, pas bllokadës nga ana e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë. Sipas Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM) do të lejohen për qarkullim vetëm autoambulancat, policia, ushtria dhe zjarrfikëse. Bllokada do të zgjas deri në ora 10:00.

Lexo më Shumë

Kuvendi sot duhet të mbajë seancën e 75-të, në rend të ditës së cilës janë tre pika, në mes të cilave edhe rishikimi i Buxhetit dhe propozim-vendimi për vazhdimin e gjendjes së krizës në një pjese të territorit të vendit. Pika e parë para deputetëve është Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2022, në procedurë të shkurtuar, edhe përkundër që akoma nuk ka përfunduar shqyrtimi i amendamenteve për rebalancin e buxhetit për këtë vit të Komisionit amë, gjegjësisht atë për financa dhe buxhet dhe siç është paralajmëruar…

Lexo më Shumë

00:17 | 27 Qershor 2022 Biznesi nuk është një fushë me lule për prodhuesit bullgarë të vajit të trëndafilit këto ditë. I bërë nga trëndafilat Damask të rritur në Luginën e Trëndafilave, vaji është një përbërës jetik në parfumet e prodhuara nga markat më të mira luksoze në botë. Por një valë e të nxehtit ka ulur të korrat e këtij viti, dhe rritja globale e çmimeve të energjisë ka rritur kostot për një produkt kaq të çmuar si nafta. “Vaji i trëndafilit do të jetë dukshëm më i shtrenjtë këtë vit. Të jetë dyfish këtë vit, dy-tre herë janë…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator Energjetik, nesër do të shpallë blloqet e reja tarifore për konsumin e energjisë elektrike, mëson Alsat. Sipas burimeve të Rregullatorit, nga nivelet e paralajmëruara fillimisht të ndryshimit, do të rritet blloku i dytë dhe i tretë tarifor. Fillimisht ishte paralajmëruar se do të jenë deri në 420 apo 630 kilovat kilovat orë konsum, por me ndryshimet e planifikuara do të jenë mbi 420 apo 630 kilovat orë. Autoritetet sigurojnë se mbi 80 për qind e amvisërive do të kenë fatura më të ulëta, ose të njëjta si më parë. Por, ata që hyjnë në bllokun e tretë ose…

Lexo më Shumë

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë për nesër ka paralajmëruar protestën e radhës, ku do të bllokojë një nga hyrjet kryesore të Shkupit. Siç bëjnë të ditur nga LSM-ja, do të bllokohet bulevardi “Aleksandëri i Madh” në lagjen Autokomandë prej orës 07-10 të mëngjesit dhe do të lejohen vetëm automjetet e ndihmës së shpejtë, policisë dhe zjarrfikësve. Ata apelojnë edhe njëherë te institucionet që të merren parasysh kërkesat e tyre, në të kundërt protesta e tyre do të vijojë deri në plotësimin e kërkesave.

Lexo më Shumë

MPB njofton se sot nga ora 09:00 deri në 15.00 ka kryer kontrolle të intensifikuara në magjistralen Kumanovë – Shkup – Veles, me çka janë shqiptuar 85 masa për shoferët për tejkalim të shpejtësisë. Siç njoftojnë nga MPB, 67 prej tyre kanë lëvizur me shpejtësi prej 30 deri në 50 kilometra në orë më shumë se e lejuar dhe 15 automjete me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Nga atje shtojnë se edhe në ditët në vijim policia do të vazhdojë të kryej kontrolle të intensifikuara.

Lexo më Shumë

Gazetar: Bashkim Sulejmani Përderisa në qytetet tjera vazhdon trendi i ndërtimit të banesave sociale, në Tetovë kjo temë pothuajse nuk ekziston.  Për vite të tëra pushteti lokal në Tetovë, por as pushteti qendror, nuk mendon për ndërtimin e banesave sociale për kategoritë në nevojë. Ministri i pushtetit lokal Boçvarski fajin e hedh tek pushteti lokal sipas të cilit nuk kujdeset të sigurojë tokë në pronësi të shtetit për ndërtimin e banesave sociale, apo  të bëj kërkesë në Ministri për ndërtimin e banesave sociale. “Sa kam informata unë deri më sot një kërkesë e tillë nuk ekziston nga ana e komunës…

Lexo më Shumë

Gazetar: Ile Petrevski Çmimi që Elektranat e Maqedonisë kanë ofruar në tenderin e EVN HOME, është i ulët dhe nuk është aspak real, por është politik dhe ka për qëllim ruajtjen e paqes sociale. Kështu thotë për Alsat një nga ekspertët më me përvojë në fushën e energjetikës, profesori Konstantin Dimitrov. Kostoja e prodhimit të energjisë elektrike është shumë më e madhe se shuma e shpallur nga elektranat shtetërore, ku do t’ia shesin Furnizuesit Universal me 48 euro për megavat orë. Por, profesori thotë, për shkak të situatës së krizës energjetike, qeveria duket se do të ndajë një shumë serioze…

Lexo më Shumë