Author: almakos

Ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Muhamed Zeqiri, ka marrë 30 ditë arrest shtëpiak dhe ndaj tij është hapur një hetim i ri për keqpërdorim. Gjykata i’a ka vazhduar paraburgimin duke marrë parasysh gjendjen e tij shëndetësore, por Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar në propozimin e saj ka deklaruar se Zeqiri dyshohet se ka kryer dhe një vepër tjetër penale. Bëhet fjalë për dyshimin se është kryer keqpërdorim i pozitës zyrtare. Prokuroria për Krim të Organizuar ka kërkuar vazhdimin e masës së paraburgimit për shkak të rrezikut të arratisjes dhe ndikimit në hetim. Në propozim thuhet se në fazën…

Lexo më Shumë

Këto janë patatet e skuqura më të shtrenjta në botë, kaq kushton pjata. Një restorant në Nju Jork njoftoi se një pjatë me patate të skuqura prej 200 dollarësh, e çertifikuar si më e shtrenjta në botë nga Rekordet Botërore Guinness, do të kthehet në restorant. Serendipity3 në Upper East Side të Manhatanit fitoi një rekord botëror Guinness për patatet e skuqura më të shtrenjta në botë kur kuzhinierët gatuan Creme de la Creme Pommes Frites, një pjatë me patate të skuqura të listuara për 200 dollarë. Restoranti tha se patatet e skuqura që thyen rekord po kthehen në menu…

Lexo më Shumë

E pazëvendësueshme për Bajram, kjo është historia e bakllavasë. Fillimisht sheqeri ka qenë në dispozicion me shumicë në Lindjen e Mesme shumë kohë para se të ishte prezent në sasi të madhe edhe në Perëndim. Nëpër krejt Lindjen e Mesme e në Turqi furrat shërbejnë një sërë gatimesh të lëngshme por ajo që spikat më së shumti është ëmbëlsira, e mbushur me arra dhe e larë në sherbet e gjalpë: bakllavaja. Kjo ëmbëlsirë është gatuar në forma të ndryshme përgjatë shekujve dhe versioni i parë daton që prej shekullit të tetë para lindjes së Krishtit në Asiri. Mirëpo, ishin osmanët…

Lexo më Shumë

Kryetari i shtetit Stevo Pendarovski ka uruar besimtarët musliman në këtë ditë të Kurban Bajramit. “Para së gjithash, Kurban Bajrami është festë e solidaritetit dhe kultivimit të shprehive të mira të mëshirës, ​​bujarisë dhe humanizmit ndaj nevojtarëve që kanë nevojë për mbështetje çdo ditë. Rëndësia e festës më së shumti del në pah pikërisht në periudha sfidash ekonomike me të cilat po përballet vendi ynë dhe pjesa më e madhe e botës. Njëkohësisht, Kurban Bajrami është pjesë e pandashme e bashkëjetesës shekullore në shoqërinë multifetare dhe multietnike të Maqedonisë së Veriut. Jam i bindur se solidariteti ndaj të pambrojturve dhe…

Lexo më Shumë

Sot besimtarët musliman festojnë Kurban Bajramin. Kjo është festa e dytë më e madhe pas Fiter Bajramit. Kryetari i Bashkësisë Fetare Islamen në RMV, Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, uroi besimtarët musliman, duke na kujtuar se kjo festë simbolizon solidaritetin, sakrificën dhe ndihmën e ndërsjellë. Fetai e thënë se krahas pelegrinazhit të haxhit, aspekt kryesor i kësaj feste është therja e kurbanëve dhe ndarja e tyre me familjarët dhe ata  që kanë nevojë. Fetai, ndër të tjera, ka bërë edhe thirrje për paqe e bashkëpunim në mes të njerëzve që pavarësisht ndasive. Manifestimi qendror u mbajt në xhaminë e…

Lexo më Shumë

Një punëtor në pikën pagesore rrugore të Tetovës, është sulmuar fizikisht nga dy persona. Lajmin e kanë konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë. “Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme një punëtorë në pikën e pagesës rrugore në Tetovë është sulmuar fizikisht nga dy presona. Pesëdhjetë e nëntë vjeçari me iniciale I.R. nga Tetova, dje (07- korrik) në ora 09:45 në SPB-Tetovë ka raportuar se në pikën e pagesës rrugore-Tetovë, ku është i punësuar, rreth orës 07:00 dy persona e kanë sulmuar fizikisht”, thuhet në njoftimin…

Lexo më Shumë

Pas investimeve për rinovimin e burgut të Tetovës, dhe krijimin e një hapësire për lexim, nga sot, të burgosurit do të kenë mundësinë që gjatë verës të freskohen në pishinën e vendosur në ambientet e burgut, që për herë të parë ndodh në një burg në vend të ketë pishinë. Drejtori i burgut Qefali Havziu njoftoi nëpërmjet një postimi në facebook se vendosja e pishinës është një nga masat për përkujdesje ndaj të burgosurve, si për shëndetin e tyre po ashtu edhe për kushtet tjera brenda burgut.

Lexo më Shumë

Gazetar: Adrian Kerimi Ambasadorja amerikane në Shkup, Kate Marie Byrnes përmes një letre të hapur drejtuar opinionit në Maqedoni të Veriut, sugjeron që vendi të pranon propozimin francez për të filluar zyrtarisht rrugëtimin drejtë anëtarësimit në BE. Bërns në letrën e saj potencon dobitë financiare dhe demokratike që do t’i merr vendi pas fillimit të negociatave me BE-në. “Pranimi i këtij propozimi do të thotë që më në fund do të keni një vend në tryezën e negociatave të anëtarësimit. I vendos vendet anëtare të BE-së, shumë prej të cilëve janë partnerët dhe aleatët tuaj të ngushtë, në dhomë me…

Lexo më Shumë

Gazetar: Adnan Qaili Në prag të festës së Bajramit si zakonisht çmimet e produkteve ushqimore rriten brenda natës. Por, sivjet tregtarët thonë se nuk kanë lëvizur çmimet edhe përkundër rritjes së kërkesës nga qytetarët. Ata ankohen se vetëm këtë fundjavë ka interesim të shtuar për blerje. Çmimet e rritura gradualisht nga kriza kanë arritur kulmin, sa që nuk kanë si të rriten ende për festa. “S’ka njerëz, gjithë këta që shihni janë që shesin nëpër tezga, me një pagë apo me pension dhe ndihmë sociale është problem. Çmimet nuk kanë lëvizur, janë të njëjta, madje disa edhe më lirë: këto…

Lexo më Shumë

Në koordinimin e rregullt të së hënës në Kuvend, do të diskutohet se kur do të mund të mbahet seanca plenare për Informacionin për përmbajtjen e propozimit – kornizën negociuese për negociatat për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, të propozuar nga Presidenca e Francës me Këshillin e Bashkimit Evropian më 30 qershor 2022.

Lexo më Shumë

Gazetar: Adrian Kerimi Jusuf Enuzit i dyshuar se më 6 korrik gjatë incidentit në Sheshin Skënderbeu përdori armë zjarri për të larguar turmën e protestuesve kundër propozimit francez i caktohet masa e paraburgimit 8 ditorë. Enuzi dyshohet për veprën “nxitje e rrezikimit të përgjithshëm” e dënueshme me masë efektive deri në 5 vjet. Organi i akuzës por edhe policia njoftoi se i dyshuari armën e posedonte me leje. Masa e paraburgimit është caktuar edhe për dy protestues të tjerë. Jane Smilevski, 18 vjeç banues në Shkup i cili dyshohet se gjatë protestës së dhunshme më 5 korrik ka përgatitur koktej…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë Veriore, Dimitar Kovaçevski, sot mbajti takim online me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dedikuar intensifikimit të bashkëpunimit për tejkalimin e përbashkët të vështirësive në furnizimin me ushqim dhe energji, si dhe për të përballuar bashkërisht zjarret e mundshme në të tre vendet këtë verë. Liderët ranë dakord për krijimin e grupeve të përziera ndër-sektoriale të punës për temat e krizës dhe me qëllim krijimin e një agjencie të përbashkët për tërheqjen e investimeve të huaja në Ballkanin e Hapur. Në takim morën pjesë zëvendëskryeministrat për Çështje Evropiane dhe…

Lexo më Shumë