Dhjetëra njësi gjaku janë dhuruar sot nga të punësuarit e spitalit privat One Hospital në Tetovë, në kuadër të aksionit të përbashkët të spitalit, institutit të transfuziologjisë, spitalit klinik të Tetovës dhe Kryqit të kuq në Tetovë. Ky aksion në One Hospital, është i dyti me radhë ndërsa dhuruesit kryesor të gjakut, janë vetë mjekët dhe stafi mjekësor i spitalit One Hospital, me qëllim rritjen e sasive rezervë të gjakut. Mjekët me këtë rast kanë apeluar gjithë ata njerëz që janë të shëndetshëm, të bëhen pjesë e aksioneve për dhurim të gjakut, sepse shpëton jetë ndërsa tani në stinën e…
Author: almakos
Me kërkesë të autoriteteve të Maqedonisë, në Slloveni është arrestuar dhe është dërguar në paraburgim Daniell Ivanagiq, shtetas kroat dhe bashkëpronar i kompanisë “Interholding”, e përfshirë në rastin me ish sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zeqiri. Pritet vendimi për ekstradimin e Ivanagiqit në Maqedoni. Ivanagiq është i dyshuar për ndihmë Zeqirit në keqpërdorim të mundshëm të detyrës zyrtare dhe autorizimit gjatë përgatitjes së studimit për ristrukturimin e Postës së Maqedonisë. Prokuroria ende është duke punuar në grumbullimin e provave dhe priten dëshmitë e Ivanagiqit.
Aksident trafiku në Tetovë, tek Xhamia e larme A R13.07.2022 338 Less than a minute Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Tetovë, shkruan Alsat. Aksidenti ka ndodhur tek Xhamia e Larme. Sipas pamjeve që kanë ardhur në redaksinë e Alsat, aty shihet edhe ambulanca derisa nuk dihet zyrtarisht se a ka të lënduar./ Alsat.mk A R13.07.2022 338 Less than a minute
Ministria e Shëndetësisë në përputhje me të dhënat e Institutit për Shëndet Publik njofton se në 24 orët e fundit në Maqedoni janë realizuar 1.153 testime për Covid-19 nga ku janë diagnostikuar 411 raste të reja prej të cilëve 88 janë riinfektime. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 210 pacientë ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast vdekje. Që nga paraqitja e pandemisë e deri tani në vend janë bërë 2.092.345 testime për koronavirus. Numri i përgjithshshëm i të diagnostikuarve në vend shënon 317.140, numri i pacientëve të shëruar është 305.712, numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë…
Gazetare: Melihate Rustemi Punonjësit në çerdhe që ishin në grevë akoma nuk kanë marrë pjesën e mbetur të pagës e cila ju hoq për shkak se mbështetën grevën, pavarësisht se çdo ditë shkuan në punë dhe u kujdesën për fëmijët. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska tha se punonjësit që ishin në grevë janë paguar aq sa parasheh ligji në këtë rast, çdo veprim tjetër, sipas Trençevskës, do të ishte keqpërdorim i procedurave ligjore. “Kemi vepruar në bazë të Ligjit dhe Marrëveshjes kolektive. U është paguar aq sa shkruan në ligj. Çdo pagesë dhe vendim tjetër do të…
Gazetare: Fatlume Dervishi Deputetët nesër do të fillojnë diskutimin për propozimin francez, për të cilin dy blloqet politike kanë qëndrime të kundërta. LSDM-ja ka përgatitur propozim konkluzione të cilat do ta detyrojnë qeverinë të mos negociojë për identitetin. VMRO-DPMNE-ja thotë se konkluzionet nuk do të kenë asnjë peshë nëse nuk e ndryshojnë kornizën negociuese. Para deputetëve, edhe kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen. Një ditë para seancës plenare për propozimin francez, partitë politike përgatiten për të mbrojtur argumentet e tyre nga të cilat asnjëra palë nuk jep shenja se do të heqë dorë. Kryeministri Dimitar Kovaçevski në intervistë…
Gazetar: Miki Trajkovski Mesazhe për mbrojtjen e identitetit dhe gjuhës maqedonase, si dhe për paqen në botë, janë dërguar nga Teatri Antik në Ohër, ku u hap Vera e Ohrit e 62-ta me radhë. Ministrja e Kulturës tha se nuk ka asnjë pëllëmbë tokë maqedonase që të mos ketë histori të qytetërimeve dhe të së kaluarës, identitetin historik dhe kulturor. Vera e Ohrit tha ajo, është konfirmim i identitetit tonë. “Pjesa tjetër është gënjeshtër. Shikimi jonë i të kaluarës nuk është që t’i kthejmë shpinën të ardhmes. Në të kaluarën tonë nuk ka asgjë për t’u turpëruar, që ne ta…
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençeska sot deklaroi se metodologjia e re për pagat do të jetë gati deri në fund të vitit, ndërsa do të fillojë të aplikohet nga janari i vitit të ardhshëm. Në deklaratën për mediat, Trençevska sot tha se dialogu social është i hapur me metodologjinë e re dhe me ligjin për pagat do të rriten pagat në sektorin publik. “Dialogu social është i hapur. Bëhet fjalë për zgjidhje sistematike, e jo për zgjidhje ad-hok. Procesin e udhëheq Kabineti i zëvendëskryeminitrit për Çështje Ekonomike, së bashku me ministrin e Financave, ndërsa unë si ministre…
Shefi i diplomacisë evropiane, Joseph Borrell ka folur për integrimin e Ballkanit Perëndimor, duke iu referuar Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në një intervistë për median malazeze Vijesti, Borrell theksoi se edhe pse Samiti i BE-së nuk solli rezultate për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, BE-ja ka qenë, është dhe do të vazhdojë të jetë e përkushtuar për përmirësimin e procesit të anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në familjen e madhe të BE-së. Shefi i diplomacisë evropiane u shpreh se BE-ja do të vazhdojë mbështetjen e saj të fortë politike, teknike dhe financiare për të gjashtë vendet e Ballkanit…
Propozimi francez synon të tejkalojë dallimet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për çështjen e gjuhës dhe identitetit maqedonas, si dhe të bëhet edhe zhbllokimi i procesit për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian. Ky propozim përbëhet nga shtatë pika. Pjesa që ka nxitur më së shumti debat është çështja e gjuhës dhe e kaluara historike. Në pikën e parë të propozimit francez, thuhet se Këshilli Europian mirëpret vendosmërinë e ë Maqedonisë së Veriut për të vazhduar agjendën e reformave të Bashkimit Evropian dhe për të ofruar rezultate të dukshme dhe të qëndrueshme. Së dyti, Këshilli rikujton rëndësinë e arritjes…
Rreth një orë pritet për hyrje në vend në vendkalimin kufitar Tabanoc. Arsyeja, siç informoi Lidhja Automote e Maqedonisë, është frekuenca e rritur e automjeteve. Në vendkalimet e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk vërehen pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. LAMM ju bënë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë shenjat e komunikacionit, sidomos në rrugët ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut.
Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë, dje përmes SMS-porosive ishin njoftuar se seanca, në rendin dite të së cilës do të jetë Informacioni për përmbajtjen e propozim-kornizës negociuese do të mbahet të enjten në orën 13. Në këtë seancë fjalim do të mbajë edhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Qeveria, dje pasdite në Kuvend e dorëzoi Informacionin e plotësuar të propozim-kornizës negociuese për bisedimet aderuese të Maqedonisë me BE-në. Në ndërkohë vazhdojnë protestat kundër propozimit francez, e sonte relacioni i protestuesve do të jetë pak i ndryshëm – nga MPJ deri në Kuvend.

