Gazetar: Miki Trajkovski
Mesazhe për mbrojtjen e identitetit dhe gjuhës maqedonase, si dhe për paqen në botë, janë dërguar nga Teatri Antik në Ohër, ku u hap Vera e Ohrit e 62-ta me radhë.
Ministrja e Kulturës tha se nuk ka asnjë pëllëmbë tokë maqedonase që të mos ketë histori të qytetërimeve dhe të së kaluarës, identitetin historik dhe kulturor. Vera e Ohrit tha ajo, është konfirmim i identitetit tonë.
“Pjesa tjetër është gënjeshtër. Shikimi jonë i të kaluarës nuk është që t’i kthejmë shpinën të ardhmes. Në të kaluarën tonë nuk ka asgjë për t’u turpëruar, që ne ta largojmë shikimin nga ajo. Nga gjuha jonë, nga librat tanë, nga muzika dhe pikturat tona, vallet tona, shtëpitë tona dhe kuzhina jonë, gjithçka është identitet. Dhe fakti që jemi maqedonas është identitet”, tha Bisera Kostadinovska Stojçevska – Ministre e Kulturës.
“Të jetosh në shumë vende të botës po kthehet në luftë për pushtet, dominim mbi të tjerët dhe obsesion me materialen. Jemi dëshmitarë të konflikteve ushtarake, kërcënimeve globale të shëndetit dhe shpërfilljes së të drejtave dhe lirive të njeriut”, u shpreh Stevo Pendarovski, President.
Në Teatrin Antik pati hapje spektakolare me koncert dyorësh nga katër tenorë të rinj nga Italia të shoqëruar nga Opera dhe Baleti.
Në festival deri më 20 gusht do të performojnë 1000 artistë nga 25 shtete, 36 koncerte dhe 9 shfaqje teatrale.
Nga artistët shqiptarë më 17 korrik do të performojnë Ermir Abeshi në violinë dhe Merita Rexha Tërshana në piano. Më 10 gusht shfaqja teatrale “Balkan Bordello”, projekt transatlantik ndërmjet SHBA-së, Kosovës dhe Serbisë, në bashkëpunim me Qendrën Multimedia – Prishtinë./ Alsat.mk


