Author: almakos

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0.42% në raport me vendimin e datës 25.7.2022. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 si dhe të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (EL-1) dhe të Mazutit M-1 SU nuk ndryshojnë. Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 2,00 den/l dhe tani do të jetë 94,00 den/l. Nga data 28.7.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve…

Lexo më Shumë

Pas vendimit të Qeverisë për rritjen e pagave në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) aktivizoi kërkesën për rritjen e pagave në administratën publike. LSM-ja i ka kërkuar Qeverisë që menjëherë të marr vendimin për rritjen e rrogave për 18.4 për qind në përputhje me Ligjin dhe jo të manipulojë punëtorët me rritje paushallë të pagave për 2, 3, 5, 10 apo 15 për qind pa kurrfarë kriteresh. Sipas Lidhjes së Sindikatave, Qeveria po udhëheq politika të gabuara, duke menduar në këtë mënyrë ballafaqohet me krizën, ndërsa të dhënat tregojnë të kundërtën. “Dallimi midis pagës…

Lexo më Shumë

Niseni ditën duke pirë ujë, është tejet e rëndësishme. Pirja e ujit ka përfitime të rëndësishme për shëndetin tonë të përgjithshëm, sipas drejtoreshës së lartë të kërkimit klinik global dhe të ushqyerjes në WW, Michelle Cardel. “Ndihmon funksionimin e trupit tonë, duke rregulluar siç duhet temperaturën e trupit, por edhe të gjithë procesin e tretjes, në të njëjtën kohë duke forcuar ndjeshëm trurin tonë ”. Edhe nëse jeni pak i dehidratuar, deri në 2%, mund të përjetoni simptoma si dhimbje koke, marramendje, nervozizëm, vështirësi në përqendrim dhe më shumë, sipas hulumtimeve. Uji përbën 60% të peshës së trupit tonë dhe…

Lexo më Shumë

Përfaqësues të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Odës Ekonomike sot do të mbajnë takim pune për propozim vendimet rreth situatës me krizën energjetike. Delegacionet, të cilat do të udhëhiqen nga ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe nënkryetari i Odës dhe kryetar i Shoqatës së Energjisë së Maqedonisë Koço Angjushev, do të shqyrtojnë gjendjen e fundit me lëvizjen e çmimeve të energjisë elektrike në bursë të cilat arrijnë deri në 500 euro për megavat orë këto ditë dhe që kërkojnë një reagim të menjëhershëm dhe të prerë të bartësve të politikës ekonomike, njoftojnë nga Oda Ekonomike.

Lexo më Shumë

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje në vendin tonë qytetarët presin rreth një orë, ndërkohë që në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje më të gjata se ajo e zakonshmja për kryerjen e formaliteteve doganore. LAMM njofton gjithashtu se trafiku në gjithë vendin po zhvillohet nëpër rrugë kryesisht të thata.

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2100 prej të cilave 957 persona kanë rezultuar pozitiv ndaj Kovid-19 dhe atë: Shkup 487. Manastir 70, Kavadar 44, Kumanovë 40… Nga numri i përgjithshëm i të infektuarve 210 janë ri-infektime. Ndërkohë sipas Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) janë regjistruar dhe 616 pacientë të shëruar dhe 2 viktima, njëri nga Shtipi i moshës 71 vjeçare dhe tjetri nga Struga i moshës 91 vjeçe.

Lexo më Shumë

Momentalisht në vend janë aktive dy vatra zjarri – njëri ndërmjet fshatrave të Strumicës Trebiçino dhe Vasilevë, ndërsa i dyti në Tetovë, ku po digjet deponia, ndërsa zjarri është duke u shuar nga ekipet e Njësitit Territorial të Zjarrfikësve – Tetovë (NjTZ), njofton Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK). Zjarri në Strumicë, siç njoftojnë nga QKM, është në terrene të pa-qasshme, shkëmbore dhe kodrinore, ndërsa djeg pyje të përzier me kërcell të ulët dhe bar të lartë. “Zjarri ka filluar dje në orët e vona të pasdites, ndërsa gjatë gjithë ditës së djeshme e deri në orët e vona të…

Lexo më Shumë

Gazetar: Bashkim Sulejmani Banorët e fshatit Pallçishtë, të Bogovinës bllokuan rrugën rajonale Tetovë – Gostivar duke shprehur në këtë mënyrë pakënaqësinë e tyre për mungesën e ujit. Fajin kryesor ia hedhin komunës së Bogovinës. Banorët thonë se premtime ka vazhdimisht, por për dy dekada nuk është bërë as investimi më i vogël në Pallçishtë. Protesta do të vazhdojë deri në gjetjen e zgjidhjes. “Njëzet vite asnjë investim nuk është bërë në fshatin tonë, ne kemi ndenjur këtu nuk e kemi ngrit zërin. Nga sot e tutje, protestat do vazhdojnë të jenë edhe para komunës. Në Pallçishtë duhet të vij komuna…

Lexo më Shumë

Gazetare: Ajnure Bafqari Katër nga pesë ambasadorët e nominuar që do të duhej të niseshin drejt përfaqësive diplomatike, ngecën përsëri në labirinthet e Kuvendit, pa pasur mundësinë e prezantimit të tezave të tyre. Në seancën e 23-të të Komisionit parlamentar të Punëve të Jashtme, këtë filtër e kaloi vetëm Zoran Popov, i cili emërohet ambasador në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Popov më herët ishte sekretar shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Pozita e ambasadorit në SHBA ishte e zbrazët për më shumë se 4 vite. Ambasadori i fundit atje ishte Vasko Naumovski, shkruan Alsat. Popov tezat e tij…

Lexo më Shumë

Mbrëmë në fshatin Zhelinë të Tetovës, një 40 vjeçar duke qëndruar në oborrin e tij, është lënduar në krah nga një plumb “qorr”. “Me datë 25.07.2022 në ora 21:30 në njësinë policore Grupçin, E.R. (40) nga fshati Zhelinë e Tetovës, ka raportuar se në oborrin e shtëpisë së vëllait të tij në fshat është plagosur në krah nga një plumb endacak e nga një arme zjarri. Ai është transferuar në Spitalin klinik të Tetovës, ku ka pranuar trajtim mjekësor. Është kryer inspektimi nga ekipi i SPB Tetovë dhe po punohet për zbardhjen e rastit”, njoftoi zëdhënësi i SPB-së në Tetovë…

Lexo më Shumë

sobranie pratenicki prasanja,pavle trajanov so skrsteni race vo sobranie Kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov thotë se është keqinterpretuar nga media jo profesionale për qëndrimin e tij mbi referendumin dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare. “Qeveria nuk mundet dhe nuk ka pse të organizon referendum. Qëndrimin tim mbi propozimin francez dhe konkluzionet e miratuara nga Kuvendi e dini të gjithë. Qeveria nëse do mund të organizoj zgjedhje të parakohshme parlamentare, por kjo varet nga Qeveria dhe vlerësimet e saja për rejtingun që gëzon”, tha Trajanov për Alsat në një bisedë telefonike. Trajanov si deputet i vetëm i Lidhjes Demokratike (pjesë e…

Lexo më Shumë