Nga sot rriten çmimet e ngrohjes qendrore në kryeqytet mesatarisht për 15%. Këtë e njoftoi ditë më parë drejtori i Komisionit Rregullator, duke shtuar se arsyeja e vetme për këtë është rritja drastike e çmimit të gazit natyror në tregjet botërore. Për dhjetë herë është rritur çmimi i gazit natyror në bursat botërore, nga viti i kaluar deri më tani, që do të rezultojë me të paktën 15% shtrenjtim të faturave të ngrohjes qendrore në Shkup. Ndërsa, kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski po i paralajmëron qytetarët për krizën energjitike duke shtuar se ky dimër do të jetë një ndër më…
Author: almakos
Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, sërish e ka akuzuar kryeministrin Dimitar Kovaçevski se frikësohet nga referendumi për negociatat me BE-në, gjegjësisht zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë. Nga VMRO thonë se referendumi është arritja më e madhe e demokracisë. “Nëse Kovaçevski beson në vetvete dhe se kjo që po bën është e drejtë, do të kishte dalë në referendum. Por Kovaçevski e di se po bën tradhti dhe po bën bullgarizimin dhe asimilimin e popullit dhe për këtë po ikën nga referendumi”. “Duke dashur të lërë pas vetes çështjen e referendumit, duke menduar se do të kalojë shpejt, ai bën deklarata që…
Sot në mëngjes në pikën kufitare në “Tabanovc” pritja për hyrje në vend është rreth një orë, ndërsa në pikën kufitare në “Bogorodic” për dalje nga vendi është rreth 40 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka më ndalime për hyrje dhe dalje nga vendi.
Kolona të gjata automjetesh që nga mëngjesi i sotëm ndodhen para pikës kufitare Bogorodicë, për të hyrë në Greqi. Në rrjetet sociale shpërndahen video dhe komente se kolona është deri në dhjetë kilometra. Qytetarët që kanë shkuar për pushime në shtetin fqinj thonë se radhët janë aq të gjata sa nuk shohin as kufirin. Edhe në vendkalimet tjera ditën e sotme ka pasur kolona dhe koha e pritjes në kufi ka qenë së paku një orë.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski në paraqitjen e tij të sotme në Tetovë tha se është në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë për të siguruar teste për Covid-19 me çmim optimal që nga vjeshta, marrë parasysh rritjen e numrit të rasteve të reja. Kovaçevski tha se është mirë që kemi arritur imunitet kolektiv deri në një nivel dhe me këtë nuk ngarkohen kapacitetet spitalore. “I gjithë sistemi shëndetësorë është i përgatitur. Punonjësit tanë shëndetësorë tashmë kanë eksperiencë në lidhje me ballafaqimin. Gjithashtu edhe qytetarët kanë përvojë në mbrojtjen personale dhe rreth trajtimit. Shpresoj që nuk
Një shtetas italian është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Aeroportin e Shkupit. Në ora 11:40 në vendkalimin kufitar “Aeroporti Ndërkombëtar– Shkup” , zyrtarë policorë kanë ndaluar M.D.(36) nga Republika e Italisë, pasi me sjellje agresive ka shkelur rendin dhe qetësinë publike dhe ka sulmuar fizikisht Z. J. (46) nga Shkupi, i punësuar si roje. Personi i është dorëzuar punonjësve të Policisë Petrovec për procedim të mëtejshëm dhe rasti pas procedurës paraprake i është paraqitur gjyqtarit.
Gazetar: Adnan Qaili Rritja e rasteve pozitive me koronavirus ka shtuar kërkesat për testime, por të dielën qendrat e shëndetit publik janë me pushime. Funksionojnë vetëm pikat private të testimit. Qytetarët ankohen për gjetje të terminëve për testime PCR edhe gjatë javës. Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë javës që lamë pas janë dyfishuar diagnostikimet pozitive krahas testimeve të bëra. “Sipas raporteve ditore të publikuara për javën e fundit të korrikut janë bërë 10,385 testime PCR, prej të cilave 4,854 kanë rezultuar pozitive. Nga këta të diagnostikuar 1,099 janë re infektuar nga virusi korona”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë. Java…
Gazetare: Melihate Rustemi Ministria e Shëndetësisë nuk heq dorë nga lëshimi në përdorim i ambulancave modulare tashmë të ndërtuara në disa komuna të Shkupit. Ministri Sali tha se kjo çështje po zvarritet për shkak se disa kryetarë komunash po kundërshtojnë bashkëpunimin kur bëhet fjalë për kyçjen e ambulancave në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit. “Këto objekte janë të vendosura në tre komuna të ndryshme në të cilat po hasim në vështirësi në komunikim dhe në realizim të këtij qëllimi final të cilin Ministria e Shëndetësisë e ka zbatuar gjatë vitit 2021. Për fat të keq ende nuk kemi një zgjidhje…
Gazetar: Melihate Rustemi Këtë verë, nuk kishte shtëpi e restorant pa ndonjë dasmë ose aheng tjetër familjar. Përveç muzikës e vallëzimit thuajse të gjitha ahengjet u shoqëruan me gjuajtje nga armë zjarri ose fishekzjarrë. “Në plumb ka përfunduar në oborrin e një shtëpie ku në ato momente po pushonin të rritur e fëmijë. Në këtë rast, plumbi nuk kishte pasoja fatale por ishte I mjaftueshëm për të lënë pasoja të frikës dhe trishtimit për anëtarët e kësaj familje”. Qytetarët thanë se gjuajtjet në ahengje familjare duhet anashkaluar, posaçërisht në zonat ku ka dendësi më të madhe të popullsisë. “Shumë raste…
Të hyrat nga mbledhja e taksave të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore në tremujorin e parë të këtij viti janë 581.137.560 denarë, gjegjësisht 16,37 për qind nga të hyrat e përgjithshme të planifikuara në atë bazë për vitin 2022. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, të hyrat nga taksat janë më të larta për 6,81 për qind, përkatësisht për 37.070.841 denarë, thuhet në Raportin për punët financiare të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore për tremujorin e parë të këtij viti. Në periudhën janar-mars të këtij viti, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, Ndërmarrjes…
Intensiteti i trafikut në rrugët rrugore jashtë zonave urbane është rritur. Në VK Tabanoc, koha e pritjes për hyrje në vend është rreth një orë, në VK Bogorodica, pritja për dalje është gjithashtu rreth një orë, ndërsa në GP Dojran, pritja për dalje është rreth 30 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka më ndalime për hyrje dhe dalje nga vendi. Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina…
Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët dhe i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima lokale. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 13 deri në 22, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 28 deri në 36 gradë. Në Shkup me vranësira të pjesshme me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Në pjesë të luginës do të ketë zhvillim të vranësirave të paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Temperatura minimale do të zbresë deri në 18, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 31 gradë. Nga e hëna vijon një periudhë me mot…

