Gazetar: Fatlume Dervishi Vazhdon saga e konfliktit Ruskovska-Muaremi. Prokurorja për krim të organizuar Villma Ruskovska kërkoi ndihmën e BE-së dhe të ambasadave të huaja për presionet ndaj drejtori i Policisë Financiare Arafat Muaremi por nuk do ta marrë atë. BE-ja ktheu përgjigje negative për ndërhyrje megjithatë konfirmoi se e ndjek rastin. Edhe Ruskovska, edhe Muaremi, për VMRO-DPMNE-në, kanë kryer veprime të jashtëligjshme dhe duhet të japin dorëheqje. BE-ja e ndjek por nuk do të përzihet në konfliktin mes shefes së Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion Villma Ruskovska dhe drejtorit të Policisë Financiare Arafat Muaremi. Nga Zyrat e BE-së…
Author: almakos
Foto: Ilustrim Sot (05.08.2022) në ora 10:00 në rrugën “Iljo Vojvoda” në Shkup, policia nga SPB Shkup ka arrestuar T.G.(50) nga Shkupi. Ndaj tij është lëshuar fletarrest qendror me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej një viti për kryerjen e veprës penale nga neni 215 të Kodit Penal për prodhim të paautorizuar dhe tregti me lëndë narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve. Personi do të dorëzohet në burg për të vuajtur dënimin me burg.
Gjatë ditës së sotme do të bëhet dezinsektimi tokësor kundër larvave të mushkonjave në zonën e qytetit të Shkupit. Siç informojnë autoritetet e qytetit, nesër në orët e hershme të mëngjesit do të bëhet dezinsektimi ajror kundër larvave të mushkonjave në Shkup. Dezinsektimi tokësor i zonës së Qytetit të Shkupit kundër formave të rritura të mushkonjave do të bëhet nga data 8 deri më 11 gusht 2022, nga ora 22:00 deri në orën 03:00 të ditës në vijim. “Nëse kushtet atmosferike nuk lejojnë që të bëhet dezinsektimi, ai do të bëhet në ditën e parë në vijim kur kushtet atmosferike…
Kovaçevski dhe LSDM e dinë se do të përjetojnë debakli, prandaj po rrënohen institucionet, DAP dhe Policia Financiare strofull për reket? Nga përleshjet mes Villma Ruskovskës dhe Arafat Muaremit shohim se çdo gjë që ata bënë, gjithçka që vunë nën qilim dhe menduan se nuk do të zbulohej, dalëngadalë do të fillojë të dalë, thuhet në deklaratën e VMRO-së. Nga atje theksojnë se Ruskovska dhe Muaremi tregojnë se si janë keqpërdorur institucionet dhe ato akuza dhe indicie duhet të zgjidhen. “Duhet të shihet se si është luftuar krimi në vend, e kanë bërë ata?! Muaremi dhe institucionet e tjera në…
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (04.08.2022) ka vazhduar me intensifikimin e kontrolleve të veprimit në fushën e trafikut. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 177 masa, nga të cilat 39 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 15 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, nëntë sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave. Janë vendosur 13 masa për përdorim të celularit, 12 sanksione për kalim sinjalizim të mbyllur (semafor të kuq), tetë sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit, nëntë masa për parakalim dhe qarkullim të paligjshëm, gjashtë për mosrespektim të përparësisë.
Aktualisht në vend janë 4139 raste aktive me koronavirus, prej të cilëve 1749 vetëm në Shkup. Komisioni për Sëmundjet Infektive (KSI) do të mbajë sot një mbledhje në të cilën do të shqyrtohet situata aktuale epidemiologjike me COVID-19. Sipas statistikave të djeshme të COVID-19 janë kryer 1890 testime dhe janë regjistruar 844 raste të reja me Covid-19, nga të cilat 188 janë riinfeksion. Janë shëruar 851 pacientë, ndërsa janë raportuar tre të vdekur nga Shkupi të moshës 72, 76 dhe 83 vjeçare, të gjithë në gjendje spitalore. Vaksinimi për dozën e katërt kundër koronavirusit, të cilin mund ta marrin personat…
Ambadasa amerikane përmes një komunikate ka komentuar thirrjen e prokurores Ruskovska duke theksuar se pëplasja e saj me kreun e policisë financiare është çështje e organeve kompetente, shkruan Alsat. “Duket se kjo çështje është një proces i vazhdueshëm që duhet ta zgjidhin organet kompetente”, thonë nga Ambasada Amerikane në vend pas thirrjes së kryetares së Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar Vilma Ruskovska. Ajo mbrëmë u bëri thirrje të gjitha institucioneve dhe ambasadave ndërkombëtare, mbi të gjitha Ambasadës Amerikane dhe Zyrës së BE-së, që të kontrollojnë njëherë e mirë të gjitha faktet dhe të sqarojnë se kush në këtë…
Sot rreth orës 16:00 në dalje të Shkupit, rrugës për në Tetovë ka ndodhur një përleshje me armë mes forcave të policisë dhe disa personave të panjohur, shkruan Alsat. Burime të Alsat, bëjnë me dije se bëhet fjalë për një vjedhje të rëndë në një markert, gjatë të cilës, në arrati e sipër, dy persona kanë hapur zjarr edhe në ajër, duke qenë se kanë dashur të frenojnë policinë. Personat Sh.Q. dhe J.L. janë kapur nga policia pasi ata braktisën makinën dhe u arratisën drejt fshatrave. Të dy janë vënë në pranga. / Alsat.mk VIDEO
Sot rreth orës 16:00 në dalje të Shkupit, rrugës për në tetove ka ndodhur një aksident i armatosur mes forcave të policisë dhe disa personave të panjohur, shkruan Alsat. Raportohet se gjatë tentimit për të privuar nga liria tre persona policia ka përdorur dhe armët. Këtë e konfirmojnë edhe dëshmitarët okularë sipas të cilëve të shtëna ka pasur nga të dyja palët. Alsat mëson se gjatë këtij aksioni policorë 2 persona janë arrestuar, derisa i treti ka arritur të shpëtoj nga prangat e policisë. Nga Ministria për Punë të Brendshme konfirmojnë rastin dhe njoftojnë se me informata më të hollësishme…
Gazetare: Melihate Rustemi Fëmijët dhe më të moshuarit janë më të rrezikuarit nga sulmet e qenve endacak që në numër të madh bredhin lagjeve të Shkupit, shkruan Alsat. Qytetarët ankohen se shumë fëmi tashmë kanë fobi nga këto qen duke mos guxuar të dalin jashtë oborrit të shtëpisë. “Më tepër fëmijët frikohen, marrin trauma, të mëdhenjtë jo ama fëmijët marrin trauma. Sidomos në rrugën “Petar Manxhukov” shumë ka qen, mblidhen, i lëshon dikush, nuk e di prej ku vijnë. Duhet shteti me i marr e me i çu në stacionar ose me i vaksinu”, tha një qytetar. “Nëse njëri leh,…
Gazetar: Lluka Andreev Kryetarja e Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, Villma Ruskoska ankohet për presione, shkruan Alsat. Reagimi i saj vjen një ditë pasi drejtori i Drejtorisë së Policisë Financiare, Arafat Muaremi paralajmëroi kallëzim penal ndaj saj dhe dy prokuroreve që e kanë kryer bastisjen në zyrën e tij, për çka krye- prokurori Lubomir Joveski konstatoi parregullsi. Ruskoska thotë se nuk do të lejojë që një person, procedurën e të cilit është duke e kontrolluar, t’ia njollos fytyrën dhe nderin. “Në Maqedoni nuk guxon të sundojë dëshira e disa zyrtarëve qeveritarë aktual apo të dikurshëm, që…
Gazetar: Bashkim Sulejmani Filloi të ndërtohet në vitin 2014 ndërsa tetovarëve iu premtua se në vitin 2017 do të kishin një godinë të re të Teatrit dhe Bibliotekës. Projektit që planifikohej të përfundonte brenda 3 vitesh nuk i shihet fundi edhe pse në nëntor mbushen 8 vjet nga fillimi i punimeve, shkruan Alsat. Problemet filluan që në fazën e parë të realizimit të këtij projekti, fillimisht me shkurtimin e objektit për një kat dhe një pjesë shtesë, që më pastaj të vazhdojnë edhe me vonesat në pagesa, por edhe në parregullsi të tjera që e shoqëruan ndërtimin e këtij objekti…

