Gazetar: Bashkim Sulejmani Shtrati i lumit të fshatit Poroj dalë ngadalë po rimbushet me mbeturina, ndërsa erozioni i tokës ka bërë që shtrati i lumit të bllokohet në disa vende pothuajse tërësisht, shkruan Alsat. Mirëmbajtje nuk ka as nga fshati, as nga komuna e as nga Ministria e Ekologjisë, edhe përkundër faktit se, pikërisht ky lum ishte shkaku i shkatërrimit të mijëra hektarëve tokë të mbjellë, shtëpive dhe bizneseve të banorëve të Porojit, në vërshimet që ndodhën shtatë vite më parë. Asokohe, pushteti lokal dhe ai qendror, e vizituan disa herë këtë fshat, duke premtuar pareshtur se do të bëjnë…
Author: almakos
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut njoftoi se në orët e para të mëngjesit, respektivisht në ora 03:00, në Manastir ka arrestuar 24-vjeçarin R.E. nga Shkupi. Për personin në fjalë autoritetet kishin lëshuar tre urdhër-arreste. “Ndaj tij janë lëshuar tre urdhër-arreste qendror dhe dy fletëthirrje qendrore, nga të cilat një urdhër nga Gjykata Themelore Penale Shkup për vuajtje të dënimit me burg prej dy vjetësh për veprën penale “vjedhje e rëndë”, si dhe dy urdhëresë nga Prokuroria Themelore Publike Strumicë, pasi ekziston dyshimi për veprat penale të “sekuestrim i mjetit motorik”, “vjedhje e rëndë” dhe “grabitje”. Dy…
“Norma bazë e interesit mbetet e pandryshuar në nivelin 2,5 për qind, e pandryshuar mbetet edhe oferta e bonove të thesarit dhe arrin në 10 miliardë denarë”, njoftoi sot Banka Popullore e Maqedonisë. “Gjatë marrjes së këtij vendimi, janë marrë parasysh disa faktorë kyç, së pari hapat e deritanishëm për normalizimin e politikës monetare, si dhe lëvizjet e fundit të inflacionit dhe të tregut valutor. Tregu i këmbimit valutor ka shënuar një stabilizim të ndjeshëm në periudhën e fundit dhe Banka Popullore ka ndërhyrë duke blerë valutë. Në të njëjtën kohë, presionet nga kriza energjetike janë ulur ndjeshëm, ndërkohë që…
Në territorin e Shkupit dje janë dënuar 163 shoferë në kontroll të përforcuar aksional. Prej tyre, për tejkalim të shpejtësisë janë shqiptuar 49 sanksione, 13 për vozitje pa patent shoferi, nëntë për shkelje që i bëjnë motoçiklistët. “Janë shqiptuar 11 masa për përdorimin e celularit, tetë sanksione për automjete të paregjistruara, shtatë masa për kalim në dritë të kuqe të semaforit”, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme. Prej atje u bëjnë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat për siguri më të madhe në komunikacion.
Qendra për Menaxhimin e Krizave QMK njoftoi se deri më tani nuk ka zjarre aktive. Zjarri në atarin e fshatit Debreshtë, i cili përfshiu një sipërfaqe prej rreth katër hektarësh me bar të thatë, është shuar dje në orën 16:45. Sipas QMK-së, në shuarje janë përfshirë gjashtë zjarrfikës me një makinë zjarrfikëse dhe një veturë për nevoja fushore, polic dhe banorë të zonës, të cilët kanë punuar tokën me dy traktorë për të parandaluar përhapjen e zjarrit në shtëpitë përreth. QMK bën të ditur se janë shuar edhe gjashtë zjarre të tjera, ndër të cilat dy në rajonin e Shkupit.…
Në pikën kufitare Tabanoc koha e pritjes për hyrje në vend është rreth një orë, ndërsa në vendkalimin kufitar Bogorodicë koha e pritjes për dalje nga vendi është rreth 30 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka më ndalime për hyrje dhe dalje nga vendi. AMSM informon se nga data 9 deri më 20 gusht 2022, për shkak të asfaltimit, komunikacioni do të ndërpritet nga ora 10 deri në 16:00 në udhëkryqin Mavrovë – Galiçnik R-2238. Punimet do të kryhen vetëm në ditë pune.
Zbulohet një tjetër virus i rrezikshëm në Kinë. Kina jep alarmin, pasi 35 persona sëmuren me virusin Langya të ‘identifikuar rishtas’. Mjekët kanë ngritur alarmin për një virus krejt të ri që ka infektuar dhjetëra njerëz në Kinë. Henipavirusi ‘Langya’ – ose LayV – u zbulua në 35 njerëz në provincat lindore Henan dhe Shandong të vendit. I përket një familjeje virusesh që dihet se vrasin deri në tre të katërtat e njerëzve në raste të rënda. Asnjë nga rastet e reja nuk ka rezultuar me vdekje dhe shumica janë të lehta, me pacientë që përjetojnë simptoma të ngjashme me…
Sot në fshatin Vizbegë, zyrtarët policorë nga Ekipi Operativ Kërkimor në SPB Shkup kanë arrestuar B.B.(33) nga Shkupi. Ndaj saj me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup është lëshuar fletarrest qendror për dyshimin e kryerjes së veprës penale “sulm ndaj personit të autorizuar”, njoftojnë nga MPB.
Gazetare: Melihate Rustemi Koncepti i ri mësimor, që në vitin shkollor 2022-23 do të përfshijë klasën e dytë dhe të pestë sërish ka marrë kritika nga njohësit e arsimit. Profesori, Avzi Mustafa tha se abetarja e klasës së dytë parasheh që nxënësit të mësojnë vetëm shkronjat e shkrimit dhe jo edhe të shtypit, siç ishte e zakonshme për këtë klasë. Siç tha ai, kjo do të shkaktojë vështirësi të nxënësit dhe mësimdhënësit. “Unë tash i pyes, vallë çka i duan ato shkronjat e dorës, të mëdha dhe të vogla për arsye se nuk ka dikush që shkruan letra, çdo gjë…
Tetova po boshatiset. Një pjesë e konsiderueshme e mërgimtarëve tashmë janë larguar ndërsa shumë qytetarë kanë shkuar në det. Agjencitë turistike thonë se këtë verë interesimi është rritur ndjeshëm krahasuar me 2 vite më parë. Por për ata që bregdeti është opsion i shtrenjtë thonë se pushimet do t’i kalojnë në vendet tona turistike. “Ditëve të fundit, qyteti i Tetovës po zbrazet gjithnjë e më shumë, normal, si shkak është, ikja e mërgimtarëve apo kthimi i tyre në vendet e punës, por është zbrazur qyteti gjithsesi edhe nga një pjesë e madhe e banorëve të cilët, edhe pse gjithnjë po…
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) mbrëmjen e djeshme, gjegjësisht rreth orës 22:20 në magjistralen Kumanovë-Kriva Pallankë ka arrestuar 31-vjeçarin M.Z. nga Velesi. Policia në veturën e 31-vjeçarit ka kapur 9 emigrantë. “Nëntë emigrantë nga India janë gjetur në veturën e pasagjerëve “Peugeot” me targa të Shkupit, të cilën ai e drejtonte. Ai është ndaluar në stacion të policisë dhe pas dokumentimit të rastit do të bëhet kallëzimi përkatës”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga MPB.
Ilustrim: Marijuhanë Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë, njofton se pak pas mesnate ka privuar nga liria 62 vjeeçarin F.V. për shkak se gjatë bastisjes të kryer me urdhër gjyqësor është gjetur dhe konfiskuar një sasi e marijuhanës. “Më datë 09.08.2022 në ora 00:10, pjesëtarët e policisë nga DPB-Gotivar në Vrutok të Gostivarit kanë privuar nga liria personin F.V. (62) nga Vrutoku i Gostivarit, tek i cili me urdhër të gjyqtarit në procedurë paraprake është kryer bastisje nga ora 00:10 deri në ora 00:45, ku janë gjetur 9 qese me marijuanë dhe një peshore digjitale, të cilat janë konfiskuar për ekspertizë.…

