Author: almakos

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë, njofton se mbrëmë rreth orës 20:00 ka privuar nga liria një 52 vjeçar nga Reçica e Vogël, i cili akuzohet për dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. “Mbrëmjen e djeshme (18-gusht) në ora 20:00, në Reçicë të Vogël të Tetovës, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë ndaluar 52-vjeçarin N.J. nga ky fshat, i cili një orë më parë është raportuar nga bashkëshortja e tij 52-vjeçare se e ka sulmuar fizikisht rreth orës 14:30 para shtëpisë së tyre familjare. Rasti është zbardhur dhe dokumentuar”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.

Lexo më Shumë

Prokurorja Vilma Ruskovska sot do ta paraqesë ankesën në Këshillin e Prokurorëve Publikë, pasi ajo është suspenduar nga puna. Këshilli do të duhet të vendosë për ankesën e Ruskovskës, e cila u largua nga puna nga Prokurori Publik Lubomir Joveski, në bazë të nenit 81 të Ligjit për Prokurorinë Publike.

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në Shkup janë shqiptuar gjithsej 204 gjoba, nga të cilat 32 për tejkalim të shpejtësisë, 21 për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, 53 masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave. MPB-ja gjithashtu njofton për 5 gjoba të shqiptuara për shkak të përdorimit të telefonit gjatë vozitjes, 10 masa për automjete të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta, gjashtë masa për kalimnë të kuqe në semafor…/Alsat.mk

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1.108 testime për coronavirus, ndërsa 491 raste kanë rezultuar pozitiv. Prej rasteve të reja shumica janë në Shkup, ndërsa 139 janë riinfektime. Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 3 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19. Ndërsa ISHP ka regjistruar 595 pacientë të shëruar. Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 337.040, prej të cilëve 324.120 janë shëruar, ndërsa 9.437 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive deri sot (18 gusht) është 3.483.

Lexo më Shumë

Gazetar: Miki Trajkovski Agjencia për Rini dhe Sport me mbështetjen e qeverisë merr përsipër organizimin e Maratonës së Ohrit. Siç njofton Agjencia, kjo maratonë me famë botërore nuk do të lejohet që mos të mbahet. “Edhe këtë vit Maratona e Ohrit në ujërat e liqenit të Ohrit do të mirëpresë të gjithë pjesëmarrësit e regjistruar dhe do të vazhdojë të jetë atraksion…, deklaruan nga Agjencia e Rini dhe Sport. Më shumë detaje do të njoftohen nesër në Ohër. Ndryshe, zyra e presidentit të shtetit, e cila është patronazhi i ngjarjes, dje ka njoftuar se maratona nuk do të zhvillohet për…

Lexo më Shumë

Të gjithë maturantët të cilët dëshirojnë të aplikojnë për studime në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup nuk duhet të aplikojnë për regjistrim në asnjë universitet tjetër brenda dhe jashtë vendit. Për këtë aplikuesit duhet të japin edhe deklaratë me shkrim në të cilën theksohet se duhet të mbajnë përgjegjësi materiale dhe penale. Kjo deklaratë ka shqetësuar studentët e ardhshëm dhe prindërit e tyre, të cilët e denoncuar shqetësimin në Alsat. Në deklaratë të cilët aplikuesit për regjistrim duhet ta nënshkruajnë thuhet: “… nën përgjegjësinë morale, materiale dhe penale deklaroj se nuk kamë dorëzuar dokumente dhe nuk kam konkurruar…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot mori pjesë në ceremoninë qendrore që u realizua në kazermën “Ilinden” në Shkup, ku Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut festoi ditëlindjen e saj jubilare dhe shënoi të arriturat gjatë tridhjetë viteve të rritjes dhe zhvillimit të saj. “Sot me krenari dhe dinjitet festojmë Ditën e Armatës – 18 Gushtin. Ne po festojmë 30 vjetorin e Armatës sonë, e cila është një shtyllë sigurie, mbrojtjeje, stabiliteti dhe besimi si anëtare e barabartë e një prej aleancave më të fuqishme ushtarake-sigurie, NATO-s. Shpreh falënderimin e sinqertë, në emrin tim, në…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme bullgare ka përshëndetur aktivitetet e deritanishme të Komisionit të Përbashkët për Çështje Arsimore dhe Historike ndërmjet Sofjes dhe Shkupit, të themeluar me Marrëveshjen për fqinjësi të mirë. Zv. ministri i Punëve të Jashtme, Kostadin Kojabashev, tha se ministria inkurajon komisionin që të vazhdojë përpjekjet e tij për të përfunduar shpejt punën e të gjitha periudhave të asaj, siç thotë ai, është historia jonë e përbashkët. “Publikimi i propozimeve të vitit 2019, të miratuara nga qeveritë e të dyja vendeve, është një hap shumë i rëndësishëm drejt njohjes së publikut si në Bullgari ashtu edhe në…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se pak pas mesnate, në SPB-Tetovë është raportuar se në dalje nga Gostivari, vetura “BMW” me targa regjistrimi të Tetovës, e drejtuar nga një i mitur nga Banjica e Poshtme e Gostivarit, ka goditur një automjet të parkuar. Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar bashkudhëtari në veturë A.M.(18), lëndime trupore ka pësuar edhe pasagjerja e mitur femër, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”, ku janë dërguar për ndihmë mjekësore. Në vendin e ngjarjes inspektim ka kryer ekipi i Departamentit të Punëve të Brendshme të Gostivarit.

Lexo më Shumë

Valë e të nxehtit me temperatura mbi 40 gradë do të prekë sot dhe nesër vendin. Niveli portokalli i rrezikut nga temperaturat e larta do të jetë aktiv në të gjithë vendin. Të premten gjatë natës do të ketë vranësira të shtuara me paraqitje të reshjeve të herëpashershme. Edhe pse kemi një klimë mesatare-kontinentale dhe sub-mesdhetare, sipas sinoptikanëve, kushtet e motit që kemi këtë verë – temperaturat e larta dhe reshjet, i ngjajnë kushteve klimatike tropikale. Klima tropikale karakterizohet nga temperatura të larta që arrijnë deri në 40 gradë Celsius. Bie shi çdo ditë, kryesisht pasdite dhe shpesh ka edhe stuhi. Një…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë regjistruar gjithsejtë 167 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut. Prej tyre 53 për tejkalim të shpejtësisë, 13 për ngasje të makinës pa patentë shoferi. Sipas MPB-së 14 gjoba iu shqiptuan motoçiklistëve. Janë sanksionuar edhe 7 vozitës për përdorim të telefonit si dhe 9 gjoba për tejkalim të parregullt…/Alsat.mk

Lexo më Shumë

Në vendkalimin Tabanoc sot në mëngjes sipas Lidhjes Auto Moto të Maqedonisë (LAMM) pritet rreth 30 minuta për hyrje dhe dalje nga vendi. Në vendkalimet e tjera, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi përveç kryerjes së formaliteteve doganore. Sipas Lidhjes Auto Moto të Maqedonisë komunikacioni në mbarë vendin po zhvillohet pa pengesa dhe nëpër rrugë kryesisht të thata. /Alsat.mk

Lexo më Shumë