Dy avion bombardues amerikan B-52 sot në ora 14:30 kanë fluturuar mbi qiellin e Shkupit. Ata fluturuan nëpër gjithë Ballkanin duke nisur nga Dubrovniku, e më pas mbi bregdetin e Malit të Zi, Tiranën dhe Shkupin. Avionët janë të vendosura në bazën ushtarake “RAF Fairford” në Glostershir të Britanisë së Madhe. Këta bombardues amerikan gjithashtu kanë marrë pjesë në sulmet ushtarake të NATO-s në Kosovë në vitin 1999. “Qëllimi i fluturimit është të demonstrohet angazhimi i SHBA-së për sigurinë ndaj Aleatëve dhe Partnerëve të NATO-s në Ballkan”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Shkup. “Fluturimet e avionëve demonstrojnë aleancën e fortë në NATO dhe paraqesin një garantues për të gjithë zonën euroatlantike, përfshirë Maqedoninë e Veriut. Për të treguar përkushtimin dhe garantimin e sigurisë ndaj aleatëve ballkanikë dhe partnerëve të NATO-s, gjatë ditës Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara do të kryejnë fluturime mbi Maqedoninë, Kroacinë, Malin e Zi dhe Shqipërinë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes. /Alsat.mk
Data 26.08.2026
Aktuale
- Bastisje në rrethinë të Strumicës, ndalohen dy persona
- EMRI/ Tentoi të vriste ‘Guccin’ e TikTok-ut, policia i prish festën e ‘Baby Shower’ dhe vë në pranga 35-vjeçarin
- Rexhepi – Zejd: Mbyllja e shkollave nuk është reformë, por fatura e keqqeverisjes
- Rexhepi – Zejd: Mbyllja e shkollave nuk është reformë, por fatura e keqqeverisjes
- Apeli e konfirmon pafajësinë e Gruevskit në “Talir 2” – VMRO-DPMNE rikthen pasurinë prej rreth 16 milionë euro
- Ekskluzive: William Walker u shkruan liderëve politikë, propozon Faton Bislimin për President të Kosovës
- “Po shfrytëzohet për hidrocentralet”/ Banorët në Kukës në protestë: Mungesa e ujit vaditës rrezikon tokat bujqësore! Na dëmton të mbjellat dhe humbje për ekonominë
- Toshkovski në Forumin e shefave të Policive Kufitare: Siguria evropiane ndërtohet së bashku me Ballkanin Perëndimor



