Author: almakos

Përveç që janë të bekuar me fytyrë të bukur dhe me trup tërheqës, pjesëtarët e bukur të të dy gjinive janë më inteligjentë se personat me pamje mesatare, ka treguar një studim i kohës së fundit i bërë në Amerikë dhe në Britani të Madhe. Hulumtimi i ri “thyen” mitet që biondinat janë kokëtrasha dhe meshkujt tërheqës nuk janë edhe aq “mendjemprehtë”. Madje, hulumtuesit pohojnë që meshkujt dhe femrat e bukur janë shumë inteligjentë, përkatësisht që IQ-ja (koeficienti i inteligjencës) e tyre është 14 pikë më e madhe se e personave mesatarë. Njerëzit e bukur dhe të zgjuar kryesisht tërheqin…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu, ka reaguar në lidhje me gjendjen pas shiut të rrëmbyeshëm që kaploi qytetin e Shkupit. Ganiu në një postim në Facebook ka shkruar se ekipet komunale menjëherë kanë dalë në terren dhe tanimë disa orë pa ndërprerë po punojnë për sanimin e dëmeve. “Bashkë me Shoqatën e Zjarrfikësve Vullnetarë “Bajram Miftari” që funksionon në kuadër të Komunës së Çairit, punëtorët e Komunës së Çairit, ekipet e specializuara të Qytetit të Shkupit- “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, “Higjiena Komunale, “Parqet dhe gjelbërimet” dhe në koordinim të vazhdueshëm me ta, po bëjmë intervenime nëpër shtëpitë e vërshuara,…

Lexo më Shumë

Pas reshjeve të mëdha të shiut dhe përmbytjeve duket se qyteti i Shkupit filloi t’i kthehet normalitetit. Njëra ndër komunat më të prekura nga përmbytjet ishte ajo e Çairit, por si duket tani më rrugët kryesore në këtë komunë janë të kalueshme, dhe banorët kanë filluar që të dalin për të parë dëmet e shkaktuara nga përmbytjet./Alsat.mk

Lexo më Shumë

Sot pasdite Shkupin e rrëmbeu një shi i fuqishëm, duke shkaktuar edhe përmbytje. Përmbytjet përveç që shkaktuan dëme materiale, ato shkaktuan edhe panik tek qytetarët duke bërë që komunikacioni në qytet të bllokohet totalisht. Në këtë rrëmujë QMK, shpëtoi 15 qytetar të në ngecur në bulevardin nën sheshin Skënderbeu. Gjendja kritike është edhe tek hotel Kontinental./Alsat.mk

Lexo më Shumë

Përveç Shkupit, këto janë qytetet tjera të goditura nga shiu i sotëm Nga Qendra për Menaxhim me Kriza informuan se nga stuhia pasditen e sotme përveç Shkupit janë përfshirë edhe Shtipi, Velesi, Demir Hisari, Sveti Nikolla. DPHM njoftoi se moti i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë do të vazhdojë deri të premten, sidomos pasdite. Lokalisht do të ketë procese më intensive në formë stuhie me reshje më të bollshme shiu në një kohë të shkurtër, erë e fortë dhe kushte për shfaqjen e breshërit.

Lexo më Shumë

Shiu vërshoi Shkupin! Sot pasdite një shi i madh ka vërshuar Shkupin, duke marr me vete shumë gjësende dhe duke bllokuar shumë makina. ALSAT, ka siguruar pamje nga disa lagje dhe rrugë kryesore të qytetit i cili ende vazhdon të jetë i bllokuar nga uji./Alsat.mk

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1.084 teste, ndërsa janë regjistruar 240 raste të reja me COVID-19. Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (240), janë regjistruar 58 riinfeksione. Nga MSH njoftojnë se sot janë regjistruar 446 pacientë të shëruar nga coronavirusi. Gjatë 24 orëve të kaluara është raportuar një viktimë nga coronavirusi nga Shkupi (80 vjeç). Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga “Termini Im”, janë regjistruar, 3 humbje jete, nga Prilepi (73 vjeç), Demir Hisari (60 vjeç) dhe Demir Kapija (67 vjeç). Të gjithë personat humbën jetën në shtëpi.…

Lexo më Shumë

Pas kërkesës së familjarëve të viktimave në tragjedinë e ndodhur në Bullgari vitin e kaluar kur u dogjën 46 shtetas të Maqedonisë së Veriut për të hetuar rrethanat që çuan në aksidentin fatal, Bullgaria njofton se ka ndërprerë procedurën parahetimore. Zëdhënësja e kryeprokurores në Bullgari Sijka Mileva tha se është ndërprerë procedura parahetimore për tragjedinë në Struma pasi është kërkuar nga kolegët në Maqedoninë e Veriut të marrin në pyetje më shumë të mbijetuar dhe familjarë të viktimave të tragjedisë së nëntorit të kaluar. Mileva për BNT tha se hetimi i deritanishëm ka nxjerrë në pah faktet për atë se…

Lexo më Shumë

Ambasadorja amerikane Kate Marie Burns urdhëroi sot vendin që të vazhdojë me reformat edhe kur, siç theksoi, ato shkaktojnë përçarje të caktuara politike. Sipas ambasadores, një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballet Maqedonia e Veriut është korrupsioni, i cili minon qeverisjen e mirë dhe saboton konkurrencën ekonomike. Përfaqësuesit e qeverisë, vuri në dukje ajo, duhet t’u përgjigjen sfidave, të përmbushin pritjet e publikut dhe standardet e anëtarësimit në BE.

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara të në fushën e trafikut në të gjithë territorin e Shkupit. “Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 167 masa, nga të cilat 39 masa për tejkalim të shpejtësisë, 22 masa për drejtim automjeti pa patentë shofer, 8 masa për vozitje nën ndikimin e alkoolit. Janë shqiptuar 8 masa për përdorim të telefonit celular, gjashtë masa për automjete të paregjistruara, tetë masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, 10 masa për kalim në sinjal të mbyllur (drita e kuqe), pesë masa për foli…

Lexo më Shumë

Zëdhënësja e kryeprokurorit të Bullgarisë, Sijka Mileva, tha se është ndërprerë procedura para hetimore për aksidentin e autobusit nga Maqedonia e Veriut në të cilin u dogjën 46 persona. Siç njoftojnë nga Agjencioni Informativ i Maqedonisë, Mileva tha për median bullgare BNT se arsyeja për këtë është për shkak se prokurorët bullgarë kanë kërkuar më shumë hetime dhe informacione nga kolegët e tyre në Maqedoni. Mileva tha se hetimet e deritanishme kanë vërtetuar fakte të reja lidhur me atë që ka ndodhur gjatë natës tragjike. Natën e 23 nëntorit 2021 autobusi u dogj plotësisht, por jo nga katër tubat e…

Lexo më Shumë

Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm dhe i vranët, i paqëndrueshëm nga mesdita ndërsa në disa vende me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Lokalisht do të ketë procese më intensive në formë stuhie me reshje më të bollshme shiu në një kohë të shkurtër, erë e fortë dhe kushte për paraqitje të breshërit, njofton Drejtoria për Punë Hidro Meteorologjike. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 20 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 25 deri në 32 gradë. Indeksi UV do të jetë pesë. Në Shkup do të mbaj mot me…

Lexo më Shumë