Author: almakos

Gazetare: Ajnur Bafqari Përplasjet mes VMRO-DPMNE-së me kryetaren e Qytetit të Shkupit, çon në dorëheqjen edhe të dy drejtorëve, kuadro të VMRO-DPMNE-së. Drejtori i deponisë “Drislla” Jane Micevski dhe ai i Ndërmarrjes Publike “Parkingu i Qytetit” Shkup, Bojan Hristovski, gjatë ditës së sotme njoftuan për dorëheqjet e tyre me arsyetimin se gjatë kryerjes së detyrës së tyre ka munguar koordinimi me kryetaren e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska dhe ajo nuk ka qenë e interesuar për punë dhe nuk ka komunikuar me ta. Por Arsovska përmes një postimi në facebook theksoi se drejtorët drejtorë kanë pranuar oferta për dorëheqje ose…

Lexo më Shumë

Gazetar: Mefail Ismaili Emrat e kompanive që qarkullojnë në opinion për marrjen e tenderit për Stacionin pastrues të ujërave të zeza në Qytetin e Shkupit, nuk janë aspak të vërteta, sepse ende qëndrojnë të mbyllura në zarfe. Kështu deklaron ish-drejtori i “Ujësjellësit dhe Kanalizimit”, Zllatko Perinski, i cili shton se për këtë çështje në opinion kanë qarkulluar shumë informata të rrejshme. Sipas tij, Banka Evropiane për Investim vetëm pak minuta para konferencës së djeshme, e ka informuar me e-mail, se nuk kanë asnjë vërejtje për fazën teknike të tenderimit. Perinski shton se kërkesa e kryetares së Qytetit të Shkupit që…

Lexo më Shumë

Përveç dorëheqjes së drejtorit të “Parkingu i Qytetit”, në kuadër të Qytetit të Shkupit, Bojan Hristovski, sot dorëheqje nga posti ka dhënë edhe drejtori i  deponisë “Drisla”, Jane Micevski, shkruan Alsat. Dorëheqja e këtyre dyve, vjen vetëm një ditë pasi kryetarja e Shkupit Danela Arsovska shkarkoi dy zyrtarë të tjerë, drejtorin e ndërmarrjes publike të Shkupit “Ujësjellësi dhe Kanalizimeve” Zlatko Perinski dhe sekretarin e përgjithshëm të Qytetit të Shkupit, Gjoko Velkovski.

Lexo më Shumë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në kuadër të pjesëmarrjes në Takimin e Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit, zhvilloi një takim dypalësh me homologun e tij, Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. “Presidenti Begaj vlerësoi zhvillimin shumë të mirë të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë midis dy vendeve, të cilat në dekadën e fundit kanë ndjekur një prirje shumë pozitive në rritje. Kjo prirje dhe orientimi i qartë euroatlantik i të dy vendeve i ka përmirësuar dukshëm dhe marrëdhëniet ndëretnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve në Maqedoninë e Veriut. Presidenti Begaj vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin e ngushtë së pari në kuadër të…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se pak pas mesnate ka privuar nga liria një 79 vjeçar i cili kishte sulmuar me një pjete të mprehtë nipin e tij. “Mbrëmë (13-shtator) në ora 01:15, zyrtarë policorë të SPB Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, në rrugën “Borce Jovanovski” në Gostivar, kanë privuar nga liria 79-vjeçarin banor i Gostivarit, i cili ka qenë i raportuar më parë nga nipi i tij 25-vjeçar se rreth orës 23:30 e ka sulmuar fizikisht dhe e ka kërcënuar me një send të mprehtë. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme policia në Kërçovë ka privuar nga liria F.M. 28 vjeç dhe A.I. 34 që të dy nga Kërçova. Gjatë bastisjes në shtëpinë e F.M. është konfiskuar një sasi e marijuhanës, ndërkohë në gjatë bastisjes në shtëpinë e A.I. gjithashtu është gjetur dhe konfiskuar marijuhanë dhe një materie e bardh pluhur. Për rastin është njoftuar Prokurori Publik, ndërkohë që personat në fjalë janë ndaluar në stacionin policorë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngritët padi adekuate. /Alsat.mk

Lexo më Shumë

Komisioni parlamentar për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot do ta vazhdojë debatin për propozimin që prokurori publik Ljubomir Joveski të jetë gjyqtar kushtetues. Joveski për gjyqtar kushtetues është propozim i partive në pushtet. Anëtarët e këtij Komisioni ditët e fundit kanë përkrahur kandidatet Tatjana Vasiq Bozaxhieva, e cila punon në Ministrinë e Drejtësisë si këshilltare shtetërore për legjislacion civil dhe gjyqtarin civil në Gjykatën e Apelit në Shkup, Fatmir Skender.

Lexo më Shumë

Sonte në Gostivar do të fillojë edicioni i gjashtë i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Othello”. Festivali do të zgjasë deri më datë 17 shtator dhe çdo shfaqje do të mbahet me fillim nga ora 20. Për emisionin e Pasdites, Hajdar Hajdari nga ky festival sqaroi se këtë vit presin interesimin e njëjtë nga publiku ashtu si vitet e kaluara. “Urojmë shumë që askush të mos ngelet jashtë, ashtu si na ka ndodhur në të kaluarën, meqë aq ofron salla. Andaj apeloj që të interesuarit të vijnë më herët që të zënë vend”, tha Hajdari për emisionin e Pasdites. Othello do…

Lexo më Shumë

Afati për dorëzimin e ofertave në thirrjen publike të Qeverisë për përzgjedhjen e kompanisë që do të marrë përsipër veprimtarinë e Balkan Energy Group përfundon nesër në orën 13.00. Kompania e re do të ketë obligim të prodhojë, shpërndajë dhe furnizojë me energji termike konsumatorët në zonën e një pjese të qytetit të Shkupit, përkatësisht: Aerodromi, pjesë e Gazi Babës, Gjorçe Petrov, Karposh, Kisella Vodë, Qendër dhe Çair. Për momentin, kandidati më serioz dhe i mundshëm për marrjen e biznesit është kompania shtetërore EMV, e cila do të ketë ofertën e saj në tender. Shteti i hoqi licencat BEG këtë…

Lexo më Shumë

Ukraina ka mbështetje jashtëzakonisht të rëndësishme nga shoqëria e Maqedonisë së Veriut, vlerëson ambasadorja e re e Ukrainës në vend, Larisa Dir. Ajo thotë se Rusia vazhdon politikën e saj të përgjakshme sulmuese, duke marrë jetë civile dhe duke shkatërruar trashëgiminë kulturore të Ukrainës. Ambasadorja sot mori pjesë në ekspozitën e fotografive të monumenteve kulturore të shkatërruara në luftë. Ekspozita u mbajt në të ashtuquajturën “Rrugica e Ukrainës” në Komunën Qendër, ku u mbollën pemë – donacion nga Ukraina. “Maqedonia e Veriut mbështet dhe ndihmon Ukrainën në të gjitha sferat e mundshme. Ju jeni miqtë dhe aleatët tanë të besueshëm,…

Lexo më Shumë

Presidenti i RMV-së Stevo Pendarovski do të marrë pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II në Mbretërinë e Bashkuar. Pendarovski në varrimin në Londër do të jetë i shoqëruar nga Zonja e Parë, Elizabeta Georgievska Pendarovska. Funerali i Mbretëreshës Elizabeth II do të mbahet të hënën më 19 shtator në Westminster Abbey në Londër, ka konfirmuar Buckingham Palace.

Lexo më Shumë

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska merr pjesë në konferencën për media të drejtorit të shkarkuar të N.P. Ujësjellës dhe Kanalizimi. Alsat mëson se Arsovska nuk ka qenë e ftuar në këtë konferencë të drejtoritë cilin Qyteti i Shkupit e ka shkarkuar ditën e premte. Në konferencën për media drejtori tanimë i shkarkuar ,Zlatko Perinski deklaroi se respekton vendimin e Arsovskës, ndërkohë që hedhë poshtë të gjitha akuzat për punë të papërgjegjshme.

Lexo më Shumë