Author: almakos

Në Bruksel dje ka filluar procesi i skriningut për harmonizimin e legjislacionit të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Nga data 15-27 shtator 2022 do të zhvillohen takime për sferat dhe kapitujt e Klasterit për vlerat fondamentale kur Komisioni do të prezantojë legjislacionin e ri për këto sfera. Të gjitha takimet mbahen në Bruksel, me përjashtim të Kapitullit 18 Statistikë që sot do të mbahet në Luksemburg.

Lexo më Shumë

Vendimi i kryeparlamentarit Xhaferi për refuzimin e iniciativës për referendum, sipas Dimoskit është antikushtetues. “Ka dy aspekte në vendimin e Xhaferit. E para është aspekti juridik, është krejtësisht përtej mundësive që jep Statuti dhe Ligji për Referendum dhe nga aspekti procedural, që do të thotë nëse kanë dokumentet e nevojshme, atëherë ua referojnë komisioneve dhe ata do të vendosin, përkatësisht Kuvendi vendos sipas propozimit të komisioneve. Nga aspekti material arsyetimi i dhënë nga z. Xhaferi nuk qëndron, sepse iniciativa kishte të bënte me vendimin tashmë të miratuar të Kuvendit”, tha Ilija Dimovski, në emisionin Rruga Drejt, në Alsat./Alsat.mk

Lexo më Shumë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot, në kuadër të seancës së 84-të, me 69 vota “pro” e miratoi Propozimin e plotësuar të Ligjit për buxhet, i cili i përfshin amendamentet e pranuara në seancën e Komisionit për financim dhe buxhet të mbajtur para festave në fund të korrikut. Me këtë ligj vendosen rregulla dhe parime të reja fiskale që do të zbatohen në procedurën për hartimin, miratimin dhe ekzekutimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ligji është i harmonizuar me rregullat fiskale në BE. Janë vendosur afate të reja për procesin buxhetor, i cili e zhvendos…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka zhvilluar një takim me ambasadoren e Kroacisë, Nives Tiganj, ku kanë biseduar për situatën aktuale politike. Kasami e informoi atë për zgjedhjen e përbërjes së re të Këshillit dhe punën që pritet të realizohen në Tetovë. “Bashkëpunimi dhe koordinimi me komunitetin ndërkombëtar është i rëndësishëm si për qytetin ashtu edhe për vendin në rrugën evropiane. Ambasadoren e kam njoftuar edhe për presionin që BDI-ja ushtron mbi pushtetin lokal, sidomos tani pas disfatës në zgjedhjet për këshilltarë”, ka njoftuar kryetari Bilall Kasami. Në takim u bisedua edhe për bashkëpunimin e mundshëm të opozitës,…

Lexo më Shumë

Në 24 orët e kaluara janë bërë 824 analiza dhe janë regjistruar 97 raste të reja me Covid-19. Nga numri i përgjithshëm i pozitivëve (97), janë regjistruar 29 riinfeksione. Janë regjistruar 61 persona të shëruar. Gjatë 24 orëve të fundit nuk është raportuar për vdekje. Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë Covid-19 nga sistemi Termin im, janë regjistruar 4 persona të vdekur nga Shkupi, Ohri, Struga dhe Gjevgjelia. Dy persona vdiqën në spital dhe dy në shtëpi. Të vdekurit janë regjistruar në periudhën nga 16.08.2022 deri më 09.09.2022 Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2,160,942 testime…

Lexo më Shumë

Paralelisht me procesin e transformimit dixhital të shoqërisë, duhet të punohet edhe për sigurinë kibernetike edhe ajo nuk duhet të shihet si shpenzim për shtetin por si investim, shkruan Alsat. Kështu deklaroi zv/ kryeministrja për krijimin e politikave për qeverisje të mirë, Sllavica Gërkovska në debatin me titull ”Demokracia dixhitale- rruga drejt pjesëmarrjes më të madhe të qytetarëve”. Ajo nënvizoi se siguria është një prej prioriteteve kryesore të Qeverisë. “Kemi obligim që të ndërtojmë besim ndaj qytetarëve, detyrim që t’u sigurojmë qasje më të lehtë dhe shërbime, t’u japim zë që të fitojnë besimin se mënyra e tillë e komunikimit…

Lexo më Shumë

Vazhdojnë përplasjet mes kreut të Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska dhe partisë më të madhe opozitare VMRO-DPMNE-së. Arsovska në mbledhjen e sotme të Këshillit të Qytetit pyeti se ku është fshehur kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Ndërkohë që tha se në VMRO-DPMNE ka njerëz të aftë, të guximshëm, por se Mickoski nuk është mnes tyre. “Këshilltar, kur gënjeni dhe kur luani me letra ju dridhen duart dhe zëri…Ku po fshihet Mickoski, kemi përgjigje në këtë pyetje, nuk është askund, po fshihet. Në VMRO-DPMNE ka shumë njerëz të ndershëm, të aftë, të guximshëm. Mickoski për fat të keq nuk është njëri…

Lexo më Shumë

Shumica e qytetarëve nuk e kanë idenë se çfarë është procesi i skriningut. Të anketuar nga Alsat thonë se nuk dinë çfarë të presin nga ky proces, por duke pasur parasysh zhvillimet e deritanishme nuk janë optimistë se do të përfundojë gjithçka ashtu siç është paraparë. “Nuk e di valla, nuk kam dëgjuar…..Mendoj se do të shkojnë gati edhe 20 vjet dhe nuk do të na pranojnë në Bashkimin Evropian se populli është ashtu, se nuk ka rregull në shtet”, tha një qytetar. “As nuk mund të them se pres shumë, as se nuk pres. Asgjë nuk dihet. Të paktën…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot do të realizojë vizita pune në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Rumanisë dhe në selinë e SELEK në Bukuresht, ndërsa nesër do të jetë për vizitë pune në selinë e Interpolit në Lion. Pas takimeve të sotme në Rumani, siç njoftojnë nga MPB-ja, Spasovski nesër do të qëndrojë për vizitë pune në selinë e Interpolit në Lion, ku do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të Interpolit, Jürgen Stock, drejtorin ekzekutiv Stefan Kavana dhe përgjegjësin e Interpolit për Evropën Franz Sherman.

Lexo më Shumë

Pas njoftimeve operative të pranuara dhe urdhrit për bastisje nga Gjykata Themelore Penale në Shkup, sot nëpunës të policisë nga SPB Shkup – Njësiti për Tregti të Palejuar kryen bastisje në shtëpinë e F.M. (25). Siç njoftoi MPB, gjatë bastisjes është gjetur marihuanë. Personi është privuar nga liria dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të ngritet kallëzim penal adekuat.

Lexo më Shumë

E pikërisht për Gjykatësit Kushtetues ende po vazhdojnë seancat e Komisionit kuvendor për zgjedhje dhe emërime. Sot vazhdoi debati për kandidaturën për gjykatës kushtetues të Ljubomir Joveskit, prokurorit aktual republikan. Joveski është propozuar nga LSDM-ja, ndërsa deputetët e opozitares VMRO-DPMNE-së, për të thonë se funksionin aktual e kryen në mënyrë joprofesionale dhe punon në interes të pushtetit dhe për këtë, sipas tyre, “nuk është i përshtatshëm për funksionin e gjykatësit kushtetues”. Përndryshe, nga gjashtë kandidatët e propozuar nga VMRO-DPMNE, asnjëri nuk mori mbështetje. Gjykata kushtetuese më shumë se një vit punon me përbërje jo të plotë. Nga nëntë anëtarët e…

Lexo më Shumë

MPB njofton se është arrestuar një 21-vjeçar nga Prilepi i cili dyshohet se ka përdhunuar një të miture. Prokuroria tashmë ka shqiptuar masën e paraburgimit ndaj të njëjtit. “Më 13.09.2022, zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë Prilep, kanë arrestuar A.Sh.(21) nga një fshat i Prilepit. Ai dyshohet se ka përdhunuar një të mitur në hyrje të fshatit ku jeton. Ai është ndaluar në stacion të policisë dhe ndaj tij është bërë kallëzim penal, ndërsa gjyqtari i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë