Agjencia për ushqim dhe veterinari urdhëroi të tërhiqen urgjentisht nga shitja salsiçet e brendit “Wuddy”. Ky vendim vjen pas informacionit të marrë nga Italia se në këto produkte është hasur prezenca e bakteries “Listeria Monocitogenes ST 155”. Një njoftim i tillë erdhi përmes sistemit për paralajmërim të shpejtë për ushqim nga Bashkimi Evropian. Nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari informojnë se tek kompania importuese është bërë mbikëqyrje e jashtëzakonshme inspektuese dhe është konstatuar se nga seritë e kontestuara, nëpër depo gjenden 3 030 kilogramë që janë vendosur nën mbikëqyrje zyrtare. Agjencia u bën thirrje qytetarëve që posedojnë produktet e tilla të mos i konsumojnë dhe t’i kthejnë në vendin që i kanë blerë./Alsat.mk
Data 26.08.2026
Aktuale
- ‘Hallakatet’ Egli Tako, kështu provokon në këto orë të vona të natës!
- Arrestimi i Ergys Agasit, Balliu: Ndalimi i tij, i pavlerë pa thirrur Ramën
- Spiuni serb Sheholli, në komunikime del edhe një person nga Maqedonia
- VIDEO- Në kërkim nga SPAK/ Ishte pasagjer në makinën e të besuarit të Prodës, ja momenti i arrestimit të Ergys Agasit
- Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ua dorëzoi Certifikatat e emërimit noterëve të sapoemëruar
- Ali Ahmeti kërkon pasardhësin, Izet Mexhiti kërkon epokën!
- “Kërkesa e dytë e SPAK për Ballukun, drejt zyrtarizimit”, Këlliçi zbulon prapaskenat: Cilat raporte u cenuan që u arrestua Ergys Agasi? Mesazhi që mori Rama nga ish-zv/kryeministrja
- Nxënësit shqiptarë shumicë në shkollat fillore në Butel të Shkupit



