Ministria për Punë të Brendshme ka njoftuar se dje ka arrestuar 39 vjeçarin me inicialet M.J nga Kavadari, shtetas i Maqedonisë së Veriut, që kërkohej për vuajtjen e dënimit prej 15 viteve burg.
“Me datë 19.09.2022, në ora 18:00, në rrugën “Blazo Aleksov” në Kavadar, zyrtarë policorë kanë arrestuar shtetasin M.J.(39) nga Kavadari. Ai është dënuar me 15 vite burg për krime të kryera nga neni 131, neni 237 dhe neni 396 i Kodit Penal. Ndaj tij ishte lëshuar fletarrestim qendror pasi duhej të vuante edhe një vit e pesë muaj burg. Personi është dërguar në burgun e Idrizovës për të vuajtur dënimin”, njoftojnë MPB.