Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, aktualisht po shijon disa ditë pushimi, shkruan IndeksOnline.
Pak më parë, ajo ka publikuar një foto të nënës së saj, nga një hotel luksoz, ku dhe jep përshtypje se bashkërisht po kalojnë ditë të mira si nënë e bijë.
Mungesa e Leonorës në Marshin për Çlirimtarët, i cili u mbajt dje, është vënë re nga shumë prej pjesëmarrësve.
Ndonëse këngëtarja nuk ka dhënë ndonjë arsye publike për mungesën e saj, pushimet jashtë vendit mund të jenë një nga arsyet pse ajo nuk ishte pjesë e marshit.
Leonora vazhdon të jetë një nga figurat publike që ndër vite ka shprehur mbështetje për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.



