Author: Jeta almakos

Në seancën e sotme në Kuvend, deputeti nga rradhët e VLEN-it Halil Snopçe, në një replikë ndaj Skender Rexhep Zejdit, tha se BDI-ja duhet japi përgjigje për disa çështje, përfshirë moslirimin e të burgosurve politikë dhe ligjin e 20 për qindëshsit. Ai gjithashtu theksoi se nuk duhet gjykuar e kaluara për veprimet qëdo të realizojë qeveria në të ardhmen. Ai shtosi se Maqedonia e Veriut ka qenë ndër vendet më të korruptuara, dhe me parametrat më të këqija demokratike gjatë qeversijes së BDI-së. “Po filisni në emër të personit që nuk ka përfaqësim të duhur, apo në emër të personit…

Lexo më Shumë

Ivan Stoillkoviqin nuk e sollëm ne, por e gjetëm nga BDI”. Kështu deklaroi kryetar i Lëvizjes Demokratike  Izet Mexhiti, për akuzat e partisë tashmë opozitare, për propozimin e VMRO-së që Ministër i Marrëdhënie mes Bashkësive të jetë Ivan Stoilkoviq, i njohur për qëndimet e tij kundër Kosovës, masakrës së Srebrenicës dhe mbështetës i politikës ruse. Mexhiti shtoi se nuk janë të kënaqur me këtë propozim, por e pranojnë sepse është propozim i dhënë nga partnerët e tyre të koalicionit. IZET MEXHITI, KRYETAR I LËVIZJES DEMOKRATIKE  ”Nuk jemi shumë të kënaqur që Stoilkoviq do të jetë koleg i joni në Qeveri,…

Lexo më Shumë

Pas deklaratave të ish-kryeministrit grek, Aleksis Tsipras, se nëse nuk do të ishte nënshkruar Marrëveshja e Prespës në vitin 2018, do të kishte pasur presion ndaj Greqisë që ta njohë Republikën e Maqedonisë me atë emër, ka njoftuar në rrjetet sociale ish-kryeministri maqedonas, Nikola Gruevski. Ai ka shkruar se asnjëherë nuk ka qenë pro ndryshimit të emrit dhe se pretendimi i tij është vërtetuar i saktë. “Shumë njerëz thanë se nuk kishim zgjidhje tjetër veçse të pranonim propozimin grek për ndryshimin e emrit, historisë dhe identitetit. Nuk e kam menduar kurrë. Këto ditë, kryeministri grek Tsipras, gjatë kohës së të…

Lexo më Shumë

Arben Taravari nga koalicioni VLEN i është përgjigjur BDI-së për akuzat që kjo e fundit i bëri në lidhje me heqjen e mekanizmit të Balanserit.  “Është interesante se si BDI-ja dhe mediat e saj akuzojnë Qeverinë e re se nuk ka mbajtur premtimet… Kam një informacion të thjeshtë për ta: Ende nuk jemi mandatuar, ne nuk mund të realizojmë pa filluar punën ato që BDI-ja për 22 vjet nuk i bëri dot”, ka shkruar Taravari në reagimin e tij.

Lexo më Shumë

Një ushtar profesionist 25 vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmë pas përkeqësimit të gjendjes gjatë kursit 24 ditorë në Batalionin për Forca Speciale “Ujqit”. Shtabi i Përgjithshëm ka njoftuar se gjendja e tij është përkeqësuar rreth orës 18:30 minuta, ndërsa me ndihmën e parë ushtarake është dërguar në Negotinë dhe më pas në Kavadar. Nga aty është nisur për Shkup, por me të arritur në hyrje të Klinikës Intensive është konstatuar vdekja e tij. Por pse në gjendje të tillë nuk ka pasur në ndihmë një helikopter për ta dërguar në spital. Shtabi Përgjithshëm thotë se nuk kanë helikopter që i…

Lexo më Shumë

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot ka realizuar takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anxhela Ageler. Në takim, kumtuan nga kabineti i Siljanovska Davkovës, është biseduar për mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, për integrimet euroatlantike të Maqedonisë, si dhe për potencialin që ofron Dialogu Strategjik për konkretizimin e bashkëpunimit dypalësh ndërmjet dy vendeve. Presidentja Siljanovska Davkova u falënderua për mbështetjen e gjithanshme nga SHBA-ja dhe e theksoi gatishmërinë për thellimin e mëtutjeshëm të miqësisë SHBA-RMV dhe mbështetjen e ndërsjellë në drejtim të realizimit të qëllimeve të politikës së jashtme të Maqedonisë. Në këtë kontekst, Siljanovska-Davkova…

Lexo më Shumë

Një person nga Struga dyshohet për prodhim të diplomave të falsifikuara 20 June, 2024. MPB njofton se është dorëzuar kallëzim penal kundër një 34-vjeçari nga Struga për shkak të dyshimit se ka falsifikuar diplomë. “Zyra e jashtme për çështje penale Strugë ka dorëzuar kallëzim penal kundër D.M (34) nga Struga për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “falsifikim i dokumenteve”. Më datë 04.06.2024, gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar diploma false dhe një kompjuter me dosje (file) për krijimin e diplomave të falsifikuara”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

Aleksandar Nikollovski nga VMRO-DPMNE tha se nuk do të ketë Zëvendëskryeministër të Parë, pasi sipas tij, të gjithë do të jenë të njëjtë. -Pse mbetet funksioni zëvendëskryeministër i parë? -Nuk mbetet. Unë edhe kolegëve tuaj gazetarë iu paraqita që t’i sqaroj, nuk do të ketë punë të tilla! -Do ta fshini? -Po. -Do me thënë Izet Mexhiti nuk do të jetë zëvendëskryeministër i parë? -Ai do të jetë zëvendëskryeministër në Qeveri, siç do të jem unë dhe…

Lexo më Shumë

Çdo ditë ka raportime për gjarpërinj në zonat e populluara në Maqedoni. Qendra për menaxhimi me kriza (QMK) bën me dije se në vend nuk ka asnjë shërbim të specializuar për kapjen dhe largimin e sigurt të gjarpërinjve. Nga QKM thonë se më parë qytetarët ankoheshin se nuk kishin ku të drejtohen për mbrojtje nga gjarpërinjtë, ndërsa tani që u ofrohet ky shërbim nga persona që merren privatisht, ata ankohen se ky shërbim nuk është falas. “Megjithatë, shumica e qytetarëve tregojnë mirëkuptim, duke e krahasuar me shërbimin me kontratë kur thërrasin një riparues në shtëpi”, thonë nga QKM, duke kujtuar…

Lexo më Shumë

Me moton “I LOVE ÇAMËRIA”, edhe këtë vit shoqata kulturore “Vizioni-M”, organizon “Javën Çame”, e cila do të fillojë nga e premtja më 21 qershorë dhe do të zgjasë deri të ejtën më datë 27, po në këtë muaj. Koordinatori i këtij organizimi, Bujar Çaili, për Televizionin Shenja, tha se programi këtë vit do të jetë më i begatë dhe se janë parashikuar një sërë aktivitetesh. Ai tha se presin interersim tejët të lartë nga të gjithë qytetarët e vendit dhe më gjërë. BUJAR ÇAILI, KORDINATOR I JAVËS ÇAME “Është viti i 4 rradhazi që jemi duke organizuar programin e…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, realizoi takim me kolegun e tij nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca. “Duke i uruar mirëseardhjen, Gashi konstatoi se të dy vendet kanë bashkëpunim të shkëlqyer reciprok, që nga koha kur vendi e njohu pavarësinë e Kosovës. Është e rëndësishme të ruhet dhe thellohet ky trend i marrëdhënieve të mira në periudhën e ardhshme. Duke qenë se nuk ka çështje politike të pazgjidhura reciproke, fokusi duhet të jetë në projektet infrastrukturore, forcimi i bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, si dhe bashkëpunimi në fushën e arsimit, kulturës dhe shëndetësisë, me qëllim të lehtësimit të komunikimit…

Lexo më Shumë