“Izet Mexhiti po demonostron injorancë masive ose paturpësisht e gënjen opinionin publik nga mungesa e njohjes elementare të ligjeve. Edhe me ndryshimet e para disa ditëve, Ministria për marrëdhënie midis bashkësive e ka në kompetencë të plotë MARRËVESHJEN E OHRIT, gjuhën shqipe, flamurin kombëtar, përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, etj. E para, Mexhiti e pranon që partner i tij qeverisës dhe koleg në qeveri është putinisti dhe vuçisti Stoilkoviç. Mexhiti nuk ka fuqi ta ndalon politikanin pro Putin dhe pro Vuçiç të jetë partner i tij dhe të merr në dorë fatin e Marrëveshjes së Ohrit, gjuhës shqipe, administratorëve shqiptarë,…
Author: Jeta almakos
Pasi Hristijan Mickoski tha se kanë rikthyer të paktën tre të katërtat e pozitave që kanë humbur dhe se nuk do të lejoj që VMRO-DPMNE të bëhet ajo që ishte dhe është LSDM-ja, as nuk do të lejoj që VLEN të bëhet ajo që ishte BDI, ka reaguar Kreshnik Bekteshi nga BDI. Bekteshi pyeti se nga kush i kan kthyer institucionet dhe se lufta ishte kundër BDI por kundër shqiptarëve “Nga kush i kanë kthy 3/4 e institucioneve? Nga Shqiptarët e j’ua kanë dhënë Maqedonasve??? Dmth “lufta” nuk ishte kundër BDI por kundër shqiptarëve?!”, ka shkruar Kreshnik Bekteshi.
Ende nuk dihet nëse do të ketë ose jo zgjedhje të reja për kryetar komunenë Gostivar, Saraj dhe Aerodrom. Sipas informacioneve të TV21, ndryshimet në Ligjin për vetëqeverisje lokale do të presin votimin e Qeverisë në Kuvend. Këtë mëngjes janë mbledhur koordinatorët e grupeve të deputetëve për të biseduar për tekstin e ndryshimeve për të cilat nevojitet shumicë prej 2/3-ve, por LSDM dhe BDI nuk kanë dalë me qëndrim. Tani për tani propozuesit nga koalicioni VLEN do të presin që së pari të prononcohen edhe këto dy parti që edhe zyrtarisht të vendosin propozimin në procedurë kuvendore. Nga koalicioni VLEN…
Drejtuesit e rinj të institucioneve në Shkup janë të vendosur që të mos përdorin emrin kushtetues të shtetit – Maqedonia e Veriut – qoftë brenda ose jashtë vendit, pavarësisht reagimeve të shumta nga Greqia, e cila kërkon respektimin e marrëveshjes së arritur për ndryshimin e emrit nga Maqedoni, në Maqedoni të Veriut. Gjashtëvjetori i arritjes së Marrëveshjes së Prespës, më 17 qershor 2018, i gjen dy vendet të tensionuara, sidomos pas 12 majit, kur presidentja e re maqedonase, Gordana Siljanovska Davkova, nuk e ka përdorur emrin shtetëror të vendit, gjatë ceremonisë së betimit në Parlament. Edhe në një fjalim të…
Sot përfundon viti shkollor 2023/2024 për nxënësit e shkollave fillore. Sivjet, për shkak të pushimit pranveror, u zgjat viti shkollor vetëm për nxënësit e shkollave fillore. Nxënësit e shkollave të mesme diplomuan më 10 qershor, me kërkesë të Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme. Zgjatja e vitit shkollor për nxënësit e shkollave fillore ka hasur në një sërë reagimesh, kryesisht nga prindër të cilët kërkuan përfundimin e mësimit para datës 17 qershor ose shkurtimin e mësimit, për shkak të temperaturave të larta ditore që arrijnë deri në 40 gradë. Sipas tyre, shkollat nuk i kanë kushtet për të zhvilluar…
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se është ndaluar një grua e moshës 36-vjeçare, e cila dyshohet që mbrëmë vonë rreth orës 22:00 në një shtëpi familjare në Kratovë, ka vrarë bashkëshortin dhe babain e tij. Raportohet se gruaja i ka sulmuar me mjet të mprehtë dy personat, të cilët sipas njoftimeve, nga lëndimet e marra kanë ndërruar jetë. Sipas informacioneve nga policia, gruaja është arrestuar dhe është marrë në pyetje në stacionin policor. Ministria e Punëve të Brendshme “Me datë 13.06.2024, në ora 22:08, zyrtarët policorë të SPB Kratovë kanë privuar V.I. (36 vjeçare) nga Kratova. Ajo dyshohet se…
Bashkimi Demokratik për Integrim përshëndet dhe mirëpret vendimin ekzekutiv të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden për konfirmimin e vlefshmërisë së masave ndëshkuese amerikane ndaj të gjithë atyre që nuk do të respektojnë përmbajtjen e Marrëveshjes së Ohrit, Marrëveshjes së Prespës dhe atë të fqinjësisë së mirë. Ky vendim është shprehje e rëndësisë jetike që kanë këto marrëveshje me frymën paqësore që e reflektojnë dhe cënimi i tyre padyshim se lëkund themelet e paqes dhe paraqet kërcënim për vlerat e demokracisë së mirëfilltë. Marrëveshja e Ohrit ajo e Prespës dhe fqinjësisë së mirë, janë edhe fryte të…
Me shfuqizimin e Këshillit Gjyqësor dhe të Prokurorëve rrezikohet pavarësia e gjyqësorit. Kështu u shpreh ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, në ditën e fundit si udhëheqës i këtij dikasteri. Për mosndëshkueshmërinë e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, Lloga tha se nuk ka pasur mundësi ligjore që të bëhet një gjë e tillë, duke shtuar se ai mbështet ndëshkimin e individëve, por jo ndëshkimin kolektiv, në këtë rast shfuqizimin e Këshillit Gjyqësor dhe të Prokurorëve. “Thirrja ime edhe sot vazhdon se të gjithë ata që kanë bërë shkelje, por edhe puna e Këshillit Gjyqësor, të gjyqtarëve, duhet të jetë komfort ligjit, por…
Dy ditët e fundit, pikërisht pas vizitës së kreut të diplomacisë greke, Jorgos Gerapetritis dhe deputetes Aleksandra Papadopoulu, në publik u krijua frikë se do të ndodhte një incident diplomatik për shkak të një reagimi të mundshëm të përfaqësuesve grekë për eventualisht mospërdorimin e emrit kushtetues të shtetit. Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi mëngjesin e sotëm pati takim me zëvendësministren Papadopoulu, por në njoftim nuk thuhet nëse gjatë bisededës ajo e ka ngritur çështjen e përdorimit të emrit kushtetues në Kuvendin e Maqedonisë. “Zëvendësministrja e MPJ-së greke ka uruar kryetarin Gashi për zgjedhjen e tij në këtë post, duke thënë…
Parlamenti i Maqedonisë së Veriut në seancën e tretë të sotme përcaktoi projektvendimet për numrin e nënkryetarëve dhe për themelimin e trupave punues të përhershëm. Vendimin për përcaktimin e numrit të nënkryetarëve të Kuvendit votuan 84 deputetë. Kuvendi do të ketë pesë nënkryetarë. Tre nënkryetarët e votuar sot janë: Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE, Jovan Mitrevski nga LSDM dhe Vesna Bendevska nga ZNAM, Ata sipas nevojës në seanca të caktuara do e zëvendësojnë kryeparlamentarin Afrim Gashi. Pritet zgjedhja edhe e dy nënkryetarëve të tjerë që do jenë nga Fronti Evropian dhe VLEN. 91 deputetë votuan “për” formimin e komisioneve parlamentare –…
LSDM-ja dhe BDI-ja për momentin nuk mbështesin haptazi ndryshimet e Ligjit për Vetqeverisjen Lokale, që të mos ketë zgjedhje të parakohshme në Komunat, Kryetarët e të cilëve do të kalojnë në funksione tjera. Për këto ndryshime nevojitet shumica prej 2/3 dhe Badenteri, që I bie se duhen edhe votat e opozitës. Propozues I ligjit është koalicioni VLEN, por mbështetet edhe nga VMRO-DPMNE-ja. Nga VLEN thonë se propozimi, më së voni, të hënën do të dorëzohet në Kuvend, që të miratohet para zgjedhjes së Qeverisë së re të Mickoskit, duke marrë parasysh se disa nga ministrat që planifikohen janë edhe Kryetar…
Mosmarrëveshje mes dy myftineve në Tetovë për atë se kush duhet t’i mbledh kurbanet të cilët qytetarët i japin. Shumë besimtarë në pa mundësi që të presin kurban të njëjtën e dërgojnë në Bashkësinë Fetare. Por besimtarët janë të hutuar për shkak se kurbane po mblidhen në dy vende, e dilema është se cili është i autorizuar. Myftiu Qani Nesimi thotë se ata janë organ legjitim dhe se BFI nuk guxon t’i anashkalojë. “Ne jemi organ legjitim. Myftinia edhe administrata edhe une jemi organ legjitim. Ai që organizon kubanët jemi ne institucion legjitim këtu. Ne do i dorëzojmë patjetër në…

