Author: Jeta almakos

Mandatari për formimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ka njoftuar se deri te Kuvendi ka propozuar Ligj me të cilin siç thotë, do të ndërpritet rritja dramatike e energjisë elektrike. Siç bëri të ditur Mickoski, me këtë do të marrë fund periudha e rritjes dramatike të energjisë elektrike, siç thotë, të cilin e pamë gjatë periudhës së kaluar. “Çfarë paraqet ky propozim-ligj për plotësim të Ligjit për energjetikë? Ai paraqet propozim – ligj me të cilin nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë, gjegjësisht, standardi i qytetarëve do të jetë i mbrojtur…

Lexo më Shumë

Athinë, 20 qershor 2024 (MIA) – Më pyetni se ç’po ndodhë, ju them nuk mund të vazhdoni kështu. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, nëse prej momentit kur do ta marrë detyrën, insiston në këtë retorikë, do të gjendet në sitiatë mjaft të pakëndshme, kur do të takoemi në Samitin e NATO-s, tha kryeministri grek, Kiriakos Micotakis për radion “Real fm” për qëndrimin e mandatarit për formim të Qeverisë, Hristian Micotakiss rreth përdorimit të emrit të Maqedonisë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Micotakis sqaroi se Marrëveshja e Prespës siguroi një emër për përdorim të përgjithshëm, dhe jo formulë e dyfishtë…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi tha se nuk beson që energjia elektrike do të shtrenjtohet nga 1 korriku dhe se pret që komisioni rregullator i energjetikës të marrë një vendim që nuk do të jetë në barrë të qytetarëve dhe përveç kësaj, pret që qeveria e re të rishikojë vendimin e qeverisë teknike, e cila rriti çmimin me të cilin Elektranat e Maqedonisë së Veriut ofron energji elektrike për furnizuesin universal dhe uli përqindjen e mbulimit të nevojave të tregut të rregulluar. KRESHNIK BEKTESHI, MINISTËR I EKONOMISË “Ministria e Ekonomisë synon gjithmonë që të ketë shpenzime sa më të ulëta,…

Lexo më Shumë

Paralajmërimi i fundit i mandatarit Hristijan Mickoski për heqjen e mekanizmit të Balanserit, është goditje e drejtëpërdrejtë ndaj Marrëveshjes së Ohrit, si një nga shtyllat kryesore për stabilitetin e shtetit dhe marrëdhëniet ndëretnike në vend”, thuhet ne reagimin e Frontit Evropian. “Ky hap është vetëm vazhdimësi e asaj që filloi me mosrespektimin e frymës së MO-së, duke mos respektuar vullnetin e shumicës shqiptare të shprehur në zgjedhjet e 8 Majit, për çka paralajmëruam me kohë se ishte qëllimi kryesor dhe i vetëm. Ky skenar fatkeqësisht po ndihmohet edhe nga disa shqiptarë të cilët humbën zgjedhjet dhe nga etja për pushtet…

Lexo më Shumë

Sot në mëngjes pata rastin t’i dërgoj dhe t’u uroj udhëtim të mbarë dhe qëndrim të mbarë në kampin veror shkollor të më shumë se 400 nxënësve të shkollave fillore komunale, i cili realizohet me mbështetjen financiare të komunës së Gazi Babës duke subvencionuar çmimi për pjesëmarrjen e secilit nxënës. Nxënësit gjatë kampit do të jenë pjesë e një pjese sportive, edukative dhe argëtuese dhe më e rëndësishmja është se do të mund të miqësohen me njëri-tjetrin. Nxënësit në kampin shkollor do të trajnohen në teknikën bazë të notit. Ky projekt realizohet nga komuna e Gazi Babës në bashkëpunim me…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët tha se largimi i Safije Sadikut nga Ministria për Marrëdhënie mes Bashkësive tregon dobësinë e koalicionit VLEN karshi Mickoskit dhe VMRO-së dhe shtuan se VLEN duhej të kushtëzojnë mandatarin që ta largojë Stoillkoviqin dhe jo të largojnë zëvendës ministren e tyre. “Veprimi i fundit i koalicionit që humbi zgjedhjet parlamentare, Vlen për ta larguar zonjën Safije Sadiki nga Ministria për marrëdhënie mes bashkësive është edhe një dështim total dhe konfirmim i dobësisë së këtyre partive përballë padronit të tyre, Mickoskit dhe VMRO-së. Ata duhej të kushtëzojnë mandatarin që ta largojë Stoilkoviqin dhe jo të largojnë zëvendës ministren…

Lexo më Shumë

Në programin e VMRO-DPMNE-së, që do të jetë edhe program i Qeverisë së re parashikohet shfuqizimi i Balancuesit, instrumenti i cili mundëson dhe mban llogari përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të përkatësive etnike në institucionet shtetërore. Nga VMRO-DPMNE-ja për Alsat konfirmojnë se këtë e kanë premtuar para elektoratit dhe do të ndodh pasi zyrtarisht të marrin pushtetin. “Disa herë e kemi përsëritur nevojën për shfuqizimin e Balancuesit dhe e njëjta do të ndodh”, thonë nga VMRO-DPMNE. Debati për shfuqizimin e Balancuesit ka ardhur si rezultat i deklarimit të rrejshëm të përkatësisë etnike nga ana e qytetarëve, me qëllim për t’u…

Lexo më Shumë

Deklaratat e liderit të VMRO-DPMNE-së dhe mandatar për përbërje të qeverisë së re, Hristian Mickoski lidhur me emrin, propozimin e parashtruar për përbërje të re qeveritare, si dhe votimin në Kuvend gjatë fundjavës, janë në fokus të edicioneve onaljn të mediumeve greke, të cilat kryesisht i transmetojnë tekstet e agjencisë shtetërore ANA-MPA, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Në tekstin nën titull “Maqedonia e Veriut – Hristian Mickoski: Në betimin e Qeverisë do ta përdori emrin kushtetues të vendit”, ANA-MPA shkruan për intervistën e djeshme të mandatarit për TV “Sitel” ku “tha se në inaugurimin e qeverisë së tij, gjatë…

Lexo më Shumë

Për shkak të dobësive operacionale, spitalet e huaja po bëjnë padi kundër Fondit të Shëndetësisë për trajtimin e pacientëve jashtë vendit. Enti Shtetëror i Auditimit (ESHA) në raportin e tij të fundit thekson se edhe pse është theksuar disa herë, e njëjta praktikë vazhdon – as nuk u sigurohet mbrojtja adekuate ligjore kërkuesve dhe as nuk është krijuar sistem kontrolli dhe monitorimi për suksesin e trajtimit jashtë vendit. Kërkesat për paradhënie për trajtim jashtë vendit janë regjistruar jo të plota dhe nuk janë vendosur kontrolle adekuate për të konfirmuar faturat nga spitalet e huaja. Kjo situatë ka rezultuar me padi…

Lexo më Shumë

Kambovski dhe Limani dhanë deklaratë solemne si anëtarë të rinj të Këshillit gjyqësor, por nuk u përgjigjën nëse ai duhet të shpërndahet Kambovski dhe Limani dhanë deklaratë solemne si anëtarë të rinj të Këshillit gjyqësor, por nuk u përgjigjën nëse ai duhet të shpërndahet Askush të mos përzihet në pushtetin gjyqësor, porositën sot anëtarët e rinj të Këshillit gjyqësor Isamedin Limani dhe Aleksandar Kambovski, të cilët dhanë deklaratë solemne para kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi. Limani dhe Kambovski nuk u përgjigjën se çka mendojnë për propozimin për shpërndarje të Këshillit gjyqësor. “Çdoherë kam besuar në pavarësi, në transparencë, llogaridhënie, përgjegjësi,…

Lexo më Shumë

Në një fjalim video në Konferencën për Paqen dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm në Athinë, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tregoi se gjashtë vjet më parë qeveritë e Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, të udhëhequra nga kryeministrat e tyre Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev, të bashkuar për të ndihmuar në heqjen e pengesës së kahershme për një të ardhme të paqes dhe zhvillimit të qëndrueshëm, pas së cilës u arrit Marrëveshja e Prespës. “Marrëveshja e Prespës është një dëshmi e fuqisë së diplomacisë, dialogut dhe kompromiseve”. Dua të falënderoj ndërmjetësimin e përkushtuar të deputetit tim personal në…

Lexo më Shumë