Author: Jeta almakos

Filloi shtypja e të gjitha teksteve shkollore nga klasa e parë deri në të shtatën në arsimin fillor, të cilat deri më tani janë miratuar nga Komisioni Kombëtar i teksteve shkollore dhe do të përdoren në vitin shkollor 2024-2025. Procesi ka filluar në kohë, në periudhën e zakonshme të shtypjes si në vitet e kaluara dhe së shpejti do të përfundojë plotësisht. Kah fundi i këtij muaji ose më së voni në fillim të qershorit të realizohet dorëzimi në të gjitha shkollat fillore në vend, sipas tirazhit të kërkuar të teksteve shkollore nga çdo shkollë. Kështu që nxënësit vitin e…

Lexo më Shumë

Nga Prokuroria thonë se janë kryer kontrollet e nevojshme në Kisella Vodët të Shkupit, ku mbrëmë vonë është djegur vetura në pronësi të burgut të Idrizovës, që po përdorej nga drejtori Zoran Jovanovski, përcjell TV21. “Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup dhe ekspertë të Departamentit për hetime forenziketë MPB-së kanë kryer kontroll në Kisella Vodë, ku gjatë natës i është vënë flaka një veturë zyrtare në pronësi të burgut “Idrizovë” – Shkup, e cila është përdorur nga drejtori i këtij institucioni. Nga vendi i ngjarjes janë grumbulluar gjurmë, të cilat do t’i nënshtrohen ekspertizës për të përcaktuar shkaqet…

Lexo më Shumë

Jordan Kamçev, Dushko Qifliganec, Risto Sekullovski, Boban Zaev janë disa nga shtetasit e Maqedonisë së Veriut që kanë pronë në Dubai, thuhet në hulumtimin e fundit të “IRL”, përcjell TV21. Hulumtimi tregon se më shumë se 40 prona të patundshme në Dubai janë në pronësi të qytetarëve nga Maqedonia e Veriut. Sipas të njëjtës analizë, vlera e përgjithshme e kësaj prone në pronësi të qytetarëve të Maqedonisë është pak më shumë se 15 milionë dollarë amerikanë. “Zotërimi i pasurive të paluajtshme në Dubai nuk është në vetvete dëshmi e veprimeve të gabuara apo krimit, por ne kemi hetuar me kujdes…

Lexo më Shumë

Mbi 12 orë zgjati seanca publike e KSHZ-së dy ditë më parë kur anëtarët e KSHZ-së duhej të vendosin për ankesat e partive politike për rezultatet zgjedhore. Nga 27 ankesa, KSHZ pranoi shtatë, një në zonën gjashtë dhe gjashtë në zonën pesë. Nënkryetarja dhe njëherit anëtarja e KSHZ-së, në çdo vendim ishte e mbivotuar 6 me 1. Duke sqaruar ankesat dhe vërejtjet për ato shtatë vendvotime, Shehu tha që çdo parti politike apo koalicion ka patur përfaqësuesin e vet në ato vendvotime, dhe të gjithë janë nënshkruar në procesverbal se procesi i votimit ka qenë në rregull. Por për ta…

Lexo më Shumë

Edhe pse ka arritur mesi i javës, grupet e punës mes VMRO-së dhe VLEN-it për formimin e Qeverisë së re, nuk janë takuar ende edhe pse paralajmërimi ishte që takimet të nisnin nga e hëna. Po ashtu edhe të martën partitë ju thanë mediave se të mërkurën do të kishte një takim mes tyre pasi i kishin formuar grupet e punës, mirëpo TV Shenja merr vesh se takimi nuk do të ndodh as sot. Sipas burimeve jozyrtare, sot pritet një takim mes liderëve të VLENIT dhe të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit, pa dhënë detaje të tjera. Grupet e punës siç njoftuan…

Lexo më Shumë

Avokatët e të dënuarve në rastin “Monstra”, për Alsat konfirmojnë se këtë javë kanë dorëzuar gjithsej tre ankesa Gjykatën e Strasburgut, për aktgjykimet në gjykatat e vendit për rastin “Monstra”. Për shkak se korrespodenca me Gjykatën e Strasburgut, zhvillohet në mënyrë të fshehtë, avokatët nuk japin detaje. Ankesat e avokatëve përfunduan në Strasburg pasi të dënuarit nuk janë të kënaqur me vendimin e Gjykatës Supreme të shtatorit të vitit 2023, me të cilin, u vërtetuan aktgjykimet e shkallës së parë dhe të dytë. Sipas vendimit, Alil Demiri, Afrim Ismailloviq dhe Agim Ismailloviq u shpallën fajtorë për veprën dhe u dënuan…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut iu bashkua NATO-s me emrin kushtetues dhe ky është emri me të cilin prezantohet, tha një zyrtar i Aleancës Veriatlantike për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA në lidhje me përdorimin e emrit Maqedoni nga presidentja Siljanovska Davkova. Zyrtari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, për ANA-MPA tha se RMV është një aleat i rëndësishëm i NATO-s dhe “kontribuon ndjeshëm në sigurinë tonë kolektive”. Si shembull, ai përmendi ushtarët e dislokuar në misionin e KFOR-it në Kosovë, misionet në Irak, si dhe grupet luftarake shumëkombëshe të NATO-s në Letoni, Bullgari dhe Rumani. “Marrëveshja e Prespës hapi…

Lexo më Shumë

I ftuar në emisionin Click Plus në Tv21, Arben Taravari nga VLEN dha afat prej 6 maujve që me partnetin e koalicionit VMRO-DPMNE të bëjnë ndryshimet kushtetuese. Sot, I pyetur rreth deklaratës së Taravarit, se VLEN do ta shqyrtojë pjesëmarrjen në Qeveri, nëse pas 6 muajve nuk bëhen ndryshimet kushtetuese, Stefan Andonovski nga VMRO-DPMNE tha se për këtë temë nuk duhet të ketë keqkuptime për shkak se VMRO, siç u shpreh, tashmë një kohë të gjatë e ka bërë të qartë se nuk do të funksionojnë nën diktat. Megjithatë shtoi se VLEN është mirë të ketë qëndrimet e tyre, por…

Lexo më Shumë

Reformimi i administratës publike në Maqedoninë e Veriut është më se i nevojshëm, thonë njohësit e çështjeve juridike. Sipas tyre, për të pasur një administratë, e cila u ofron shërbime qytetarëve në përputhje me kriteret e vendeve të Bashkimit Evropian (BE), ajo duhet t’u nënshtrohet reformave dhe përfundimisht institucionet e shtetit nuk duhet të paraqesin strehë për ithtarët e partive politike në pushtet. Për realizimin e reformave të thella në administratë janë zotuar të gjitha qeveritë në Maqedoninë e Veriut, por asnjëra s’ka marrë guximin që të realizojë reforma të thella, përkatësisht të bëjë shkurtime tek administrata. Së fundmi, partia maqedonase, VMRO…

Lexo më Shumë

Ramiz Rizaj vëllai i Beg Rizaj, luftëtarit të tre luftërave çlirimtare që u vra në betejën e armatosur në Lagjen e Trimave në Kumanovë në një intervistë në emisionin N’Demos ka folur për vëllain Beg Rizajn, kujtimet me të dhe krenarinë e kësaj familje, përcjell INA. Ramiz Rizaj ka folur edhe për tradhëtinë siç e përshkruan në majin e kobshëm në Lagjen e Trimave në Kumanovë, por edhe për bisedat e fundit që ka pasur. (INA)

Lexo më Shumë

Shefi i Delegacionit të BE-së, Ambasadori Dejvid Gir, ka vizituar gjatë ditës së sotme Presidenten Gordana Siljanovska Davkova. Siljanovska në takimin e parë me euroambasadorin Gir, ka deklaruar se e ardhmja e vendit, padyshim se është në BE. Gjatë bisedës me Dejvid Gir, lidhur me procesin aderues të vendit, Presidentja Siljanovska, ka potencuar nevojën e progresit në procesin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, si orientim strategjik për vendin. Sipas saj, krahas nivelit të lartë të gatishmërisë së administratës maqedonase si dhe përvojës së fituar, progresi në përmbushjen e kritereve po vuan për shkak të rrethanave politike dhe veprimeve ku përgjegjës…

Lexo më Shumë

Derisa VLEN pritet të jetë pjese e Qeverisë, Arben Taravari nga ky koalicion nuk pretendon të merr ndonjë post ministror. Ai thotë se do të vazhdojë të drejtojë me komunën e Gostivarit. “Nuk kemi një plan as që e kemi biseduar. Mandatin prej qytetarëve të Gostivarit e kamë marr për katër vjet, do të ishte jo korrekte të tërhiqem dhe të mbahen zgjedhje përsëri në vjeshtë dhe përsëri në vjeshtën tjetër zgjedhje. Kjo është lodhje edhe për qytetarin por edhe për partitë politike. Nuk e them se kam një vendim definitiv, ulemi e mendojmë e shohim si do të jetë strategjia,…

Lexo më Shumë