Sipas marrëveshjes xhentëlmene në koalicionin qeveritar, Izet Mexhiti do të jetë zv. kryeministër i parë i Qeverisë, konfirmoi sot kryeministri Hristian Mickoski “Sipas ligjit që është në fuqi, Qeveria apo kryeministri ka zëvendës, ndërsa marrëveshjen që kemi brenda koalicionit është që të ketë zëvendëskryeministër të parë dhe ai do të jetë Izet Mexhiti. Por kjo është jashtë ligjit. Ligji thotë apo nënkupton vetëm zëvendës të kryetarit të Qeverisë. Ajo që deri tani është bërë në të egër dhe joligjore, nuk do të jetë praktikë në punën e kësaj Qeverie. Por, po, marrëveshja xhentëlmene në kuadër të koalicionit tonë dhe funksionimit…
Author: Jeta almakos
Sot në Gjykatën Themelore të Tetovës përsëri ka dështuar rinisja e procesit të gjykimit lidhur me zjarrin në spitalin modular të Tetovës, dhe është shtyrë për më 25 shtator të këtij viti, për shkak të mungesës së përfaqësuesve të Spitalit Klinik të Tetovës. Gjykata e Apelit në prill të këtij viti ka marrë aktvendim me të cilin urdhërohet rigjykim për ish drejtorët e Spitalit të Tetovës, Florin Besimi dhe Artan Etemi, si dhe Spitali I Tetovës si person juridik. Për mjekun Boban Vuçevskin, Gjykata e Apelit në prill të vitit 2024 e ka refuzuar ankesën e Prokurorisë dhe e ka…
Ministri i shëndetësisë, Arben Taravari i shoqëruar nga zv.kryeministri për qeverisje të mirë dhe transparencë, Arben Fetai, si dhe deputeti i VLEN, Bekim Qoku, vizitën e parë si pjesë e ekzekutivit të ri në Maqedoninë e Veriut, e kanë realizuar në Republikën e Kosovës. Ata janë pritur në takim nga ministri i shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia, me të cilin kanë biseduar rreth bashkëpunimit dhe prioriteteve të përbashkëta institucionale. “Sot, i shoqëruar nga zëvendës kryeministri për qeverisje të mirë dhe transparencë, Arben Fetai, si dhe Deputeti i VLEN, Bekim Qoku, vizitën e parë jashtë vendit e realizova në Prishtinë, ku…
Sot është dita e fundit e mbylljes së tenderit për segmentin e tretë të hekurudhës në Korridorin 8, por Ministri i ri i Transportit Aleksandar Nikollovski, akoma s’ka të drejtë firmosje për ta parandaluar këtë. Ai tha se vlera e hekurudhës është rritur për 220 milion euro. Në vend se të kushtojë 340 milion, tani ky projekt kushton 560 milion euro. Ai tha se tenderimi ka nisur pak para zgjedhjeve në mënyrë jotransparente. Nikollovski tha se drejtori i NP “Rrugët Shtetërore” Ejup Rrustemi nuk jep dorëheqje dhe aktualisht kanë mbetur në një udhëkryq ndër-institucional për të marr masat me kohë…
Sot dhe nesër do të ketë reshje të dendura shiu me stuhi të përcjella edhe me breshër. Nga Enti hidrometeorologjik paralajmërojnë se në disa vende reshjet e shiut do të arrijnë deri në 30 litra për metër katror, ndërsa ato do të shoqërohen me erë të fortë bubullima dhe breshër. Temperaturat do të sillen prej 27 deri në 33 gradë Celsius. “Në shumë vende do të kemi shi të rrëmbyeshëm, bubullima, lokalisht do të ketë paraqitje të stuhisë, dhe në më shumë vende, me erë të përforcuar që do të arrijë shpejtësinë mbi 60 kilometra në orë, shi intenziv dhe…
Ish deputeti, Samka Ibraimovski ka dërguar kërcënime deri te gjykatësi Kushtetues, të denoncuara nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton TV21. Kërcënimet siç bëhet e ditur, janë bërë nëpërmjet rrjeteve sociale “Sot (24.06.2024) rreth orës 12 kryetari i Gjykatës Kushtetuese, D.K. në Sektorin për krim kompjuteristik në kuadrët të MPB-së ka denoncuar kërcënime për jetë ndaj një gjykatësi të Gjykatës Kushtetuese, të drejtuara nga S.I. nëpërmjet rrjetit social”, qëndron në njoftimin e MPB-së. Ibraimovski ka qenë edhe pjesë e ekzekutivit./TV21
Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, tha se nëse Fronti largohet nga tavolina e dialogut, Maqedonia e Veriut destabilizohet. Ai tha se të tjerët nuk mund të tallen me Frontin. “Rruga mund të jetë ndryshe dhe në atë rrugën ndryshe ne largohemi prej tavolinës së Dialogut, mirëpo largimi jonë nënkupton edhe largimin nga përgjegjësia. Mos të mendojë VLEN-i se do të mund të tallen me Frontin apo me drejtuesin e dialogut të Frontit në bisedime. Në momentin që ne largohemi prej tavolinës së bisedimeve dhe dialogut, Maqedonia e Veriut është në prag të destabilizimit politik dhe etnik”, tha Thaçi në Pressing, transmeton…
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski njofton se sot në kuadër të vizitës së parë biznesore në Bruksel, në selinë e Aleancës ka realizuar një takim pune me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. “Në takimin, i cili po zhvillohet në prag të përgatitjeve të përgjithshme për përkujtimin e 75-vjetorit të themelimit të NATO-s, theksova se qeveria e re është e vendosur në mënyrë të vendosur për proceset reformuese, si dhe për sigurimin e paqes së përbashkët dhe sigurinë. Në fokus të bisedimeve ishte situata aktuale në vendet e Ballkanit Perëndimor si rajon me rëndësi strategjike…
Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi akuzon autoritetet e vendit se nuk po ndihmojnë qytetarët e rajonit të pollogut të cilët u goditën nga moti i ligë. A është paraqitur dikush nga Qeveria për të ndihmuar qytetarët në rajonin e Pollogut të prekur nga stuhia e së dielës? Jo?! Duket se hijet në Shtip dhe vila në Vodno janë ideja e tyre për zhvillim të “barabartë” rajonal”, shkruan Bytyqi në Facebook. Bytyqi shton se shumë premtime për një fillim të furishëm, por realizim i dobët.
Qëllimi i deklaruar i Republikës së Maqedonisë së Veriut për të mos respektuar detyrimet ndërkombëtare dhe marrëveshjet e nënshkruara është i papranueshëm. Kështu thuhet në qëndrimin e MPJ-së bullgare, të publikuar në faqen e tyre, në lidhje me deklaratat e kryeministrit Hristijan Mickoski. Kryeministri i ri Maqedonisë mbrëmë në një emision debatues tha se “nëse ka dëshirë dhe vullnet politik mund të ndryshohet korniza negociuese për Maqedoninë me Bashkimin Evropian”. “Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë vazhdimisht kujton se konsensusi evropian i arritur në verën e vitit 2022 ndërmjet 27 vendeve anëtare të BE-së dhe vetë Maqedonisë…
Kryetari i Partisë për emancipimin e plotë të romëve (PEPR) dhe ish-deputeti, Samka Ibraimovski, ka kërcënuar gjyqtarët kushtetues pasi kanë lejuar përmbaruesit të vazhdojnë mbledhjen e borxheve, ndërsa kërcënimet i ka bërë përmes profilit të tij në Facebook, transmeton Portalb.mk. Kërcënimet i ka raportuar kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, i cili pret që institucionet kompetente ta zbardhin rastin sa më shpejt, si dhe kërcënime të ngjashme që paraprakisht ishin paralajmëruar nga gjykata. Në postimet e tij në Facebook, më së shumti përmendet gjyqtarja Ana Pavlovska Daneva, për të cilën vetë Ibraimovski mohon që shkrimet e tij kundër gjyqtares Daneva…
Para formimit të Qeverisë pati zëra se duhet të hiqet balancuesi ku edhe nga koalicioni VLEN deklaruan që roli i tij nuk ishte mjaftueshëm i mirë ku edhe thanë se edhe ka nëpërkëmbur shqiptarët. Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari tha se për heqjen e balancuesit në fillim duhet sjell ligji që sipas tij, balancuesi është i panevojshëm kur ka ligj. “Ne jemi marrë vesh se para duhet të sjelli ligj për përfaqësim të drejt dhe adekuat dhe pas asaj do ta heqim. Balancuesi nuk ka nevojë kur kemi ligjin”, tha Taravari.

