Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ka emëruar drejtor të ri në Agjencinë për Zbulim, transmeton TV21. Ajo do të jetë Gabriella Jakovlleva. Emërimi i Jakovllevës vjen pasi u shkarkua nga ky post, Eroll Musliu. Për këtë ka reaguar edhe Erolld Musliu. Ai thotë se shkarkimi i tij erdhi pasi presidentja u dorëzua ndaj presionit të partisë. Ai ka kritikuar edhe mënyrën e Siljanovskës për ta shkarkuar nga posti. Siljanovska ka shkarkuar edhe zëvendës drejtoreshën e Agjencisë për Zbulim, Aleksandra Bakreska Dodovska dhe ka emëruar Ivana Stojanovskën. Regimi i plotë i Musliut pa ndërhyrje: “Presioni partiak mbisundoi sistemin merit Presidentja e Republikës…
Author: Jeta almakos
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova, ka shkarkuar Erolld Musliun nga posti i drejtorit të Agjencisë së Zbulimit, i cili ishte duke shërbyer në mandatin e dytë. Në vend të Musliut është emëruar Gabriela Jakovleva, e cila, sipas njoftimit të Presidencës maqedonase, vjen nga radhët e agjencisë. “Është e qartë se presidentja u dorëzua para presionit të partisë”, u përgjigj ish-shefi i inteligjencës maqedonase, Erolld Musliu, përmes një reagimi. Ai tha se është i zhgënjyer me vendimin, duke shtuar se në rastin e shkarkimit të tij nuk ka asnjë justifikim ligjor e as sistem meritë, për të cilat sipas…
Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski, sot realizoi takim pune me Ambasadoren e SHBA-së, Anxhela Ageler ku u diskutua për proceset reformuese dhe prioritetet strategjike të Qeverisë dhe Ministrisë së Transporteve. Siç njoftuan nga Ministria, Nikollovski theksoi rëndësinë e madhe të realizimit me kohë të projekteve kapitale, me theks të veçantë në lidhjen dhe integrimin rajonal. Ai shprehu besimin se do të realizojë projektet e planifikuara nga programi i qeverisë për shkak të rritjes së përshpejtuar ekonomike dhe zhvillimit të infrastrukturës në vend. “Në takim, ministri Nikolloski theksoi vendosmërinë strategjike për forcimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet dy…
Arbër Ademi nga BDI ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Transformimit Digjital në lidhje me mekanizmin e balancuesit. Ademi ka thënë se VLEN po e kryen detyrën e argatit siç duhet. “Lista e dytë e VMRO-s e quajtur VLEN, po e kryen detyrën e argatit siç duhet. Askush s’po pyet për nënçmim e tyre, është zgjedhja e tyre – ama nënçmimin e një kombi të tërë s’mund ta bejë as padroni i tyre, e lëre më argatët! Qeveria monoetnike po zhbën Marrëveshjen e Ohrit, zbret përfaqësimin e drejtë nga 29.5% në 25%”, ka shkruar në Facebook Arbër Ademi.
Sot filloi zyrtarisht ndërtimi i parkut të parë me pakicë “Fashion Park Triangle” në Triangle. Ajo që e bën të veçantë është koncepti i ri i dyqaneve të dizajnuara vizualisht me një mënyrë të re ekzekutimi dhe materialesh, diçka që njihet në të gjithë Evropën. Përmes këtij investimi, komuna e Gazi Babës vazhdon të modernizohet dhe do të sjellë energji të reja për bashkëqytetarët tanë. Ky projekt, i cili është sipas të gjitha standardeve botërore, do të tërheqë një numër të madh të vizitorëve, të cilët do të kënaqen me përmbajtjet që ofron projekti. Ky projekt është i një rëndësie…
Filloi shfuqizimi i Balanserit, Mickoski ta dijë që nuk janë të gjithë shqiptarët servilë si VLEN Qeveria jolegjitime filloi me realizimin e planit kundër përfaqësimit të drejtë dhe adekuat të shqiptarëve dhe bashkësive të tjera etnike në institucionet shtetërore. Sot Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, njoftoi për hapin e parë drejt shfuqizimit të Balanserit, duke kthyer përqindjen vetëm të personave rezident me çka përfaqësimi i shqiptarëve nuk do të jetë më 30%, por shkon një hap pas në 25%. Për të mos u kënaqur me kaq i njëjti paralajmëron edhe ndryshime ligjore për shfuqizim të plotë të këtij mekanizmi…
Censi i vitit 2023 i cili u publikua sot, tregoi ndryshimet e mëdha demografike të popullsisë së Shqipërisë. Një prej komuniteteve me rënien më të madhe, paraqitet pakica maqedonase, transmeton portali Albeu.com. Kështu në të gjithë Shqipërinë, maqedonas janë vetdeklaruar vetëm 2281 persona. Sipas regjistrimit të vitit 2011, numri i maqedonasve ka qenë 5,512. Ata jetojnë në nëntë fshatra rreth liqenit të Prespës në Korçë, e njohur si komuna e Pustecit, si dhe në disa fshatra të tjera në në rajonin e Gollobordës në rrethin e Dibrës. Ndërkohë, Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian ka reaguar në lidhje me…
Drejtoria për punë hidrometeorologjike ka paralajmëruar edhe për sot mot me vranësira reshje të shiut dhe erë. Përgjatë rajonit të Vardarit, moti do të jetë me erë të fortë veriore. Në orët e pasdites pritet shi i rrëmbyeshëm dhe bubullima të kohëpaskohshme, posaçërisht në pjesët lindore të vendit, ku parashikohet që reshjet e shiut të jenë në formë të stuhisë që do të zgjasë shkurt. Temperatura maksimale do të jenë në interval prej 26 deri më 33 shkallë. Në Shkup, moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me erë mesatare veriore. Në orët e pasdites, në disa pjesë të…
Drejtoreshë e re e Drejtorisë së të Ardhurave Publike është Elena Petrova, ndërsa drejtor i Drejtorisë së doganave është emëruar Boban Nikollovski. Për zgjidhjet e reja kadrovike në këto institucione është vendosur në seancën e sotme të qeverisë. Petrova ka kryer postin e zëvendësministres plotësuese të Financave në Qeverinë teknike. Ajo është ekonomiste e diplomuar me mbi 25 vite përvojë në Drejtorinë e të Ardhurave Publike, ku ka qenë në poste drejtuese, përfshirë edhe atë si udhëheqëse e Drejtorisë së tatimpaguesve të mëdhenj. Nga Pres shërbimi i qeverisë bëjnë me dije se ajo ka marrë pjesë aktive në disa Këshilla…
Nga data 21 deri 27 qershor janë raportuar 40 raste të reja me kollën e mirë, një më pak krahasuar me shtatë ditshin e mëparshëm. Nga rastet e reja, 11 janë shtruar në spital, njoftoi drejtori i Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), Shaban Memeti. “Sa i përket shpërndarjes gjeografike, shumica e rasteve janë raportuar në Shkup – 27 ose 67,5 për qind. Tetë raste janë raportuar edhe nga Manastiri, tre nga Tetova dhe dy raste të reja nga Resnja. Mosha e pacientëve sillet nga një muaj deri në 42 vjeç, ndërsa numri më i madh i rasteve janë nga grupmosha…
Kryeministri i Greqisë, Kiriakos Micotakis dje në Këshillin e Evropës ka njoftuar kolegët e tij për shkeljen e Marrëveshjes së Prespës nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski dhe nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova, përcjell TV21. Pas Samitit të Unionit në Bruksel, në një dalje për media Micotakis fol edhe për marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Micotakis tha se ka marrë iniciativë dhe ka informuar kolegët në Këshillin e Evropës për Maqedoninë e Veriut dhe faktin se kryeministri dhe presidentja drejtpërdrejtë e shkelin Marrëveshjen e Prespës. “Unë mora iniciativën dhe i informova kolegët e mi në Këshillin…
Kryeministri i vendit Hristijan Mickoski ka njoftuar se do të ketë rritje lineare të pensioneve për 5.000 denarë, me vendim të Qeverisë që është marrë në seancën e sotme. Mickoski shkruan se rritja e pensioneve do të bëhet në dy faza. Pagesa e parë prej 2500 denarëve do të realizohet në shtator, ndërsa e dyta po njejtë 2500 denarë do të pasojë në mars. “Në seancën e parë rritja e pensioneve për pensionistët. Jam krenare të ndaj lajmin se një premtim i bërë më shumë se 1 vit më parë po bëhet realitet. Pas fitores në zgjedhje, Qeveria e re…

