Në aeroportin e Shkupit kompania ajrore “Wizz Air” ka sjellë nervozizëm tek qytetarët pasi ka pasur vonesë 11 orë e 40 minuta linja Shkup – Dortmund, informon Klan M. Në redaksinë tonë ka arritur një video ku shihet tabela e njoftimeve ku aeroplani W6 4721 që shkon për në Dormtund do të ketë vonesë mbi 11 orë. /tvklan/
Author: Jeta almakos
Në rajonin e Tetovës, mbi 160 persona kanë paraqitur dëmet e pësuara nga reshjet e shiut. Numri më i madh i dëmeve është në bujqësi. Ndërkohë është gjetur zgjidhje për dëmshpërblimin edhe të personave që nuk i kanë mbi vete tokat bujqësore, apo që nuk kanë kontratë për shfrytëzimin e tyre. Ndërkohë për paraqitjen e dëmeve kanë mbetur edhe katër ditë. “Deri të premten pranohen ankesat për dëmet që kanë qytetarët. Deri më tani numri është 160, varësisht prej ditëve do ndryshoj edhe numri. Dëme më shumë ka fshati Shipkovicë, Xhepçisht dhe Falisht. Shumica e kërkesave është dëmshpërblim për tokë…
Ambasadori i Maqedonisë në Shqipëri, Danço Markovski, është thirrur në konsultime në Ministrinë e Punëve të Jashtme pas rezultateve të publikuara të regjistrimit të popullsisë, ku minoriteti maqedonas është përgjysmuar në krahasim me regjistrimin e mëparshëm. Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se planifikon të sqarojë mangësitë dhe mospërputhjet në procesin e regjistrimit. “Për shkak të urgjencës së çështjes, presim që gjatë kësaj jave të zhvillohen konsultimet dhe publiku të njoftohet me kohë për të gjitha detajet shtesë”, thonë nga MPJ. Shoqatat maqedonase nuk i pranojnë rezultatet e regjistrimit. Ata thonë se minoriteti maqedonas ishte nën presionin e shoqatave bullgare…
Arben Taravari nga koalicioni VLEN, sot ka komentuar deklaratat e kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i cili i pyeti këta të fundit se nëse oreksi për pushtet, oreksi për rahati, apo çka tjetër u shtyri që të “gabojnë” e të hyjnë në qeveri. Taravari tha se oreks për pushtet ka pasur pikërishtë vet Ali Ahmeti, pasi ka qëndruar për 22 vjet në pushtet, ndërkohë që i uroi të jenë opozitë konstruktive dhe siç tha, do të maten në zgjedhjet lokale të vitit 2025. ARBEN TARAVARI, KOALICIONI VLEN “Nëse ka pasur dikush oreks për pushtet, është padyshim Ali…
Venko Filipçe i cili po vjen në krye të LSDM-së do të ketë detyrë shumë të vështirë, jo vetëm që do të ballafaqohet me dyshimet e anëtarëve për zgjedhjen e tij që kaloi me përkrahje të drejtpërdrejtë nga ish kryetari Zoran Zaev por edhe me atë se ai vetëm i ka zbatuar urdhrat e tij. Pozita e këtillë do të paraqet peshë shtesë në përpjekjet që t’i konsolidojë anëtarët që janë të përçarë. Filipçe në fjalimin e tij dje pas procesit zgjedhor tha se qëllimi i tij është që t’i përforcojë parimet e bashkimit, miqësisë, respektit të ndërsjellë mes anëtarëve…
Agjencia e Inteligjencës dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare do të bashkohen dhe do të funksionojnë si një agjenci, njoftoi sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për planin e qeverisë së re për shërbimet e inteligjencës, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Agjencia e Inteligjencës dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare do të shkrihen dhe do të bashkohen në një agjenci dhe mund të them se do të jetë një proces që do të zgjasë disa muaj. Pres që të përfundojë me sukses në Kuvend”, tha Mickoski. Ky lloj bashkimi i shërbimeve është bërë nga shumë vende që janë vende anëtare…
Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov ka realizuar takim me ambasadoren e SHBA-ve, Angela Aggeler me të cilën biseduan për zbatimin e reformave, forcimin e luftës kundër korrupsionit, gjendjen në gjykata dhe sigurimin e kushteve për zbatimin e aktiviteteve pa pengesa. Ambasadorja Aggeler i dëshiron punë të suksesshme Filkovit dhe pret realizimin e agjendës së reformave. Ministri i Drejtësisë, Igor Filkov deklaroi se ndryshimet duhet të realizohen sepse qytetarët presin rezultate.
Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski, duke thënë se ka mjaftuar vetëm një deklaratë e Ali Ahmetit që, sipas tij, të “tërbohen Mickovski dhe Kumbara i shkeljes së legjitimitetit të shqiptarëve, koalicionit të të dyjave listave të VMRO-s, VMRO-VLEN, Taravari”. “BDI gjatë gjithë veprimtarisë politike ka mbrojtur karakterin unitar të shtetit duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet pozitive në vend. BDI nuk i ndanë shqiptarët, por gjithmonë ka bërë thirrje për #BASHKIM e jo për vazalitet të shqiptarëve ndaj asnje force politike në vend, vazalë si sot që janë VLEN-i, turpi i politikës shqiptare.…
Me fillimin e vitit shkollor 2024/2025, të gjithë nxënësit e shkollave fillore komunale në territorin e komunës së Gazi Babës do të marrin uniformë falas. Ky projekt filloi të realizohet në komunën e Gazi Babës me ardhjen time si kryetar i komunës, i cili e realizoi premtimin që dhashë gjatë zgjedhjeve, se të gjithë nxënësit do të kenë uniforma falas. Me zbatimin e këtij projekti zvogëlohen dallimet sociale që ekzistojnë në çdo shoqëri dhe arrihet një ndjenjë barazie mes fëmijëve, pa përçarje dhe dallime mes tyre në mënyrën e veshjes dhe në të njëjtën kohë shpenzimet e prindërve. e nxënësve…
Nuk ka kohë për festë, duhet të nisim menjëherë me punë e cila do të bazohet në parime, me të cilat janë e sigurt se Lidhja Socialdemokrate e LSDM-së do të fitojë. Kështu është shprejur lideri i ri i LSDM, Venko Filipçe në paraqitjen e tij të parë pasi u kumtua se ai do të udhëheqë me socialdemokratët, transmeton TV21. “Tash është koha për ripërtëritjen e LSDM-së dhe për shumë punë. Nuk ka kohë për festim. Vijon periudhë për riorganizim, sipas premtimeve të mija me të cilat jam i sigurt se LSDM-ja do të fitojë”, tha Filipçe. “LSDM-ja do të…
Ministri i Ekonomisë dhe Punës nga Lëvizja BESA, Besar Durmishi përmes një postimi në facebook ka reaguar ndaj një deklarate të kreut të BDI-së, Ali Ahmeti. Ja postimi i tij: Paska folur përsëri Ali Ahmeti, edhe atë përsëri mbi legjitimitetin e shqiptarëve. Paska folur edhe për oreks, për oreks që nuk u ngopën për 22 vjet me pushtet, dhe përsëri kanë oreks! BDI gjatë kësaj periudhe me oreksin më të madh ka lutur VMRO-në që ta merr në qeveri pa asnjë kusht, pa kryeparlamentar dhe me vetëm 4 ministri. BDI oreksin e ka të jetë në pushtet dhe as që…
Gastronomët në Strugë dhe Ohër edhe këtë verë do të plotësojnë mungesën e stafit me shkollarë dhe pensionistë, pasi vetëm një pjesë e vogël e mijëra punëtorëve të huaj të paralajmëruar nga Nepali dhe Bangladeshi për momentin punojnë në rivierë. Disa, megjithëse me pritshmëri të larta, u larguan para kohe për në destinacione të tjera në të gjithë Evropën Perëndimore. Papraniku shprehet se zgjidhja nuk është angazhimi i punëtorëve që nuk e njohin gjuhën dhe do ta kenë të vështirë të përshtaten në mjedisin. “U përpoqëm të merrnim staf nga agjencitë që sjellin punëtorë nga Filipinet, Nepali, jemi munduar që…

