Author: Jeta almakos

Pasi Maksim Dimitrievksi komentoi flamurin shqiptar në mbledhjen e VLEN ku edhe tha se nëse vazhdon kështu, ZNAM do të dalë nga qeveria, ka reaguar Krenar Lloga nga Aleanca për Shqiptarët, përcjell TV21. Lloga tha se askush nuk mund t’ua ndalojë shqiptarëve ta përdorin flamurin kombëtar, ndërsa për Dimitrievskin, tha se mund të lejojë ose të ndalojë flamuj në shtëpinë e tij private. “Askush nuk mund t’ua ndalojë qytetarëve shqiptarë të RMV-së përdorimin e flamurit të tyre kombëtar e aq më pak Dimitrievski, ai mund të lejojë ose të ndalojë flamuj në shtëpinë e tij private. Qeveria është shtëpia e…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot tha se ndarja e pozicioneve brenda qeverisë ka përfunduar dhe pritet që të bëhet emrimi i funksionarëve. “Sa i përket pozicionimit të VLEN-it brenda qeverisë dhe ndarjes së pozicioneve brenda VLEN-it jemi në përfundim e sipër, dhe nga kjo mbledhje e qeverisë mund të nis emërimi i kuadrove të VLEN-it në qeverinë e ardhshme”, tha Kasami. I pyetur se si e komenton deklaratën e Dimitrievskit se nuk mund të vendoset flamuri shqiptar në qeveri, Kasami u përgjigj se nuk është Dimitrievski ai i cili përcakton se kur dhe si do të përdoret…

Lexo më Shumë

Era e fortë në Shkup ka bërë që të rrëzohet një dru afër “Universitetit Europian” në Shkup. Druri i rrëzuar ka rënë mbi një grua. Në terren kanë intervenuar zjarrfikësit, të cilët kanë arritur ta largojnë drurin dhe me ndihmë të shpejtë guraja është dërguar në spital.

Lexo më Shumë

Java e përvjetorit dhe vera kulturore në Kisella Vodë nis nga e mërkura me të ftuar të shumtë Kryetari Orce Gjorgjievski mbajti konferencë për media kushtuar ditëlindjes së 69-të të komunës së Kisella Vodës, si dhe verës tradicionale kulturore. Nën sloganin “69 vjet Kisela Voda, zemra e guximshme e qytetit”, fillon të mërkurën java e ditëlindjes, e cila do të shënohet nga një sërë ngjarjesh – nga projektet kapitale të infrastrukturës e deri te ngjarjet muzikore dhe kulturore. Nga data 26 deri më 29 qershor publiku do të mund të shohë Lambe Alabakovskin, Ognen Zdravkovskin, Bojana Skenderovskin, Mile Kuzmanovskin, Aleksandar…

Lexo më Shumë

Të bashkohemi dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin kur jemi në vështirësi – ka dërguar mesazh kryetari i BNJVL-së, Orce Gjorgjievski, i cili pas sanimit të pasojave nga stuhia në Kisella Vodë së bashku me ekipet e komunës u nis për në rajonin e Tetovës. Ai informoi se menjëherë iu është përgjigjur kërkesave të kryetarëve të komunave të Jegunovcit dhe Tetovës të cilët kanë kërkuar ndihmë dhe kanë organizuar makina për nxjerrjen e ujit. Ai pati biseda telefonike edhe me të gjithë kryetarët e komunave në komunat e të cilëve stuhia shkaktoi dëme të mëdha. Ai u bëri thirrje të gjithë…

Lexo më Shumë

Vauçerë për kampe sportive për volejbollistet dhe hendbollistet më të mirë nga shkollat e Kisella Vodës Volejbollistet nga SHMK “Partenija Zografski” dhe hendbollistet e SHMK “Kuzman Shapkarev”, fitues në ligën sportive komunale, vizituan Komunën e Kisella Vodës. Ata patën një takim me kryetarin Orce Gjorgjievski, nga i cili morën vauçerë për kampin veror sportiv që do të mbahet në Ohër. Në prani të mësuesve të tyre të edukatës fizike, të cilët janë edhe trajnerë të tyre, Tamara Stojanova, si dhe Blagoja Keçovski dhe Dejan Apostolovski, si dhe kryetarit të Shoqatës së Sporteve shkollore Dejan Stoimanovski, sportistët e rinj ndanë disa…

Lexo më Shumë

Aktori Adem Karaga nëpërmjet një shkrimi në Facebook ka njoftuar se është dorëhequr nga posti i drejtorit të Teatrit Shqiptar të Shkupit. Nuk zbulon arsyet se pse jep dorëheqje, por bëri të ditur se beson se ia ka arritur qëllimit për të cilin e ka marrë këtë post – të jetë strofull frymëzimi, lirie, krijimtarie dhe guximi. Më tej bëri të ditur se m këtë vendim “nuk është duke i ndarë rrugët, sepse teatri do të vazhdojë të jetë shtëpia e tij amë”. Andaj, përfundoi duke thënë se me këtë njoftim dëshiron të thotë mirëupafshim, dhe jo lamtumirë. Njoftimi i…

Lexo më Shumë

Kryetari i ri i zgjedhur i LSDM-së, Venko Filipçe thotë se politikat e LSDM-së kurrë nuk do të ndërtohen nga një grup i vogël njerëzish. Filipçe në Top Tema potencoi se LSDM-në do ta udhëheq me të gjithë integritetin personal, pasi që siç tha përgjegjësia është e tij. Më tej Filipçe theksoi se zgjedhje e tij në krye të LSDM-së është legjitime dhe legale, dhe se është konfirmuar edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ndërkaq kryetari i ri i LSDM-së Venko Filipçe paralajmëroi shumë punë dhe rikthimin e partisë fituese.

Lexo më Shumë

Alpinisti shqiptar nga Peshkopia, Izet Shulku dhe shoqëria e tij kanë hequr këtë fundjavë flamurin maqedonas nga maja e Korabit të Madh dhe kanë ngritur atë shqiptar. “Korbai është në Shqipëri dhe nuk ka vend për flamurin maqedonas”, ka shkruar Shulku në profilin e tij në Facebook dhe ka postuar videon. Në majën e Korabit, i cili i përket Parkut Kombëtar të Mavrovës, ka një tabelë informative me një afishe të shkruar në gjuhën maqedonase me lartësinë në majë – 2764 metra dhe se vargmalet e Korabit janë në dy shtete, Maqedoni dhe Shqipëri. Por Shulku e grisi edhe mbishkrimin…

Lexo më Shumë

Kryetari i ASH-së dhe ministri i Shëndetësisë i RMV-së, Arben Taravari ka marrë pjesë në Forumin Rajonal “Ballkani dhe sfidat gjeopolitike të së sotmes dhe së ardhmes”, i cili është mbajtur në Tiranë. Së bashku me Taravarin në Forum kanë qenë pjesëmarrës disa nga ish -presidentët e rajonit, në mesin e tyre ish -presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ish- presidenti kroat Stjepan Mesiq, Milo Gjukanoviq, ish- presindet i Malit të Zi, ish -presidneti i Kosovës Fetmir Sejdiu, ish- kryeministri turk Ahmet Dautoglu si dhe Sergjan Kerim, ish -kryetari i Asamblesë së Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara dhe ish…

Lexo më Shumë

Në Forumin Rajonal “Ballkani dhe sfidat gjeopolitike të së sotmes dhe së ardhmes”Presidenti i PL-së, Ilir Meta, ka vënë në pah gjendjen e rëndë politike në Shqipëri, si pasojë e drejtësisë së dirigjuar nga kryeministri Edi Rama. Gjatë fjalës së tij, Meta ka theksuar se Në Shqipëri për herë të parë burgoset politikisht një eurodeputet, ndërsa lideri i PD është i izoluar politik. Meta: Ndërkohë në nivel global, vërehet se demokracitë tkurren ndërsa rritet numri i vendeve autokratike. Ka një ndërlidhje të qartë mes regjimeve hibride dhe kërcënimit që ato përbëjnë në mjedisin e sigurisë. Për shembull, mjafton të shohësh…

Lexo më Shumë

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka hedhur akuza të rënda, kësaj here jo në drejtim, të kundërshtarit të tij kryesor, Edi Rama, por ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian. Duke folur, në Forumin Rajonal “Ballkani dhe sfidat gjeopolitike të së sotmes dhe së ardhmes”, Meta tha se BE dhe SHBA do duhet të ngrenë më fort zërin, të kenë një llogaridhënie më të madhe, që të mos humbasin besimin e qytetarëve. Sipas tij, autoriteti i BE dhe SHBA është cenuar nga marrëdhëniet korruptive që kanë ndërtuar liderët autokratë me zyrtarë të lartë të caktuar. Si…

Lexo më Shumë