Të bashkohemi dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin kur jemi në vështirësi – ka dërguar mesazh kryetari i BNJVL-së, Orce Gjorgjievski, i cili pas sanimit të pasojave nga stuhia në Kisella Vodë së bashku me ekipet e komunës u nis për në rajonin e Tetovës.
Ai informoi se menjëherë iu është përgjigjur kërkesave të kryetarëve të komunave të Jegunovcit dhe Tetovës të cilët kanë kërkuar ndihmë dhe kanë organizuar makina për nxjerrjen e ujit. Ai pati biseda telefonike edhe me të gjithë kryetarët e komunave në komunat e të cilëve stuhia shkaktoi dëme të mëdha. Ai u bëri thirrje të gjithë kolegëve të pushtetit vendor që të ndihmojnë aty ku ka nevojë.
Së bashku do ta kalojmë këtë, tha kryetari i BNJVL-së, Orce Gjorgjievski.


