Author: Jeta almakos

Ministri i shëndetësisë, Arben Taravari, ka emëruar 12 ushtrues detyre drejtorë të rinj mjekësorë në këto institucione shëndetësore publike. Siç njoftojnë nga MSH, ud. drejtorë në spitalin e Gostivarit është emëruar mjeku Argjent Muça. Në klinikat e dhe institutet tjera janë emëruar këto drejtorë: Klinika universitare për vesh, hundë dhe fyt – d-r Igor Kamshikoski Klinika universitare për dermatologji – d-r Katerina Damevska Instituti universitar për radiologji – d-r Sonja Nikollova Klinika universitare për gjinekologji dhe obstetrikë – d-r Irena Aleksioska Papastiev Klinika universitare për endokrinologji ,diabet dhe çregullime metabolike – d-r Taner Hasan Klinika universitare për psikiatri – d-r…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski kritikon ambasadorët e jashtëm në vend se po përzihen në punët e brendshme të shtetit. Referuar deklaratave të ambasadorëve të SHBA-ve dhe të BE-së se nuk duhet të pezullohen Këshilli Gjyqësor dhe ai i Prokurorëve, Mickoski porosit që nëse ata kanë një zgjidhje më të mirë, le ta tregojnë dhe se është i gatshëm ta bisedoj me ata, ne mënyrë që siç tha të përmirësohet përqindja e ulët e besimit në gjyqësor. Hristijan Mickoski, kryeministër “Tashmë është bërë praktikë që ambasadorët të përzihen në punët e brendshme të shtetit. Në të njëjtën kohë, po ata thonë se…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi ka komentuar deklaratat e kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili sot gjatë ditës deklaroi se ambasadorët po përzihet në punët e brendshme të shtetit. Ademi tha se VLEN të dehur dhe duke shijuar ato pak poste që i kanë në qeveri si jolegjitim, nuk po guxojnë të thojnë asnjë fjalë. “Të dehur duke i shijuar ato pak poste si jolegjitim në Qeveri, nuk guxojnë ta thonë as edhe një fjalë lidhur me “shuplakat” që mori kjo Qeveri që në javët e para nga përfaqësuesit diplomatik më të rëndësishëm në vend, respektivisht ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së,…

Lexo më Shumë

Organizata Humanitare “Kalliri i Mirësisë”, me përkrahje nga organizata ndërkombëtare “Islamic Relief”, kanë bërë hapjen solemne sot të projektit “Youth ICT and Startup Hub” ku 30 të rinj nga mosha 17 deri në 25 vjeç, do të ndjekin trajnime në “Infotech” në Shkup, ku do të aftësohen me njohuri në shkencat kompjuterike në dy fusha kryesore: fushën e rrjetave dhe fushën e zhvillimit të web faqeve dhe aplikacioneve në nivel profesional. Trajnimi i ndarë në dy grupe nga 15 nxënës do të zgjasë 18 muaj. Kryetari i Organizatës Humanitare “Kalliri i Mirësisës”, Nexhati Lika, theksoi se për 33 vје të…

Lexo më Shumë

Në bazë të Ligjit të Punëve të Jashtme, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e thirri në konsultime ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Romë, Vesel Memedi, konfirmuan nga Ministria. Siç shtojnë nga aty, data e takimit me ministrin do të konfirmohet më tej. Memedi në shkurt të këtij viti u dërgoi letër autoriteteve italiane, me të cilën i informoi se dokumentet për udhëtim me emrin Republika e Maqedonisë nga data 12.02.2024 janë të pavlefshme. VMRO-DPMNE atëherë doli me reagim se Memedi “vetë ka marrë hapa me të cilët i ka dëmtuar qytetarët e Maqedonisë…

Lexo më Shumë

Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska – Davkova në urimin drejtuar presidentit të SHBA-së, Xho Bajden (Joe Biden), me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në emër të qytetarëve të Maqedonisë dhe në emrin e saj personal dërgoi urime për prosperitetin dhe zhvillimin e gjithanshëm të SHBA-së dhe, siç shkruante ai, “për mirëqenien e popullit mik amerikan”. “Këtë 4 korrik, qytetarët amerikanë festojnë 248 vjetorin e miratimit të Deklaratës së Pavarësisë dhe i festojnë parimet e lirisë dhe barazisë, të cilat janë të përfshira në këtë dokument, i cili është një frymëzim për shumë popuj të…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski akuzoi qeverinë LSDM-BDI se ka lënë hapësirë që propaganda bullgare të operojë te maqedonasit në Shqipëri, përcjell TV21. Mickoski thotë se në Shqipëri ka shumë më shumë qytetarë që janë deklaruar si bullgarë, ndërsa pyet nëse Bullgaria do t’i vendos kusht edhe Shqipërisë që ky popull të vendoset në Preambulë të Kushtetutës. “…për maqedonasit në Shqipëri, shumë shpejtë unë do të doja t’i vizitoja, dhe do të shkojë t’i vizitojë, dua ta rikthejë besimin. Më vjen keq që qeveria e kaluar e LSDM-së dhe BDI-së kështu sillej dhe la hapësirë që propaganda e huaj të jetë aktive…

Lexo më Shumë

Në Ministrinë e Ekonomisë do të kryhet revizion që nga viti 2015 e këndej për të parë se si ka punuar pushteti paraprak. Këtë mes tjerash sot e njoftoi ministri i ri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, raporton Portalb.mk. “Do të parashtrojmë kërkesë në Entin Shtetëror të Revizionit për revizion të plotë të funksionimit të Ministrisë së Ekonomisë duke filluar nga viti 2015, kur është kryer për herë të fundit revizion i plotë i funksionimit të Ministrisë nga Enti Shtetëror i Revizionit. Qëllimi i këtij revizioni është që ne, por edhe i gjithë opinioni të shohim se si është…

Lexo më Shumë

Me propozim të kryetarit Bilall Kasami dhe vendim të Ministrit për politikë sociale, demografi dhe rini Fatmir Limani është ngarkuar detyra e Sekretarit Shtetëror në Ministrinë për politikë sociale, demografi dhe rini. “Duke pasur parasysh rëndësinë dhe peshën e këtij institucioni, si dhe sferat të cilat mbulon siç janë: mbrojtja sociale, mbrojtja dhe të drejtat e fëmijëve, barazia gjinore, demografia dhe rinia, padyshim se ky pozicion për mua paraqet një sfidë të jashtzakonshme dhe mundësi për të kontribuar në drejtim të ndërtimit dhe avancimit të këtij institucioni me qëllim të rritjes së produktivitet dhe cilësisë së shërbimeve nga sferat të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, realizoi takim me ambasadorin spanjoll, SH.T. Hose Luis Lozano Garsia, njoftojnë nga shtypi i Kuvendit të RMV-së. Gashi, theksojnë nga atje, u shpreh i kënaqur për vizitën dhe mbështetjen që vendi ynë e merr nga Mbretëria e Spanjës në procesin e integrimit evropian. “Themelimi i vazhdueshëm i Grupit Parlamentar për Bashkëpunim me Parlamentin e Mbretërisë së Spanjës kontribuon në zhvillimin e marrëdhënieve të përgjithshme ndërmjet të dy vendeve tona. Po ashtu, Gashi falënderoi për Programin e Trajnimit Profesional për nëpunësit e Kuvendit tonë në Parlamentin e Spanjës, i cili organizohet çdo vit. Në këtë kontekst,…

Lexo më Shumë

Ministritë dhe komunat në RMV, janë të zhytura në korrupsion. Këtë e tregon raporti i fundit i qendrës për komunikime civile. Sipas QKC-së asnjë ministri apo komunë në vend nuk ka nivel të lartë të mbrojtjes nga korrupsioni në furnizimet publike. QKC ka publikuar renditjen e Qeverisë, ministrive dhe komunave sipas 32 treguesve për performancën kundër korrupsionit në furnizimet publike. QENDRA PËR KOMUNIKIME CIVILE “Asnjë institucion i vetëm nuk është në zonën e gjelbërt, të mbrojtjes së lartë ndaj korrupsionit, me një performancë antikorrupsion me mbi 80 %.  Katër ministri dhe 43 komuna gjenden në zonën e kuqe, gjegjësisht furnizimet…

Lexo më Shumë

Venko Filipçe e mori funksionin e kryetarit të Lidhjes socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM) nga paraardhësi i tij, Dimitar Kovaçevski sot në selinë e partisë. LSDM informoi se Kovaçevski ia ka uruar zgjedhjen dhe i ka dëshiruar “sukses të mëtutjeshëm në punë dhe ndërtim të sërishëm të LSDM-së fituese”. Filipçe u falënderua për urimet dhe për angazhimin e Kovaçevskit gjatë viteve të kaluara si kryetar i partisë dhe si kryetar i Qeverisë. Siç kumtuan nga partia, kryetari i sapozgjehdur theksoi se “pason periudha e punës së shumtë, bashkimit dhe reformës së LSDM-së”. “Procesi nuk do të jetë as i shpejtë as…

Lexo më Shumë