Ish Kampioni i Europian në karate, Berat Jakupi është zgjedhur nënkryetar i Aleancës për Shqiptarët Lajmi e ka publikuar në fejsbuk vet ai, duke dashur që përmes politikës t’a ndihmojë sportin. “Të dashur miq dhe mbështetës Me nderim dhe përulësi, dua t’ju njoftoj se sot kam marrë besimin për të shërbyer si Nënkryetar i Aleancës për Shqiptarët. Ky është një moment i rëndësishëm për mua dhe për gjithë ekipin tonë, dhe jam thellësisht i përkushtuar për të punuar për të mirën e popullit tonë. Falënderoj të gjithë ata që kanë treguar besimin dhe mbështetjen e tyre në këtë proces. Së…
Author: Jeta almakos
Moti shumë i nxehtë tashmë ka përfshirë gjithë vendin, me temperatura që u shënuan në 36 gradë Celsius. Nga Enti hidrometeorologjik thanë se temperaturat do të rriten edhe për disa grade në ditët në vijim, posaçërisht në pjesët jugore të vendit, duke paralajmëruar edhe nivelin 41 gradë. Gjatë këtyre ditëve qytetarët kërkojnë mënyra të ndryshme për t’iu shmangur diellit dhe eksppozimit në të. Shumë prej tyre, që I ndeshëm në rrugë për shkak të punëve të përditshme në të nxehtë, u ankuan se Shkupit i mungojnë shumë ambiente freskuese, madhe edhe ajri i kondicionuar në transportin publik. “Për t’u freskuar…
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka thirrur mbledhje të përgjithshme të partisë për 13 korrik, përcjell TV21. Ahmeti në Gostivar do të mbledhë këshillat vendorë, degët dhe forumin rinor, por edhe organet partiake në nivelin qendror.
Kryeministri Hristijan Mickoski, ka njoftuar se gjatë vizitës së tij në SHBA ka realizuar takim edhe me Richard Grenellin, i cili ka qenë i dërguar i posaçëm i administratës së Donald Trampit për Ballkanin Perëndimor. “Një darkë e frytshme dhe miqësore me Richard Grenell, një diplomat amerikan, ish-drejtor i shërbimit inteligjent amerikan dhe një ekspert i mirë i situatës në Ballkan. Ekonomia, energjetika dhe sundimi i ligjit, tema për thellimin e bashkëpunimit”, ka shkruar Mickoski.
Shtyhet gjykimi ndaj kreut të Strugës Ramiz Merko për veprat penale që kanë të bëjnë me blerjen e veturës luksoze Audi A6 me vlerë 70,000 euro, dhe tre automjeteve të tjera për nevoja komunale me vlerë prej 114,000 euro. Në seancën e sotme gjyqësore, mbrojtja kërkoi që të hiqet propozimi i aktakuzës për këtë vepër, për shkak se është vjetërsuar, gjegjësisht kanë kaluar 5 vjet nga koha e kryerjes së veprimit. “Në përkthim, kjo aktakuzë nuk duhet të kishte përjetuar një gjykim, as mënyrën e zhvillimit të një procedure aktive gjyqësore në të cilën do të ndërmerren ndonjë veprim nga…
Arben Taravari nga koalicioni VLEN, konfirmoi që Garip Kaba do të jetë zëvendësdrejtor i ri i Doganave, ndërkaq për propozimet tjera pritet që qeveria të vendos gjatë javës që vjen. Taravari, gjithashtu njofton se seanca kuvendore për zgjedhjen e zëvendësministrave pritet të mbahet më 21 apo 22 korrik. “Zotëri Kaba kaloi në kryesi të partisë do të jetë zëvendësdrejtor i Doganave të Republikës së Maqedonisë. Këtë javë, nëse kemi mbledhje të Qeverisë mbi gjysma e drejtorëve të VLEN-it do të emërohen. Kurse, zëvendësministrat me sa e di, më 21-22 korrik, mbahet seanca ku do të emërohen zëvendësministrat në të gjitha…
Aktivitetet intensive të Bullgarisë kontribuan që një pjesë e popullsisë në Shqipëri të deklarohen si bullgarë në regjistrim, thotë drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Apostol Simovski. Në regjistrimin e popullsisë në Shqipëri, numri i bullgarëve të regjistruar është rreth 8 mijë, për dallim nga maqedonasit, të cilët janë rreth 2300 nëse merren parasysh rezultatet e regjistrimit paraprak, në vitin 2011 ishin rreth 5500 maqedonas. “Në atë periudhë para regjistrimit kur u shpall, ka pasur një aktivitet shumë intensiv, si të them, shumë i fortë i shtetit bullgar për të agjituar, blerë, ofruar mundësi për nënshtetësi që fatkeqësisht për arsye…
Prej nga e meritonin këtë plaçkitje. Një punëtor me 45 vite stazh nuk mund të marrë një apanazh të tillë. Ata duhet të kthehen në punën e tyre të mëparshme. Fatkeqësisht, një mandat i një deputeti është i barabartë me një jetë të një punëtori, keto jane disa nga komentet e qytetareve, te revolutar nga vendimi I Kuvedit që miratoi kërkesat për apanzah për funksioner zyrtat të qeverisë së kaluar, të cilët në 12 muajt e ardhshëm do të marrin pagë shtetërore prej 1500 deri në 2000 euro, varësisht nga pozita që kanë mbajtur. Naim Bajrami, një prej ish-funksionarëve që…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, ka deklaruar sot se koalicioni VLEN do të ketë përfaqësuesin e vet në Samitin e NATO-s. Taravari tha se Afrim Gashi do të merr pjesë në Samitin e NATO-së. “Në Samitin e NATO-s merr pjesë kryetari Parlamentit, si përfaqësues i VLEN-it, ai me sa e di sot në mëngjes ka udhëtuar për atje, kështu që kemi përfaqësues të VLEN-it, i cili është në Samitin e NATO-s në Uashington”, deklaroi Taravari.
Nga 608 delegatë të pranishëm nga gjithsej 650, në Konventën e dytë të Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët (FRASH), me votë unanime, Yllka Nuredini u zgjodh Kryetare e Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët. Paraprakisht, delegatët miratuan rregulloren e punës së Konventës si dhe miratuan rregulloren e FRASH-it me mbështetje të gjithë delegatëve të pranishëm. Rinistëve në Konventën e sotshme, iu drejtua me fjalë përshëndetëse kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari. Taravari theksoi se nuk ka kaluar shumë kohë që kemi fituar zgjedhjet dhe e dini se ju Rinista keni qenë benzina e makinës së Ndryshimit. “Ndryshimi është…
Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti ka kritikuar qeverinë e re, pasi sipas tij, në Samitin e NATO-s në SHBA, në delegacionin e Maqedonisë së Veriut, nuk ka asnjë shqiptar. “Hristijan Mickovski, Timcho Mucunski, Pançe Toshkovski dhe Vllado Misajlovski pjesmarrës në samitin e NATO-s në Washington, ndërsa hizmeqarët si zv.kryeministri që nuk është i parë Izet Mexhiti (xhentellmen) dhe Arben Taravari shijojnë vikendin nëpër shtëpitë e tyre duke i lënë shqiptarët të pa përfaqësuar në samitin e NATO-s! Kështu është kur nuk ke legjitimitet, nuk konsiderohesh aspak! Ndryshimi erdhi – zullumi erdhi!
Policia dhe Byroja për Siguri Publike kanë ndërmarrë masa për gjetjen e personit për të cilin ekziston dyshimi se është autor i mundshëm në lidhje me ngjarjen në të cilën më 07.05.2024 në Tetovë, një person i cili ka qenë në mjetin “Mercedes” ka shtënë në drejtim të mjetit “BMW” në të cilin ndodhej personi me iniciale R.T (39), i cili ka ndërruar jetë lëndimet e marra. “Me urdhër të Gjykatës Themelore të Tetovës janë kryer bastisje në tri lokacione në fshatin Gajre, nga të cilat janë sekuestruar sende që mund të jenë të dobishme për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa…

