Author: Jeta almakos

Ministria e Punëve të Brendshme ka dalë me njoftim zyrtar për vrasjen në Drebresh të Gostivarit. Bëhet e ditur se viktima është e moshës 35-vjeçare, me iniciale R.K. ndërkaq thuht se vrasja është kryer nga dy vëllezër, nga po i njëjti fshat – Debresh dhe të cilët kanë gjuajtur me armë nga vetura “Volvo” me targa të Zvicrës, “Sot, (23.07.2024) në ora 17.15 në SPB Tetovë është denoncuar se në Drebresh të Gostivarit, me armë zjarri është gjuajtur ndaj R.K.(35) nga Debreshi, kurse si të dyshuar janë vëllezërit J.B. dhe B.B. nga i njëjti fshat, të cilët kanë qenë me…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se ambasadorët evropianë nuk duhet të inatosen me kredinë e marrë nga Hungaria sepse kjo është një çështje e brendshme. “Ne do të kursejmë si shtet 120 milionë euro me kredinë nga Hungaria, në vend që të marrim kredi nga diku tjetër, me arsyetimin se interesi prej 3.25 për qind është shumë më i ulët se interesi që do të merrej nga huadhënësit e tjerë”, tha kryeministri Hristian Mickoski në “Top Tema”. Nga ana tjetër, i pyetur nëse ambasadorët evropianë nuk i janë inatosur për miqësinë me Orbanin, ai thotë se është çështje e brendshme e…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzim penal kundër nipërve të Ali Ahmetit, Drin Ahmetit dhe Besian Ahmetit, por edhe personave tjerë, për shkak të dyshimeve për keqpërdorim të koncesionit për një minierë në afërsi të Kërçovës, raporton Kanal5. Përveç Drin Ahmetit, i cili është menaxher i kompanisë nga Kërçova nga viti 2017 e deri më tani, në raport për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” është edhe vëllai i tij Besian Ahmeti, i cili ishte menaxher i kompanisë nga viti 2008 deri në vitin 2017. “Kallëzim penal ndaj 26 vjeçari D.A. dhe 34 vjeçarit B.A. nga Kërçova, për…

Lexo më Shumë

Vazhdojnë përplasjet mes opozitës dhe pushtetit për haxhimet e delegacionit të qeverisë në Samitin e NATOS në Uashington. Nga opozita kërkojnë lloari dhe të bëhen publike harxhimet, pshteti I sheh sit ë aryeshme mjetet e shenzuara. Partia opozitare LSDM akuzon partinë në pushtet VMRO-DPMNE-në se po keqëpërdor paratë e takaspaguesve të RMV-së duke realizuar udhëtime luksoze të Mickoskit dhe ministrave të tij, me klasë biznesi dhe bileta gati 20 mijë euro. Ata thonë se Qeveria është e obliguar t’i publikojë të gjitha shpenzimet për udhëtimet skandaloze të Mickoskit dhe ministrave të tij sepse i paguajnë qytetarët. ”Ekstravaganca e Mickoskit dhe…

Lexo më Shumë

Në periudhën prej 16 deri më 19 korrik, ekipet inspektuese të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë kanë kryer kontrolle të jashtëzakonshme të përforcuara në objektet dhe operatorët ushqimorë në qendrat turistike të Dojranit, Ohrit, Strugës dhe Prespës, në të cilat janë përfshirë 112 objekte. Prej tyre 54 janë dënuar me gjobë dhe 8 kanë marrë ndalesë nga puna. Nga AUV-ja thonë se me kontrollet u konstatua mosplotësim i kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta higjienike në të gjitha fazat e prodhimit, përpunimit dhe shpërndarjes së ushqimeve, si dhe ushqimeve me afat të skaduar përdorimi dhe shitja e ushqimeve pa deklarim dhe etiketim.…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski merr pagë prej 140.450 denarë, gjegjësisht rreth 2.280 euro. Zvëvendëskryeministrat dhe ministrat marrin pagë neto 115.540 denarë (1870) euro, përpos ministrit për Punë të Brendshme, Pançe Toshkovski, i cili merr pagë shtesë prej 20%, pra 24.865 denarë, për shkak kryerjes së funksionit, dhe për këtë shkak rroga e tij është 140.405 denarë. Bruto rrogat për ministrat aktual janë 176 830 denarë, shumë që është për 60 mijë denarë më e madhe se neto rrogat. Sipas përllogaritjes për neto-pagat e 23 ministrave dhe kryeministrit paguajmë çdo muaj rreth 2.8 milionë denarë (46 000) euro, ndërsa për pagat e…

Lexo më Shumë

Burime të TV21 tregojnë se ekspertët ndërkombëtar që ka angazhuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim për gjetjen e zgjidhjes për “mosrespektimin e vullnetit të votuesve”, janë duke i analizuar dy modele për rregullimin e shtetit. Ai është modeli I Belgjikës dhe i Irlandës së Veriut. Po si janë këto modele? Territori i Belgjikës ndahet në tre rajone, dy prej të cilëve, rajoni Flemish dhe ai Valonia  ndahen në province. Ato ndahen sipas gjuhëve. Rajoni i tretë është Kryeqyteti i Brukselit, që nuk është as krahinë, as pjesë e një krahine. Irlanda është më ndryshe. Akti i Qeverisë së Irlandës që u…

Lexo më Shumë

Filloi ndërtimi i çerdhes së re në Trubarevë, investim në vlerë prej 19 milionë denarë. Po ndërtojmë një kopsht fëmijësh në një sipërfaqe prej 720 metrash katrorë që do të mund të kujdeset për më shumë se 60 fëmijë. Do të ndërtohen ambiente profesionale, administrative dhe teknike. Një tjetër premtim nga programi im zgjedhor po realizohet. Jam i lumtur që në dy vjet e gjysmë me punën tonë të përkushtuar arritëm t’i ndryshojmë fytyrën Gazi Babës sonë dhe t’i kthejmë qytetarëve shpresën se mund të punohet edhe në Gazi Babë! Dëshiroj të falënderoj kryeministrin Hristijan Mickoski për mbështetjen e tij,…

Lexo më Shumë

Prej më shumë se 5 orësh ekipet e NPK Gazi Baba po punojnë intensivisht në terren për të pastruar pasojat e stuhisë. Deri më tani janë pranuar 63 kallëzime dhe janë në procedim. Dëshiroj të falënderoj punonjësit e NPK Gazi Baba që punojnë me përkushtim në terren. Falënderoj qytetarët për mirëkuptimin, durimin dhe bashkëpunimin. Aktivitetet vazhdojnë edhe gjatë mbrëmjes.

Lexo më Shumë

Brendi më i njohur për produktet e shtëpisë Comodita Home, ka nisur edicionin e 5’të të festivalit madhështor të zbritjeve duke i përfshirë produktet e gjumit, kuzhinës, tryezës, udhëtimit, banjos dhe aksesorëve të ndryshëm. Nga data 9 deri më 14 Korrik, shijoni magjinë e festivalit duke u argëtuar me çmimet më të lira dhe produktet më cilësore në treg. Është momenti ideal për të kursyer më shumë se kurrë më parë, duke përfituar nga zbritjet e mëdha deri në 70% në të gjitha kategoritë e produkteve! Ejani dhe përjetoni një eksperiencë të paharrueshme blerjeje, festoni me ne dhe shijoni ofertat e…

Lexo më Shumë

Do të kërkojmë që në Marrëveshjen me “Bechtel dhe Enka” të kemi më shumë kilometra autostradë për shumën e njëjtë, paralajmëroi ministri për transport dhe lidhje, Aleksandar Nikollovski. Kjo vjen pasi që para një muaji Mickoski, atë kohë si mandatar, paralajmëroi se për projektin me “Bechtel dhe Enka” me shumë gjasa do të ketë rinegocim. Nikollovski tha se deri më tani është mbajtur një takim me përfaqësuesit e konzorciumit “Bechtel dhe Enka” ku është biseduar që të deklasifikohet marrëveshja, por nuk tregoi konkretisht çfarë është biseduar rreth ndërtimit të akseve të korridoreve 8 dhe 10D. “Mendoj se në suaza të…

Lexo më Shumë

Komunat e Shkupit janë mbuluar nga mbeturinat si kurrë më parë. Në çdo cep të qytetit shihen kosha të stërmbushura me plehra dhe mbeturina të hedhura përreth tyre. TV21 dje informoi për gjendjen ne Çair, ndërsa kryetari i kësaj komune gishtin e drejtoi te NP Higjiena Komunale. Por kjo e fundit thotë se në këtë komunë çdo ditë bëhet pastrim. Por jo vetëm në Çair, me të njëjtin problem po përballen edhe komunat tjera, si ajo e Gazi Babës, Butelit e Kisella Vodës. Kryetari i kësaj të fundit Orce Gjeorgjievski madje ka informuar se në Ndërmarrjen Publike “Higjiena Komunale” ka…

Lexo më Shumë