Author: Jeta almakos

Do të kërkojmë që në Marrëveshjen me “Bechtel dhe Enka” të kemi më shumë kilometra autostradë për shumën e njëjtë, paralajmëroi ministri për transport dhe lidhje, Aleksandar Nikollovski. Kjo vjen pasi që para një muaji Mickoski, atë kohë si mandatar, paralajmëroi se për projektin me “Bechtel dhe Enka” me shumë gjasa do të ketë rinegocim. Nikollovski tha se deri më tani është mbajtur një takim me përfaqësuesit e konzorciumit “Bechtel dhe Enka” ku është biseduar që të deklasifikohet marrëveshja, por nuk tregoi konkretisht çfarë është biseduar rreth ndërtimit të akseve të korridoreve 8 dhe 10D. “Mendoj se në suaza të…

Lexo më Shumë

Komunat e Shkupit janë mbuluar nga mbeturinat si kurrë më parë. Në çdo cep të qytetit shihen kosha të stërmbushura me plehra dhe mbeturina të hedhura përreth tyre. TV21 dje informoi për gjendjen ne Çair, ndërsa kryetari i kësaj komune gishtin e drejtoi te NP Higjiena Komunale. Por kjo e fundit thotë se në këtë komunë çdo ditë bëhet pastrim. Por jo vetëm në Çair, me të njëjtin problem po përballen edhe komunat tjera, si ajo e Gazi Babës, Butelit e Kisella Vodës. Kryetari i kësaj të fundit Orce Gjeorgjievski madje ka informuar se në Ndërmarrjen Publike “Higjiena Komunale” ka…

Lexo më Shumë

Uashington, ndërsa mbajti ligjëratë në Universitetin prestigjioz Xhon Hopkins në Baltimor ku foli për fillimin e negociatave me BE-në, duke theksuar se nuk kemi garanci për një kërkesë përfundimtare në bisedimet me Bullgarinë. “Ne nuk do të jemi të gatshëm të fillojmë negociatat nëse nuk përfshijmë në Kushtetutë disa qindra qytetarë tanë, që do të thotë se ata janë pjesë e pakicës bullgare në Maqedoni. Kush mund të na garantojë se kjo është kërkesa e fundit? Në gjykatën për të drejtat e njeriut në Strasburg, kemi 14 aktgjykime të cilat thonë se të drejtat e komunitetit maqedonas në Bullgari janë…

Lexo më Shumë

Gjykata Kushtetuese me anë të një konkluzioni paralajmëron organet shtetërore se nuk kanë të drejtë të vendosin për pensionimin e gjykatëses kushtetuese Dobrilla Kacarska. Konkluza, është miratuar njëzëri pasi që javën e kaluar, kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva dërgoi letër në Kuvend në të cilën informonte se Kacarska ka dalë në pension më 30 qershor të vitit 2022, ndërsa gjykatësja që del në pension, nuk ka të drejtë të ushtrojë funksionin e gjykatësit kushtetues dhe kjo arsyetohet me ndërprerjen e mandatit të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor. “Në pajtueshmëri me nenin 111, qartë janë të caktuara bazat për ndërprerje të…

Lexo më Shumë

Në prag të sezonit së dasmave, çmimi i një gram ari në Çarshi të Shkupit lëvizë nga 55 deri në 70 euro. Një komplet nisë nga një mijë euro e derisa të kenë buxhet klientët. Kështu shprehen artarët të cilët me vite kultivojnë këtë zanat. Për TV21, shitësit shprehen se më së shumti kërkohen kompletet si gjerdanë me byzylykë, e kush ka mundësi, merr edhe gjëra tjera. Për dallim prej para periudhës së Covidit kur bota ishte në gjendje krejt ndryshe, shitësit thonë se grami i arit është shtrenjtuar për 15 deri 25 euro. Për shitësit e arit, e rëndësishme…

Lexo më Shumë

Aderimi në NATO forcoi sigurinë tonë kombëtare, përmirësoi pozicionin tonë ndërkombëtar dhe hapi mundësi të reja për rritje dhe zhvillim ekonomik. Kështu deklaroi kreu i partisë opozitare LSDM, Venko Filipçe, me rastin e 75 vjetorit të NATO-s. Sipas tij, përmes anëtarësimit në NATO, LSDM ka konfirmuar përkushtimin e partisë për zhvillim, vlera demokratike, paqe të qëndrueshme dhe siguri. Venko Filipçe “Rruga drejt anëtarësimit në NATO nuk ishte e lehtë, kërkonte vendosmëri, vizion strategjik dhe guxim për të marrë vendime për të mirën dhe të ardhmen e qytetarëve. Socialdemokratët ndërmorën hapa vendimtarë në këtë drejtim, që me Marrëveshjen e Prespës në…

Lexo më Shumë

Kryeministri i vendit Hristijan Mickoski, i cili mbajti një ligjëratë në Universitetin prestigjioz “John Hopkins” në Baltimore, para të pranishmëve ndër të tjera foli për fillimin e negociatave tona me BE-në, duke theksuar se nuk kemi garanci për një kërkesë përfundimtare në bisedimet me Bullgarinë. “Ne nuk do të jemi të gatshëm të fillojmë negociatat nëse nuk përfshijmë në Kushtetutë disa qindra qytetarë tanë, që do të thotë se ata janë pjesë e pakicës bullgare në Maqedoni. Kush mund të na garantojë se kjo është kërkesa e fundit? Në gjykatën për të drejtat e njeriut në Strasburg kemi 14 aktgjykime…

Lexo më Shumë

Zv/kryeministri, Arben Fetai ka takuar sot ambasadorin e Kosovës në Shkup, Florina Qehajën. “Pata kënaqësinë të prisja sot në një vizitë kurtuazie, Ambasadorin e Republikës së Kosovës, Florian Qehaja, shoqëruar nga Konsulli, Xhevat Podvorica. Zhvilluam bashkëbisedim vëllazëror dhe të frytshëm, me fokus në zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve tashmë të shkëlqyera mes dy vendeve tona, me fokus në nismat e bashkëpunimit rajonal, veçanërisht Procesin e Berlinit, dhe politikat e qeverisjes së mirë. Si Zëvendës Kryeministër dhe si qeveri do të jemi çdoherë pranë Qeverisë së Kosovës, si partnerë e aleatë, për mbrojtjen e shtetesisë së Republikës së Kosovës dhe përkrahjen…

Lexo më Shumë

SHBA ofron mbështetje për shkëmbimin e përvojave dhe njohurive në fushën e energjetikës. Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, ka takuar sot ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Angela Aggeler. Në takim u diskutua për qëllimet, aktivitetet dhe projektet e ministrisë së sapoformuar. Bozhinovska theksoi rëndësinë e madhe të realizimit të investimeve të reja kapitale në fushën e energjetikës dhe harmonizimin e ligjeve ekzistuese me ato të Bashkimit Evropian në fushën e energjetikës. “Është e nevojshme të forcohet bashkëpunimi bilateral ndërmjet dy vendeve”, tha Bozhinovska, duke pasur parasysh se përcaktimi strategjik ka për qëllim forcimin e…

Lexo më Shumë

Gjendja me hapat reformues aktual dhe të planifikuar në gjyqësi, proceset eurointegruese, Strategjia për reforma në gjyqësi 2024-2028, gjendja me Këshillin Gjyqësor, burgjet, si dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ishin tema të bisedës në takimin e sotëm të ministrit të Drejtësisë Igor Filkov me shefin e delegacionit të BE-së në vend, Dejvid Gir. “Në lidhje me agjendën legjislative që duhet të zbatohet në periudhën e ardhshme, është planifikuar të hapet një debat i gjerë publik për të gjithë aktorët në të cilin do të dëgjohen mendimet e ekspertëve dhe publikut të gjerë për të arritur në zgjidhjet…

Lexo më Shumë

Nuk mbajnë akuzat e Frontit Europian! Unë do të shkojë në Londër me Mickoskin, në Bruksel Mickoski do të shkojë me Murtezanin. Kështu i është përgjigjur akuzave të Frontit Zv/kryeministri dhe njiherit edhe njëri ndër krerët e VLEN-it, Izet Mexhiti, ku këta të fundit deklaruan se me VLEN-in, shqiptarët po përjashtohen edhe nga NATO, reagim ky që erdhi, pasi kryeministri Hristijan Mickoski shkoi në samitin e NATO-s që do të mbahet nga 9 deri më 11 korrik në Uashington vetëm me ministrat maqedonas. Përkundër të gjithë kësaj, Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti nuk mendon se kryeministri Hristijan Mickoski po anashkalon shqiptarët në…

Lexo më Shumë

Ambasadori i RMV-së në OKB, Ljubomir Fërçkoski mohon të ketë bërë keqpërdorime financiare dhe mohon se ai ka keqpërdorur kartelën zyrtare për bileta të avionit për në Maqedoni të Veriut. Në reagimin e tij shton se është i gatshëm të dorëhiqet në qoftë se siç thotë, nuk është i përshtatshëm me ideologjinë e pushtetit të ri. Misioni i RMV-së në OKB “Ambasadori ka pasur një ndërhyrje mjekësore urgjente në Maqedoni dhe ka qenë në varrimin e vëllait të tij të ndjerë – ngjarje të papritura që e detyruan të përdorë përkohësisht paratë e misionit për një biletë avioni, të cilat…

Lexo më Shumë