Maqedonia e Veriut nuk ka pasur strategji të mirëfilltë për parandalimin e largimit të fuqisë punëtore nga vendi. Kështu deklaron drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri Perëndimore, Durim Zekiri, në lidhje me shifrat alarmante që i publikoi Enti Shtetëror i Revizionit. Sipas raportit Maqedonia e Veriut ndodhet në top 5 vendet me migrim masiv të kuadrit të arsimuar. “Sa i përket lëvizjes së fuqisë punëtore në Maqedoninë e Veriut dhe në Ballkan, mendoj se është trend i cili është duke ndodhur, por ja që shteti nga shtet ndryshon mbi atë se çfarë qasje ka pasur mbi këtë fenomen.…
Author: Jeta almakos
Riat Ali, me vendim të Ministrit të Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski, është emëruar ushtrues detyre kryeshef I Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, përcjell TV21. Ali, ka një përvojë mbi 20 vjeçare në polici. Ali do të zëvendësojë kryeshefin e deritanishëm Shefik Bajrami, i cili u emërua në këtë post në dhjetor të vitit të kaluar. Riat Ali, ka një përvojë mbi 20 vjeçare në polici. Fillimisht ka qenë pjesë e sektorit të uniformës, më pas ka qenë Inspektor Kundër Drogës dhe inspektor i lartë në Departamentin për krime të përgjithshme. Në ndërkohë, gjatë kohës së qeverisë teknike,…
Fejzi Hajdari Dokumenti u quajt si i Ohrit, ishte akti i fundit (final) i përmbylljes së aktiviteteve luftarake gjegjësisht nënshkrimit të këtij dokumentit që do ta çonte vendin drejtë paqes, u mbajt pikërisht në këtë qytet buzëliqenas. Marrëveshjen e nënshkruan faktorët ndërkombëtarë dhe aktorët kryesorë të skenës politike të atëhershme, shqiptarë e maqedonas, me “garancën” e implementimit të këtij dokumenti në afat kohor 2002-2006. Pas 23 vitesh, shqiptarët duke qenë në një pozitë, ashtu sic janë sot, mossuksesin e implementimit më të madh të Marrëveshjes së Ohrit (MO) dëshirojnë ta “mjegullojnë” nëpërmjet debateve zhurmuese që i organizozjnë gjithandej ku kanë…
Ministri i Shëndetësisë nga Koalicioni “VLEN”, Arben Taravari, ka deklaruar sonte se ka marrëdhënie të mira me Maksim Dimitrievskin nga ZNAM dhe ka konsideruar reagimin e tij se do të largohej nga Qeveria nëse ministrat edhe një herë e vendosin flamurin shqiptar në ambientet e qeverisë është bërë për “pikë politike”. “Kam pesë, gjashtë ditë që nuk jam dëgjuar me atë, por kam komunikim. Maksimi është shoku im i mirë. Mendoj se më shumë ka të bëjë me nxjerrjen e pikëve politike se sa kështu mendon realisht zoti Maksim Dimitrievski. Fushata e tij kur ishte kandidat për kryetar komune në…
Në Gjykatën Themelore në Strugë sot janë zhvilluar dy procedura gjyqësore kundër kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, për emërime të paligjshme të drejtorëve në shkollat fillore. Procedura për tre lëndët e bashkuara, për Podgorcin, Labunishtën dhe Strugën, është prolonguar për shkak se nuk kanë ardhur dëshmitarët. Në procesin gjyqësor për shkollën në Veleshtë janë disa të pandehur, të cilët akuzohen për “Punë të papërgjegjshme në shërbim”, e disa prej tyre ndiqen edhe për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”. Të pandehurit thanë se nuk ndihen fajtorë për krimet për të cilat akuzohen. Sipas aktakuzës, drejtoresha e shkollës, Egzona Shei,…
Dr. Rexhep Memedi kuadër i Lëvizjes Demokratike nga koalicioni VLEN është emëruar drejtor në Spitalin e Pediatrisë në Klinikën Universitare “Nënë Tereza – Shkup, njofton Fol.mk Memedi është ndër mjekët e rrallë në Maqedoninë e Veriut që njihet për mikpritje të ngrohtë dhe të sinqertë ndaj pacientëve. Ai punon në Klinikën Universitare për sëmundje të fëmijëve në Shkup. Dr. Rexhep Memedi u lind më 17 nëntor 1980 në Studenican, rajoni i Karshiakës së Shkupit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme të mjekësisë “Dr. Pançe Karagjozov” e përfundoi në Shkup në vitin 1999. Ka qenë i shkëlqyeshëm…
Jozyrtarisht, mësohet se në vrasjen që ndodhi këtë mbërmje në Tetovë, viktimë është një mashkull me iniciale R.T, rreth moshës 40-vjeç, transmeton TV21. Ende nuk ka informacione zyrtare për rastin. Më poshtë keni edhe pamje nga vendi ku ndodhi akti kriminal.
Këshilli gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut, më 2 korrik 2024, deri te kryetari i Kuvendit ka dërguar Njoftim se i ndërpritet funksioni gjyqtare për shkak të pensionimit Dobrilla Kacarskës, gjyqtare në Gjykatën kushtetuese, me propozim të Këshillit gjyqësor nga radhët e gjyqtarëve. “Më 4 korrik, kryetari i Kuvendit, me shkresë numër 08-2/551, për shkak të informimit të deputetëve, së bashku me shkresën e dorëzuar me të, Njoftimin ua ka dorëzuar të gjithë deputetëve. Kuvendi në pajtim me Kushtetutën, Rregulloren dhe ligjet, punon dhe vendos për propozim akte konkrete, propozime për zgjedhje/emërime ose shkarkime nga propozues të autorizuar”, informojnë…
Ish-zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi sot ka reaguar në publikimin e kryeministrit Hristijan Mickoski për investimin e ri gjermano-belg. Bytyqi përmes një postimi në Facbook thekson se bëhet fjalë për investim që e ka punuar kabineti i tij. “Po, po: ka dallim! Dikush “mburret me pendët e të tjerëve” dhe shpall investimin e EPSOTECH si të vetin (madje para se të përfundohen të gjitha procedurat), ndërsa dikush tjetër pret derisa të shprehen të gjitha institucionet relevante për të konfirmuar marrëveshjen e bashkëpunimit. Faleminderit VMRO-së që i konfirmojnë dhe vazhdojnë investimet e planifikuara që kabineti im (tani ish-kabineti) i ka…
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një nga partnerët më të rëndësishëm strategjikë të vendit tonë, pasi në pjesën e Doganave fokus i fuqishëm në bashkëpunim është lufta kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe rritja e kapaciteteve institucionale në mbledhjen e të ardhurave, u theksua në takimin e drejtorit të Drejtorisë doganore, Boban Nikollovski me shefin për çështje ekonomike në Ambasadën e SHBA-së, Rajan Miler. Në takim, siç ka informuar sot Drejtoria doganore, të dyja palët kanë biseduar për përparësitë e Planit të Punës me Thesarin e SHBA-së, ku ekspertë nga të dyja institucionet janë duke punuar në zhvillimin e…
Qeveria në mbledhjen e sotme ka bërë emërimet e para të drejtorëve nga koalicioni VLEN. Amet Ziberi u emërua u.d. zëvendësdrejtor i Agjencisë së Kadastrës së Pasurive të Paluajtshme. Daut Memeshi emërohet në detyrën e ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm. drejtor i Byrosë së Zhvillimit Rajonal. Refik Xhemaili emërohet ushtrues detyre drejtor i Agjencisë për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dime Ratajkoski, me propozim të ministrit të Kulturës, emërohet drejtor i Qendrës Kulturore dhe Informative të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Stamboll, Republika e Turqisë. Mimi Gjorgoska Ilievska, me…
Xhulian Shabani do të jetë drejtor i ri i Radio Televizionit të Maqedonisë së Veriut, programi i dytë. Shabani që vjen nga radhët e VLEN, pritet të udhëheqë programin në gjuhën shqipe periudhës që vjen. Më parë është marrë me muzikë, por tani ka produksionin e vet dhe merret me krijime artistike. Ka përvojë të gjatë në fushën e marketingut, marrëdhënies me publikun dhe e njeh mirë punën në televizion pasi ka qenë i angazhuar për vite me radhë.

