Author: Jeta almakos

Drejtori i ri i Klinikës së Toksikologjisë, Andon Çibishev largoi 18 të punësuar shqiptarë që paraprakisht ishin me kontrata të përkohshme në Klinikën e Toksikologjisë, ndërsa ndërkohë tha se ka nevojë për punësimin e 15 personave të tjerë. Sipas tij problemi më i madh i klinikës së Toksikologjisë është mungesa e kuadrit të ri, sepse mosha mesatare e punëtorëve të Klinikës është mbi 50 vjeç. Ai paralajmëroi shpallje të konkursit sipas ligjit. Për të sapo larguarit, kreu i ri i Toksikologjisë theksoi se nuk kanë pasur pëlqim nga Ministria e Financave, por sipas tij edhe Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor kanë…

Lexo më Shumë

Ambasadori evropian në vend David Geer sot ka folur për idenë e kreut të qeverisë, Hristijan Micksoki për shpërndarjen e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve, i cili vlerëson se kjo do të paraqiste ndërhyrje në pavarësisë e gjyqësorit, dhe nëse e njëjta ndodhë atëherë kjo do të shkaktonte shqetësim serioz për Bashkimin Evropian. Davi Geer, euroambasador “Përpjekjet për forcimin e shtetit të së drejtës nuk duhet të bëhen në një mënyrë që do të shkelte parimet e ndarjes së pushteteve. Për shembull, shpërbërja e Këshillit Gjyqsor dhe Këshillit të Prokurorëve Publik do të nënkuptonte ndërhyrje në pavarësinë e gjyqësorit…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i parë, njëherit Ministër i Ambientit Jetësorë dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti zhvilloi sot takim pune me kryetarin e komunës së Tetovës, Bilall Kasamin. Gjatë këtij takimi siç bëhet e ditur është biseduar mbi një nga shtyllat kryesore të programit të Qeverisë – decentralizimin. “Komunat përfaqësojnë pushtetin e parë të drejtpërdrejtë për nevojat e qytetarëve dhe janë motori kryesor i zhvillimit ekonomik. Në këtë kontekst, ne dëshirojmë të ju informojmë se bashkërisht kemi diskutuar për më shumë projekte, mes cilave për projektin e gypit kryesor të ujësjellësit, finansim të rrjeteve sekondare të ujësjellësit, ndërtimin e stacionit për pastrim të…

Lexo më Shumë

Qeveria e re, gjatë fushatës së saj, qartazi tregoi se cilat mendon se janë ndryshimet e nevojshme. Tani, mendoj që është përgjegjësi e çdo qytetari në këtë vend dhe të gjithë neve që t’i kapim për fjale, të shihet nëse përputhen aktivitetet me deklaratat e dhëna gjatë kohës së fushatës”, tha në intervistën për Shërbimin e Maqedonisë së Veriut të Radios Evropa e Lirë, ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler. Ndër tjerash ajo foli për Marrëveshjen e Prespës dhe atë me Bullgarinë duke theksuar se “nuk ka rinegocim për Prespën, nuk ka rinegocim për përparimin e arritur drejt BE-së”. Ajo…

Lexo më Shumë

Deputetja e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti tha se kanë pasir drojë që koalicioni VLEN do t’i kthejë shqiptarët para Marrëveshjes se Ohërit, po thotë se, po i kthejnë në vitet kur burgoseshin për flamur. “Druanim që po na kthejnë në vitin 2001, para Marrëveshjes së Ohrit, por tani duket që po na kthejnë në vitin 1997 kur burgoseshim për flamur. Deri ku do të shkojë servilizmi i vLEN ndaj supermacisë së VMRO-së? A do të arrini kohën e Rankoviçit? Shqiptarët nuk duhet të shqetësohen, nuk do të arrijnë as në 97, as në 2001, sepse nuk janë të gjithë…

Lexo më Shumë

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë Fatmir Limani, sot ka realizuar takim me ministrin e Punëve të Brendshme Pançe Toshkovskin, me të cilin kanë diskutuar për zgjidhjen e problemit me radhë të gjata nëpër pikat kufitare. Siç njoftojnë nga kabineti i Limanit, në takim me Toshkovskin është vendosur që të sigurohen kushte, që do të mundësojnë pajisjen me mjete që bëjnë regjistrimin e të dhënave në mënyrë elektronike. “Gjithashtu është vendosur hapja e dy “linjave”, të cilat do të shfrytëzohen vetëm për mërgatën në sezonet e ardhjes së tyre në vendlindje. Trajtimi i mërgatës në mënyrë të veçantë, duke…

Lexo më Shumë

Sipas ndryshimeve në Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për kujdesin shëndetësor, Qeveria ka marrë vendim për shfuqizimin e drejtorëve ekonomikë në institucionet publike shëndetësore, njoftoi sot pasdite shërbimi për shtyp i qeverisë. “Sipas dispozitave të reja ligjore, do të shfuqizohet ekzistimi i dy pozicioneve drejtuese – drejtorit organizativ dhe mjekësor, të cilat deri më parë ishin të pranishme në qendrat shëndetësore me mbi 1000 punonjës, qendrat klinike universitare, klinikat universitare, spitalet klinike dhe institutet. Tani e tutje, këto institucione do t’i drejtojë vetëm një drejtor, i cili do të jetë përgjegjës për organizimin dhe funksionimin e institucionit, si…

Lexo më Shumë

Akoma e pazbardhur vrasja e një ditë me parë në Batincë të Shkupit. Policia ende nuk ka arritur deri tek autorët, ndërsa po gjurmohet në disa pista e ndër të më e forta në dyshime mbetet ajo e hakmarrjes. Ditë më parë me plumba kallashnikovi u vra 34 vjeçari Abdyl Ibraimi, ndërsa i plagosur mbeti bashkudhëtari në makinën e tij 31 vjeçari që mësohet të jetë vëllai i tij. Motivet e vrasjes mbeten akoma të panjohura, ndërsa dëshmitarët okularë i kanë thënë grupit hetimor se në drejtim të makinës FORD me targa italiane është gjuajtur nga një makinë e llojit…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme vendosi që të rikthehet gardhit në oborrin e godinës së qeverisë, shkruan TV21. Gardhi ishte larguar me vendim të qeverisë në krye me Zoran Zaevin, në shkurt të vitit 2019. “Duke pasur parasysh se deri më tani ndërtesa e Qeverisë është e rrethuar me një gardh jofunksional dhe joadekuat në pronësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Qeveria ngarkoi Shërbimin për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkët që të fillojë procedurën për kthimin e rrethojës së Qeverisë që ishte vendosur një herë. Në të njëjtën kohë, drejtori i Shërbimit për Çështje…

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot mbajti seancën e dytë ku u morën disa vendime, ndër të cilat vendimi për shfuqizimin e drejtorëve ekonomikë të klinikave dhe vendim për emërimin e personelit drejtues të pesë institucioneve shtetërore. Nga Qeveria thonë se ky ndryshim ka për qëllim përmirësimin e efikasitetit në menaxhimin e institucioneve shëndetësore, uljen e kostove administrative dhe rritjen e fondeve për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore. “Sipas dispozitave të reja ligjore, do të shfuqizohet ekzistimi i dy pozicioneve drejtuese – drejtorit organizativ dhe mjekësor, të cilat deri më parë ishin të pranishme në qendrat shëndetësore me mbi…

Lexo më Shumë

Sipas raportit të Auditimit “Efektshmëria e masave për parandalimin e daljes së personelit me arsim të lartë dhe profesional” të përpiluar nga Enti Shtetëror i Revizionit pothuajse 40% e kuadrit të arsimit të lartë është larguar nga vendi. Ndërkohë, ikja e studentëve në Maqedoninë e Veriut qëndron në vendin e pestë, nga gjithsej 41 shtete europiane, gjë që tregon qartë se vendi po përballet me një humbje të madhe të talenteve. Enti Shtetëror i Revizionit “Në kuadër të këtyre sfidave, mungesa e një strategjie aktive për menaxhimin e personelit të arsimit të lartë në vend e shton edhe më shumë…

Lexo më Shumë

Sezoni veror vazhdon të mbetet tradicionalisht si sezon i mërgimtarëve, me çka nuk mungojnë as rradhët e gjata në kufijtë e vendit. Në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” me Greqinë ka frekuencë e shtuar e automjeteve, ku koha e pritjes për dalje nga vendi është rreth 40 minuta. Në vendkalimin kufitar “Tabanoc” ka një frekuencë të madhe të automjeteve për hyrje në shtet ku koha e pritjes është rreth 30 minuta. Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se kominikacioni në vend po zhvillohet pa pengesë dhe në rrugë të thata. Nga 1 korriku deri më 31 gusht, në rrugët shtetërore…

Lexo më Shumë