Drejtori i ri i Klinikës së Toksikologjisë, Andon Çibishev largoi 18 të punësuar shqiptarë që paraprakisht ishin me kontrata të përkohshme në Klinikën e Toksikologjisë, ndërsa ndërkohë tha se ka nevojë për punësimin e 15 personave të tjerë. Sipas tij problemi më i madh i klinikës së Toksikologjisë është mungesa e kuadrit të ri, sepse mosha mesatare e punëtorëve të Klinikës është mbi 50 vjeç. Ai paralajmëroi shpallje të konkursit sipas ligjit. Për të sapo larguarit, kreu i ri i Toksikologjisë theksoi se nuk kanë pasur pëlqim nga Ministria e Financave, por sipas tij edhe Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor kanë kontestuar punësimin për shkak të afatit të zgjedhjeve dhe mos firmosjes nga dy drejtorët. Çibishev tha se për 6 muaj këta 18 të punësuar kanë marr paga në shumën totale prej 650 mijë denarë. “Problemi më i madh i yni është ekipimi i kuadrit, gjë që ne do të përpiqemi të gjejmë kuadër të ri. Vetëm kështu do tu vijmë në ndihmë fluksit të pacientëve. Megjithatë në periudhën e kaluar kemi pasur 18 të punësuar, të cilët kanë punuar pa marrëveshje të vlefshme. Kontratat e tyre kanë skaduar 31.12.2023 dhe në 6 muajt e fundit ata kanë punuar në mënyrë të jashtëligjshme. Kjo solli situatë konfliktuoze ndërmjet të punësuarave dhe ka ndikuar negativisht në mbarëvajtjen e procesit të punës në tërë Klinikën”, tha Andon Çibishev, Drejtor i Klinikës së Toksikologjisë.
Data 01.09.2026
Aktuale
- Gjermania akuzon Rusinë për komplotin me dron në Leipzig dhe shpall sanksione
- 94 ditë protestë! Nis marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!
- Toshkovski: “Safe City” kapi 9 motoçiklistë që tejkaluan shpejtësinë
- Pesë zjarre aktive në vend, QMK: Gjendja monitorohet
- “6 deputetë kundër Bekim Sejdiut për Presidentit të Kosovës”/ Abdixhiku: Ata që s’respektojnë vendimet e LDK-së, ta dorëzojnë mandatin
- “Gjërat po shkojnë në vendin e tyre”, Muçollari: Berisha drejt SHBA, Rama në gjyqe
- Liqeni i Ulzës në pikën e “vdekjes”, KURUM e shfrytëzon në maksimum
- (VIDEO) Mickoski: Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe krizë politike



