Zv.ministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka reaguar pas lajmeve që u publikuan dje për patrullimin e policëve serb në Ohër. Në reagimin e tij ai ka sqaruar se që nga viti 2014 në RMV gjatë sezonit të verës patrollojnë policë nga vendet fqinje siç janë Kosova, Shqipëria, Mali i Zi e Serbia. “Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut intensivisht bashkëpunon me shtetet fqinje në mënyrë të shkëlqyer në fushën e sigurisë duke nënshkruar marrëveshje, protokole dhe memorandume bashkëpunimi. Ne vazhdën e këtij bashkëpunimi policor, Ministria e Punëve të Brendshme ka nënshkruar edhe protokolle…
Author: Jeta almakos
Disa deputetë aktual në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, janë kërcënuar me jetë. Kërcënimi është dërguar nëpërmjet rrugëve elektronike, në e-mail adresat e deputetëve. Rastin e ka konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme. “Më datë 25.07.2024 në ora 13.58 në Stacionin policor në Qendër, përfaqësues i njërës parti politike ka denoncuar se më datë 23.07.2024 rreth orës 18.15 nga adresë e panjohur në adresat zyrtare elektronike të disa deputetëve në Kuvendin e RMV-së, ështtë dërguar porosi me përmbajtje kërcënuese. Për rastin është njoftuar Njsëiti për krim ekonomik dhe kompjuterik në kuadër të SPB Shkup dhe ndërmerren masat për…
Gjatë kontrollit në shtëpinë e dy personave në Hasanbeg të Shkupit, MPB-ja ka zbuluar një arsenal të madh me armë dhe municione. Aksioni pasoi një ndjekje të gjatë të dy personave nga Shkupi të cilët prej disa kohësh postonin foto me armë në rrjetet sociale. “Gjatë kontrollit të kryer me urdhër të gjykatës në shtëpinë e tyre në fshatin Hasanbeg të Shkupit, janë gjetur një automatik, dy pistoleta, 19 fishekë të kalibrit 9 mm, një rep me katër korniza për pushkë automatike, pesë korniza bosh për një pushkë automatike, 125 fishekë të kalibrit 7.62×39, pesë fishekë të kalibrit të panjohur,…
Rishikimi i buxhetit shkakton përplasje të ashpër mes deputetes së LSDM-së, Jovanka Trençevska dhe zëvendësministrit për financa Nikollçe Jankullovski. “Rebalanci i buxhetit, përveç rritjes së deficitit, rritjes së borxhit publik, shkurtimeve të shërbimeve ndaj personave me invaliditet, për bashkëqytetarët tanë më të moshuar, nuk sjellë asnjë përfitim për qytetarët dhe për shtetin. Ky është rebalanci më i keq i buxhetit në tërë historinë e shtetit tonë, rebalanci më i keq i buxhetit, për qytetarët edhe për ekonominë”, deklaroi Jovanka Trençevska, deputete e LSDM-së. “Të dhënat të pafavorshme për lëvizjet ekonomike në vitin 2023 dhe në gjysmën e parë të vitit…
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon ashpër vendimin e qeverisë me legjitimitet njëetnik, për të ndryshuar formulën e “balancerit” nga 29. 5 % siç është nxjerë nga përqindja e popullsisë totale, në 24.3%, që nënkupton mijëra shqiptarë më pak në institucionet shtetërore. Ky ndryshim është një goditje e rëndë ndaj të arriturave të deritanishme për përfaqësimin e drejtë dhe të barabartë të komuniteteve etnike në vend. Ndryshimi i formulës për të reflektuar vetëm popullësinë rezidente dhe jo atë të përgjithshne është një përpjekje e qartë për të margjinalizuar komunitetin shqiptar por edhe për të minuar kontributin e popullatës jorezidente të…
Pas një fshehje dhe heshtje të çuditshme ndaj të gjitha vendimeve të Qeverisë jo legjitime, deputeti i Vetëvendosjes-VLEN, Bekim Qoku, solli diçka të “madhe” për qytetin e tij dhe shqiptarët në përgjithësi. Falë Qeverisë dhe ndryshimit që solli ky deputet dhe koalicioni ku ai bën pjesë, pas 35 viteve policia sërbe do të patrullojë lirshëm në Ohër, me kompetenca që të reagojë ndaj qytetarëve të saj që do vizitojnë Ohrin për pushime. Duke patur parasyshë deklaratën e ministrit Ivica Daçiç (i cili paralajmëroi edhe hyrjen e policisë), se Sërbia e njeh Kosovën si territor të vetin, kjo nënkupton se në…
Dr.Pranvera Izairi kuadër i Lëvizjes BESA do të udheheqë me I.P.SH Spitali i specializuar për Obstetrikë dhe Gjinekologji “Nëna Terezë” – Çair. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i kësaj partie, Bilall Kasami. “Gratë duhet të jenë të përfshira në udhëheqjen e institucioneve të rëndësishme. Andaj, D-r Pranvera Izairi, kuadër i Lëvizjes BESA do të udheheqë me I.P.SH Spitali i specializuar për Obstetrikë dhe Gjinekologji “Nëna Terezë” – Çair. Duke i uruar punë të mbarë, jam më se i bindur se do ta kryejë detyrën me përkushtim dhe përgjegjësi”, theksoi Kasami.
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Kosovës në RMV, Florian Qehaja, me ç’rast janë konfirmuar marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve dhe angazhimet e përbashkëta për intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh, para së gjithash në planin ekonomik. Në takim u diskutua për situatën aktuale në të dyja vendet dhe në rajon në tërësi. Në të njëjtën kohë, u theksua nevoja për përshpejtimin e proceseve integruese evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si një faktor kyç në ruajtjen e stabilitetit rajonal. Mucunski shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në kuadër…
Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti i pyetur në lidhje me arrestimin e ish ushtarit të UÇK-së, Blerim Ramadani tha se raste të tilla kanë ndodhur edhe në kohën kur BDI ka qenë në pushtet dhe se po punojnë çdo ditë që ky rast të marr epilogun e drejtësisë në mënyrë që ai të lirohet. IZET MEXHITI, ZV/KRYEMINISTËR “E para për ta informuar opinionin sepse ka një tendencë nga BDI për ta gënjyer opinionin që ky është rasti I pare, ata që i njohin rrethanat e dine që ka qenë rasti Dugolli, rasti Morina dhe disa raste të tjera kur ka pasur pushtet…
Vetëm pak javë pasi Fondacioni ALSAR mbajti në Konispol simpoziumin shkencor për 80-vjetorin e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë, është kthyer sërish atje për realizimin e një projekti kulturor. Këtë të mërkurë u zhvillua një aktivitet dhurues, ndihmues për gjallërimin e jetës kulturore të Konispolit. Një ceremoni iu kushtua dhurimit të 300 titujve të librave, dhënë në dy kopje, dhe materialeve të ekspozitës “Çamëria”. Po ashtu u dhuruan dhe 20 mbajtëse të materialeve të ekspozitës, së përuruar fillimisht një muaj më parë në sheshin me të njëjtin emër. Fondacionin ALSAR e përfaqësoi në këtë aktivitet drejtuesi i tij, z. Mehdi…
Në kuvend sot është debatuar për zgjedhjen e zëvendësministrave të qeverisë së re. Kryeministri Hristijan Mickoski tha se beson se këta deputetë do të justifikojnë besimin që marrin dhe do të punojnë pa u lodhur në të mirë të të gjithë qytetarëve. Mickoski u bëri thirrje deputetëve që të mbështesin zgjedhjen e tyre dhe në këtë mënyrë t’u japin mundësi për një të ardhme më të mirë dhe më të suksesshme. HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR “Unë jam person që jap një mundësi dhe mendoj se këta njerëz që po propozoj sot duhet të kenë një shans dhe të punojnë shumë për…
Një ngjarje e rëndë e ka tronditur fshatin Debresh të Gostivarit, transmeton TV21. Kjo sepse pas një përleshje me armë, ka mbetur i vrarë një person. Informacioni është konfirmuar nga organet e rendit, por ende pa detaje zyrtare.

