Nga VMRO-DPMNE kanë reaguar ndaj idesë së VLEN për formimin e Akademisë së Shqiptarëve për Shkencë dhe Art, përcjell TV21. Nga partia në pushtet komentuan idenë e partnerit të koalicionit duke thënë se problemet dhe sfidat duhet të adresohen “në interes të shtetit të përbashkët dhe patriotizmit të përbashkët, por jo në dëm të institucioneve të përbashkëta, por brenda tyre”. Reagimi i plotë i VMRO-DPMNE-së: Akademia e Shkencës dhe Arteve të Maqedonisë (ASAHM) është i vetmi institucion që bashkon mendimin shkencor maqedonas dhe në përbërjen e saj ka shkencëtarë nga bashkësitë e ndryshme etnike. Kriteri për anëtarësim në Akademinë…
Author: Jeta almakos
Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Mbrojtjes së Natyrës, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti, sot në një ngjarje në Park – pyllin Gazi Babë zytarisht promovoi fillimin e fushatës së Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor “Vepro tani, për natyrën”. Fushata, siç bëjnë të ditur nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, do të zbatohet përmes aktiviteteve të ndryshme gjatë gjithë vitit dhe ka për qëllim që të inkurajojë sjellje pozitive dhe të përgjegjshme në natyrë, të inkurajojë vullnetarizmin dhe kujdesin ndaj natyrës, që do të…
Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka organizuar pritje për mërgimtarët. “Takova dje në Gostivar ata që janë frymëzim, mall dhe gëzim kur vijnë, pra Mërgimtarët. Bashkë me Valbonin dhe Halilin ne patëm një takim miqësor e të dashur me ata që kudo që shkojnë mbeten gjithnjë Gostivaras!”,ka shkruar Taravari.(INA)
Pas konferencës për media të VMRO-DPMNE, ka reaguar Drin Ahmeti, pronar dhe menaxher i kompanisë “Everest”. Ai ka shkruar se në lidhje me kronikën në Televizionin 24 të datës 24.07.2024 me titull “Driton Kuçi ishte Ministër i Ekonomisë kur në vitin 2016 u dha koncesioni për nipin e Ali Ahmetit”, si dhe konferencat për shtyp të publikuara në kanalin zyrtar në YouTube të partisë politike VMRO-DPMNE më 25.07.2024 dhe 26.07.2024 të mbajtur nga Mile Lefkov, deputet dhe anëtar i KE të VMRO-DPMNE-së, ju njoftojmë se është gënjeshtër e plotë dhe informatë e plasuar gabimisht në publik.m “Kompania “Everest XhD” SHPKNJP…
Ambasadori evropian, David Geer, në një intervistë për “Radio Evropa e Lirë” tha se dyshon se kjo qeveri mund të arrijë një marrëveshje më të mirë dhe se nuk sheh oreks që Brukseli të rishqyrtojë kornizën e re negociuese për anëtarësimin e Maqedonisë në BE. “Ne mirëpresim angazhimin e Qeverisë ndaj BE-së dhe tashmë kemi parë përparim të mirë”. Kjo qeveri po ecën pozitivisht dhe për amendamentet kushtetuese e kemi në tavolinë një zgjidhje. A mund të arrijë kjo qeveri një marrëveshje më të mirë? Unë dyshoj… Nuk shoh vullnet që Brukseli të rishikojë një kornizë të re negociuese. Dhe…
Maqedonia e Veriut nuk ka arsyetuar shpresat për ndryshimet kushtetuese – si parakusht për vazhdimin e negociatave aderuese me BE-në. Kështu ka deklaruar për Radion Kombëtare Bullgare – BNR, emisari i posacëm gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin. Diplomati gjerman duke komentuar edhe Korridorin 8 transportues evropian, për të cilin tha se është e rëndësisë strategjike, ka potencuar se Qeveria e re në Shkup këtë javë ka dëshmuar se po humb interesin për zbatimin e tij. Ndryshe, Korridori 8 duhet t`i lidh portin Italian Bari dhe portin shqiptar Durrës me Shkupin, Sofjen dhe Detin e Zi. Vërejtjet e tij janë…
Anëtari i kryesisë së ASH-së si pjesë e VLEN, Suat Saqipi përmes një postimi në rrjetet sociale, ka rikujtuar se pikërisht është kjo BDI me pushtetet e saj që gjithmonë i ka sjellë të mira serbëve, dhe ka sjellë policinë serbe në Maqedoninë e Veriut. “Serbët me vendim të Qeverisë ishin të liruar nga pagesa në autostradat e Maqedonisë së Veriut! BDI mos harroni do të ju thoshte Skenderbeu se edhe policët sërb nuk u’a solla unë, por ata i gjetëm në mesin tuaj!”, shkroi Saqipi, duke ironizuar me akuzat e BDI dhe partnerët e saj. Lirimi i serbëve nga…
Shifra alarmante të ikjes së popullatës nga Maqedonia e Veriut. Për pesë vite vendin tonë e kanë braktisur 170 mijë punëtorë, ndërsa vetëm në tre muajt e parë të këtij viti nga Maqedonia e Veriut kanë ikur 2738 persona, thonë statistikat e fundit të Entit shtetëror të statistikave. Ky numër është edhe më i lartë tani gjatë verës kur shumë punëtorë dhe studentë vërshojnë Evropën për të punuar një punë sezonale. Të dhënat flasin se për 20 vite vendin e kanë lëshuar 200 mijë punëtorë ose 9% nga numri i përgjithshëm i popullsisë. Përllogaritjet e vitit të kaluar ishin se…
Për vrasjen e datës 23 korrik, Prokuroria Themelore Publike Gostivar sot ka njoftuar se ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj tre personave pasi që egziston dyshimi i bazuar se kanë kryer vepër penale- vrasje. Personat e dyshuar janë tre vëllezër nga fshati Debreshë, nga i njëjti fshat me personin e vrarë, arsyeja e vrasjes thuhet se është një hakmarrje për shkak të keqkuptimeve për një kohë të gjatë që kanë pasur. PROKURORIA THEMELORE PUBLIKE GOSTIVAR “Në ditën kritike fillimisht ka ndodhur një përleshje fizike mes njërit prej vëllezërve dhe viktimës. Pas përleshjes, i dyshuari ka telefonuar vëllezërit…
Nga BDI u bëjnë thirrje institucioneve kompetente që të hetojnë rastin e e-mail-it kërcënues ndaj deputetëve të kësaj partie. Kërkojnë që autorët të nxirren para drejtësisë. Në lidhje me: “Do t’ua pre*** kokën” – kërcënohen disa deputetë, rasti konfirmohet nga MPB-ja! “Jemi dëshmitarë të kërcënimeve serioze dhe mesazheve të dhunshme drejtuar deputetëve të BDI-së, të cilat jo vetëm janë kërcënim për anëtarët tanë, por edhe sulm direkt ndaj vlerave dhe institucioneve demokratike të vendit tonë. Këto incidente tregojnë shkallën e lartë të intolerancës dhe urrejtjes që përhapet në të gjithë shoqërinë tonë dhe kjo duhet të dënohet nga të gjithë”,…
Nipi i Ali Ahmetit, Besian Ahmeti, është shkarkuar nga posti i sekretarit të parë në ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Bruksel. Vendimin e morri ministri i punëve të jashtme, Timço Mucunski, pas kërkesës nga ana e Ministrisë së Ekonomisë dhe punës, ku Ahmeti është aktualisht i punësuar. Ai duhet ta lëshojë pozicionin e tij prej 1 shtatorit, 2 vite përpara përfundimit të marrëveshjes. “Ju informojmë se me kërkesë të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, dje solli vendim, me çka, Besian Ahmetit i përfundon mandati si sekretar i parë në Ambasadën…
Zv.ministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka reaguar pas lajmeve që u publikuan dje për patrullimin e policëve serb në Ohër. Në reagimin e tij ai ka sqaruar se që nga viti 2014 në RMV gjatë sezonit të verës patrollojnë policë nga vendet fqinje siç janë Kosova, Shqipëria, Mali i Zi e Serbia. “Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut intensivisht bashkëpunon me shtetet fqinje në mënyrë të shkëlqyer në fushën e sigurisë duke nënshkruar marrëveshje, protokole dhe memorandume bashkëpunimi. Ne vazhdën e këtij bashkëpunimi policor, Ministria e Punëve të Brendshme ka nënshkruar edhe protokolle…

