Author: Jeta almakos

Në një aksion të përbashkët me menaxhmentin e Bankës Qendrore Kooperative, sot kryetari i komunës Orce Gjorgjievski mbolli pemë dhe u vendosën stola të rinj në parkun 11 Tetori Barakat, duke ofruar një ambient komod dhe të këndshëm për të gjithë qytetarët që mund të pushojnë dhe të bëjnë rekreacion.

Lexo më Shumë

Në kuadër të aktiviteteve të shumta për mbrojtjen e mjedisit, në periudhën 27 maj deri më 7 qershor në të gjitha komunitetet lokale dhe urbane në territorin e komunës do të angazhohen persona përgjegjës për grumbullimin e mbetjeve të mëdha pa pagesë. Regjistrimi fillon nesër, e premte, 17 maj dhe do të zgjasë për një javë, pra deri më 23 maj 2024. Mbështetja dhe angazhimi i përbashkët janë thelbësore për komunitetin.

Lexo më Shumë

Gazi Baba është komuna e parë në Republikën e Maqedonisë që do të vendosë shporta të unifikuara në hapësirat publike për grumbullimin e mbeturinave të mbetura nga kafshët shtëpiake. Pas ngritjes së shtëpive, ky është hapi i dytë që bëjmë dhe me të cilin tregojmë kujdesin tonë për kafshët shtëpiake në veprim. Me këtë rast dua t’u bëj thirrje pronarëve të kafshëve shtëpiake që të përdorin shportat e vendosura për t’u kujdesur së bashku për mjedisin. Gjithashtu do të vendosim kosha të rinj plehrash në të gjithë komunën e Gazi Babës. Blerja e kësaj pajisje urbane është bërë nga NPK…

Lexo më Shumë

Pas rezultatit pozitiv të arritur si koalicion në zgjedhjet parlamentare, burime jozyrtare për TV21 thonë se tashmë në VLEN po mendohet që ky koalicion të shndërrohet në një parti politike. Burime thonë se kjo kërkesë vjen nga baza gjegjësisht nga strukturat e 4 partive në terren, të cilat siç thuhet, gjatë bashkëpunimit për zgjedhjet e fundit kanë krijuar një afërsi, andaj duan që të jenë të bashkuar në një subjekt. Por cili prej liderëve do të vendoset që të jetë kryetar!? Emri më i pranuar për lider të VLEN-it thuhet se është Arben Taravari. Ndryshe Taravari edhe në takime të…

Lexo më Shumë

Ambasadori europian David Geer vlerëson se interesi i Maqedonisë është të vazhdojë në rrugën e Bashkimit Europian dhe tha se ata janë të gatshëm të bashkëpunojnë me qeverinë e ardhshme dhe të gjithë ata që e mbështesin procesin e reformave. “Mesazhi im do të ishte edhe për qeverinë dhe për të gjithë vendin. Unë besoj se interesi i këtij vendi është të vazhdojë në rrugën drejt Bashkimit Europian. Ne në Bashkimin Europian jemi të gatshëm të punojmë me qeverinë e re dhe të gjithë ata që mbështesin procesin e reformave, i cili është i nevojshëm për t’u anëtarësuar në Bashkimin…

Lexo më Shumë

Nëse VMRO-DPMNE arrin dy të tretat e shumicës në Parlament dhe miratohet ligji i nevojshëm, Qeveria do të rrisë numrin e ministrave të saj nga 20 në 24 ministra. Aktualisht, Qeveria e kryesuar nga kryeministri teknik Talat Xhaferi ka 20 anëtarë, katër prej tyre janë nënkryetarë. VMRO-DPMNE planifikon të shtojë katër ministri të reja, një pjesë e të cilëve do të jetë si dikastere të reja dhe një pjesë do të rigrupohen nga ato ekzistuese dhe do të bëhet transferimi i disa sektorëve nga njëri në tjetrin. Ministria për Energjetikë, Miniera dhe Burime Minerale Ministria e Sportit (Agjencia e mëparshme…

Lexo më Shumë

Analistit politik Visar Ademi në emisionin “Intervistë në SHENJA”, i pyetur se si e vlerëson veprimin e Frontit Evropian për të mos votuar Afrim Gashin si kryetar të kuvendit, tha se ata nuk e kanë bërë këtë për shkak se ata dëshirojnë ta mbajnë ende narrativin se ata janë fitues tek kampi politik shqiptarë. “Ky proces akoma nuk ka përfunduar deri kur të krijohet qeveria. Ata tash nuk mund të thonë se ne do ta votojmë Afrim Gashi por ne jemi fitues. Nuk shkon kjo. Ata dëhsirojnë narrativin dhe fuqinë e vet votuese. Këto dëshirojnë të tregojnë pakënaqësi ndaj veprimeve…

Lexo më Shumë

Analistit politik Visar Ademi në emisionin “Intervistë në SHENJA”, duke folur për përzgjedhjen e Afrim Gashit në krye të kuvendit, tha se tani më është bërë praktik që shqiptarët të kenë një nga tre funksionet më të rëndësishme në shtet. Ai tha se kjo do të jetë kulturë dhe praktikë e bukur edhe për partitë tjera në vazhdim, dhe si zgjidhje, sipas tij është goxha e mirë. “Në kuptim që do vazhdojnë shqiptarët atje ku krijohen ligjet, rrahje të diskutimeve, ideve të kryeson seancat një shqiptarë. Sa i përket Afrim Gashit do ta vlerëson VLEN-i përzgjedhjen që e ka bërë”,…

Lexo më Shumë

Sa i përket faktit që VMRO-DPMNE ka një numër shumë të madh të deputetëve, por megjithatë, vendosi që kryetarin e kuvendit, t’ia jep koalicionit shqiptarë, analisit politik Visar Ademi, tha se nuk e sheh Mickoskit si një njeri kozmopolit, dhe se retorika dhe veprimet e tij kanë qenë goxha nacionaliste. “Për veshin tim janë jo shumë me shije të mirë. Të gjithë jemi qytetarë, pastaj shqiptarë, dhe përkatësi fetare… Varet nga njeriu kujt i jep përparësi, a jep të qenurit urban, apo fshatarë apo pjesës etnike. Unë më tepër rëndësi i jap pjesës etnike, si shqiptarë nuk dua të diskriminohem.…

Lexo më Shumë

Pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, urimet për postin e tij kanë qenë të shumta. Ndër to edhe kryetarët e parlamenteve të Shqipërisë dhe Kosovës kanë uruar Gashin për zgjedhjen e tij. Në urimin e saj, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, u shpreh se pret zgjerim dhe rritje të bashkëpunimit parlamentar midis Kuvendeve të shteteve. Lindita Nikolla, kryetare e Kuvendit të Shqipërisë “Urime Kryetarit të ri të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Afrim Gashi. Me besimin se bashkëpunimi parlamentar mes Kuvendit të  Shqipërisë dhe Kuvendit të  Maqedonisë…

Lexo më Shumë

Qëndrimi i VMRO-DPMNE-së ndaj BDI-së nuk ka lidhje me qëndrimin ndaj shqiptarëve, thonë nga partia e Mickoskit, si reagim për konferencën për media të Ahmetit. Sipas tyre, nëse dalja e BDI-së në opozitë është shkelje e Marrëveshjes Kornizë, atëherë edhe Ali Ahmeti e ka shkelur atë kur vendosi ta lërë VMRO-DPMNE-në jashtë qeverisë dhe nuk respektoi rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2016. Nëse Ahmeti mendon se kërkesat e reja dhe antishtetërore etnike të përkthyera në dokumente dhe platforma do ta shpëtojnë atë nga dalja në opozitë dhe fshehja e krimeve të partisë së tij, ai duhet të dijë se kjo…

Lexo më Shumë

“Qeveria e re e Republikës së Maqedonisë së Veriut është duke u negociuar dhe qeveria e re do të përbëhet nga fituesi i bllokut maqedonas dhe fituesi i bllokut shqiptar. VLEN, si koalicion i opozitës së bashkuar shqiptare, e konfirmoi në zgjedhjet e 8 majit se është bartës i legjitimitetit etnik të votuesve shqiptarë”, thuhet në reagimin e VLEN-nit. “Qysh në themelimin e tij, VLEN flet me fakte dhe jo me plaçkitje politike. Prandaj, sot dilema kyçe që lind është: kush është Ali Ahmeti i vërtetë? Është ai që i tha JO Rusisë – PO Evropës, apo ai që qan…

Lexo më Shumë