Çmimet e produkteve ushqimore janë një barrë e madhe për buxhetin familjar të qytetarëve. Në dy vitet e fundit janë rritur disa herë dhe nuk janë rikthyer kurrë në nivelin fillestar përpara valës së inflacionit. Pas gjithë rregullimeve të çmimeve, qytetarët u përballën me ngrirjen e çmimeve të frutave dhe perimeve, produkteve të qumështit, mishit dhe pastave. Masat e vendosura nga Qeveria për një periudhë të caktuar nuk ndihmuan dhe as të ashtuquajturat çmimet e garantuara, thonë qytetarët. “Për ushqimin ndonjëherë shpenzojmë më shumë, por pensionet dhe pagat janë të ulëta. Ata pensionistë që marrin minimalen nuk iu arrin, kur…
Author: Jeta almakos
Më 10 qershor në seancë parlamentare do të votohet përbërja e re qeveritare e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, bashkë me koalicionin VLEN dhe Lëvizjen Znam, mëson Televizioni 21. Nëse nuk ka ndonjë ndryshim në numrin e mandateve, shumica e re do të ketë 78 deputetë. Paraprakisht ashtu siç kanë njoftuar edhe nga presidenca, presidentja Siljanovska-Davkova, javën që vjen duhet ta japë mandatin për formim të Qeverisë së re. Marrëveshja mes VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit VLEN tanimë është arritur, pritet të diskutohet vetëm edhe eshaloni i tretë. Mes dy palëve marrëveshja tanimë ka filluar edhe të zbatohet me votimin e Afrim Gashit si…
Ndërsa partitë janë në fund të bisedimeve për koalicionim qeveritar, vijon të rrjedh afati 10 ditor që presidentja e shtetit t’ia japë mandatin Hristijan Mickoskit, i cili më pas, në afat prej 20 ditësh do të duhet ta formojë qeverinë. Presidentja Siljanovska, tha se mandatin, do ta japë brenda afatit kushtetues. “Për fat të mirë, mendoj se nuk do të kem problem të madh, pasi disi qetë rrjedhin punët, shumica tanimë është e dukshme, që do të thotë se në kuadër të këtyre 10 ditëve, sipas të gjitha gjasave, mundet edhe më herët. Dhe më pas, e dini që në…
Arben Taravari tha se Ali Ahmeti nuk është mësuar në opozitë por do të mësohet pasi siç thotë, është burrë i mençur dhe i urtë por i duhet pak kohë dhe shtoi se brenda katër viteve në BDI do të ketë reforma dhe do të bëhet një parti opozitare ashtu siç i ngjanë, përcjell TV21. “Unë e kuptoj zotëri Ahmetin, nuk është mësuar të jetë në opozitë por dal ngadalë do të mësohet se unë mendoj se është burrë i mençur, burrë i urtë kështu që i duhet pak kohë. Në psikologji ekziston periudhë emocionesh dhe afekti, besoj se do…
Në seancën e parë që do të thirret nga Kryetari I ri I Kuvendit, Afrim Gashi, para se të formohet qeveria, do të gjenden ndryshimet ligjore me të cilët do të mundësohet që të formohen Ministri të reja, të transformohen ministritë ekzistuese si dhe të shmangen zgjedhjet e parakohshme lokale në disa komuna, pasi emrat e disa Kryebashkiakëve tashmë përmenden si pjesë të ekzekutivit. Kjo është bërë e ditur nga Kryeparlamentari Afrim Gashi gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë, e cila në tërësi do të emetohet të dielën më 2 qershor. “Jemi para sfidës që të kemi bartës…
Ish-kryeministri i arratisur, azilanti Nikolla Gruevski ka reaguar nga deklaratave të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska, e cila mbrëmjen e djeshme tha se pasi kishte shqiptuar dënimin ndaj Guevski, në Greqi ishte sulmuar fizikisht. “Mesa duket kjo monstër me fytyrë njeriu e ka “mizën nën kapelë”, ndaj edhe “po e tremb”. Ajo do të jetojë gjithë jetën me atë peshë të ndërgjegjes nga krimet e kryera dhe me ndjenjën dhe nevojën për t’u paraqitur si viktimë para publikut, kur nuk mund të jetë më hero. E di që personalisht nuk kam menduar, e lëre më të urdhëroj dikë që…
Marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale mes dy vendeve ishin në fokus të bisedimeve në takimin e sotëm të Presidentes së Republikës së Maqedonisë, Gordana Siljanovska Davkova, me ambasadoren e Republikës së Serbisë, Nevena Jovanoviq, njofton kabineti i presidentes së sapozgjedhur. Më tej thuhet se ajo rikonfirmoi vendosmërinë e palës maqedonase për përmirësimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve të ndërsjella përmes dialogut të hapur, për të gjitha çështjet me interes të përbashkët. “Presidentja Siljanovska Davkova theksoi se prosperiteti dhe stabiliteti i të gjithë rajonit, si dhe integrimi i tij evropian, ndër të tjera, varen nga marrëdhëniet tona të mira bilaterale dhe theksoi se…
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, sot në një deklaratë për media ka thënë se ende nuk është marrë një vendim përfundimtar nëse ai do të ulet në karrigen ministrore të Shëndetësisë në qeverinë e re. Vendimi do të dihet në fillim të javës së ardhshme. “Ende nuk kam një vendim përfundimtar, shpresoj që të hënën të kemi një vendim përfundimtar nëse do të vazhdoj si ministër i Shëndetësisë apo do të mbetem kryetar i Komunës së Gostivrit”, tha Taravari duke shpjeguar pse deri më tani nuk ka marrë vendim përfundimtar: “Dilema është se a ia vlen të shkojmë…
Ambasadori i BE-së në Shkup, Dejvid Gir, nuk ka komentuar paralajmërimet e Frontit Evropian rreth “betejës” për legjitimitetin. Sipas tij, me rëndësi është që zgjedhjet kaluan në atmosferë demokratike, kurse pret nga Qeveria e re të përkushtohet drejt rrugëtimit evropian. “Mendoj se nuk do t`i komentoj dhe nuk është detyra ime që të merrem me deklarata të liderëve politik. Atë që mund ta them, është se pati një mision me të vërtetë shumë të madh për të monitoruar zgjedhjet dhe atë që mund ta ndajë me ju është se vlerësimi preliminar thotë se zgjedhjet u mbajtën në atmosferë të qetë…
Izet Mexhiti nga VLEN në një intervistë për TV21 tha se ka përfunduar marrëveshja me VMRO-DPMNE-në për eshalonin e parë. Mexhiti thotë se grupet e punës tashmë po punojnë për ta operacionalizuar marrëveshjen. Eshaloni i parë është kryer. Këto ditë po punojnë grupet për ta, jo për ta bërë marrëveshjen, por për ta operacionalizuar marrëveshjen. Ne nuk i kemi demantuar, poshtë lartë ato janë ministritë. Kemi kryeparlamentarin, 6 ministri, 7 zëvendës ministra dhe 5 sekretarë shtetëror dhe ata dihen se cilët janë konkretisht dhe një zëvendëskryeministër të parë”, tha mes tjerash Mexhiti.
Bashkim Bakiu nga koalicioni VLEN, thotë se negociatat për formimin e Qeverisë me VMRO-DPMNE-në po shkojnë drejt finalizimit. Në një prononcim për gazetën LAJM, Bakiu tha se vendi do të ketë Qeverinë e re në 10 ditët e para të muajit të ardhshëm. “Negociatat shkojnë në drejtimin e duhur. Një pjesë e negociatave, zgjedhja e kryetarit të Parlamentit nga radhët e VLEN-it, kryetar i parlamentit shqiptar u realizua. Shpresojmë se ditëve të në vijim mandatari do ta merr mandatin dhe deri nga mesi ose 10 ditëshi i parë i muajit të ardhshëm do të rrumbullaksohet edhe çështja e emrave ose…
Gjorgjievski ndau vauçer për pushime për ligën komunale të futsallit Skuadra nga SHMK “Krume Kepeski”, e cila është fituese e ligës komunale në futsal, verën do ta kalojë falas në Ohër, si shpërblim nga Komuna Kisella Vodë. Kryetari Orce Gjorgjievski i ka uruar sportistët e rinj, u ka dorëzuar kuponin dhe ju ka uruar shumë suksese të tjera në të ardhmen. ‘’Dua t’ju përgëzoj fillimisht për lojën e shkëlqyer të treguar, për karakterin solid dhe përkushtimin pa të cilin nuk do të ishte i mundur ky lloj suksesi. Çmimi që ju është dhënë nga Komuna Kisela Voda është vetëm një…

