Çmimet e shërbimeve postare dhe korriere në tremujorin e parë të këtij viti janë rritur për 3,8 për qind krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2023, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikave (ESSH). Në tremujorin e parë të këtij viti, krahasuar me tremujorin e parë të 2023, çmimet e shërbimeve të transportit dhe magazinimit janë në të njëjtin nivel. Çmimet për transportin tokësor dhe gazsjellës shënuan rënie prej 0.1 për qind, ndërsa shërbimet postare dhe ato të korrierit shënuan rritje prej 3.8 për qind. Në të njëjtën periudhë, çmimet e shërbimeve në sektorin e Informacionit dhe Komunikimit shënuan rënie…
Author: Jeta almakos
Komisioneri evropian Oliver Varhelyi tha pak ditë më parë se Marrëveshja me Bullgarinë nuk mund të rinegociohet. Ish-ambasadori i Maqedonisë në Bullgari, Marjan Gjorçev tha në emisionin “TV21” se në një artikull të Marrëveshjes me Bullgarinë lejon që ajo të rinegociohet. “Propozimi francez nuk është i mirë për Maqedoninë. Marrëveshja me Bullgarinë mund të rinegociohet. Ka një nen që thotë se mund të rinegociohet”, tha Gjorçev. Në pyetjen se Varhelyi tha se nuk është ai që mund të rinegociohet, Gjorçevi u shpreh: “Varhelyi tani do të zëvendësohet. Nuk do të jetë ai, do të jetë dikush tjetër. Ky është shansi.…
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri në intervistë për TV21 thotë se Marjan Shokarevski është shkarkuar nga pozita e drejtorit të Kardiokirurgjisë pasi ka bërë shkelje ligjore, për të cilat thotë se tashmë ka njoftuar edhe Prokurorinë. Demiri thotë se për këtë ka raport publik, ku janë regjistruar një sërë parregullsish. “Ka bërë shkelje ligjore, të cilat shkelje ligjore unë i kam paraqitur në Prokurori. Konsiston në prishjen e raporteve ndërnjerëzore brenda, konsiston në eleminimin e një kuadri i cili është kualitet, dhe kardiokirurg i pavarur dhe është themelues i Kardiokirurgjisë, konsiston në anashkalimin e kardiokirurgëve të tjerë, konsiston në sjelljen…
Të hënën një grup deputetësh nga shumica e re qeverisëse pritet të dorëzojnë në Kuvend ndryshimet ligjore përmes të cilave planifikohet krijimi i ministrive të reja dhe transformimi i ministrive ekzistuese. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, dje ka njoftuar se në seancën e parë që do të caktojë, edhe para formimit të Qeverisë, do të bëhen ndryshime në ligjet e sistemit për të mundësuar formimin e ministrive të reja dhe transformimin e ministrive ekzistuese. Gjithashtu, agjenda mund të përfshijë ndryshime që do të shmangin zgjedhjet e parakohshme për kryetarët e komunave. Ndryshimet në këto ligje të sistemit kërkojnë shumicë prej…
Sallat e operacioneve kirurgjike në spitalin shtetëror kanë mbi 10 ditë që po punojnë vetëm për raste urgjente, si pasojë e problemit të stacionit të shtypjes së komprimuar. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri në intervistë për TV21 thotë se ky sistem është vjetruar dhe duhet në ndërrohet, por ai i ka duart e lidhura për shkak se kjo qeveri është teknike dhe nuk mund të shpallen tenderë. “Problemi substancial do të zgjidhet dhe shpresoj se shumë shpejtë do të hapet procedura e tenderimit edhe pse jemi në fazë të zgjedhjeve por kur punohet për jetë të njerëzve dhe për interes…
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot nga Ohri theksoi se e respekton Marrëveshjen e Prespës dhe se “ndryshe nga të tjerët” e respekton të drejtën ndërkombëtare. Ajo theksoi se mënyra se si do ta përdorë emrin e shtetit është një “përcaktim personal, një e drejtë që garantohet me akte më të larta se marrëveshjet dypalëshe”. Davkova para mediave ka theksuar se përmes bisedimeve do t’i bindë grekët se ka të drejtë kur e përdor emrin Maqedoni në vend të emrit kushtetues të shtetit. Për mënyrën si ajo do ta zbatojë tha se ka plan. “Kuptohet që kam një plan. Plani është…
Nga nesër, 01.06.2024 (e shtunë), fillon llogaritja e orarit të punës sipas orës verore në hapësirat publike të destinuara për parkim zonal, me të cilat menaxhon ndërmarrja, njoftoi NP Parkingu i Qytetit, transmeton Portalb.mk. Nga e hëna deri të shtunën, orari i punës në zonat A, B, C dhe D do të jetë nga ora 07:00 deri në 23:00. “U bëjmë thirrje shfrytëzuesve të shërbimeve tona që të kenë kujdes dhe të paguajnë parkingun me kohë në përputhje me orarin e përcaktuar të punës”, thonë nga NP Parkingu i Qytetit.
Sot është dita e 14-të nga kolapsi në Kirurgji dhe kolapsi në tërë sistemin shëndetësor në Maqedoni, akuzoi Naum Stoillkoski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së. Siç thotë ai, duke pasur parasysh se sot është e premte, problemi do të zgjas më së paku deri të hënën. “14-të ditë, ministri Ilir Demiri, po e hedh topin te PTHP, përgjegjësia kolektive – Qeveria LSD/BDI. Nga 12 drejtor dhe udhëheqës, pjesa më e madhe e tyre janë në atë pozitë 7 vjet, nuk nxorën asnjë fjalë, as ndjejnë përgjegjësi, ndërsa janë të paprekshëm për Ilir Demirin. Udhëheqës të cilët për 7 vjet më së paku…
Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele ka publikuar raportet e prezantimit mediatik zgjedhor për Zgjedhjet Parlamentare 2024 nga data 18 deri më 22 prill dhe nga data 25 prill deri më 6 maj dhe për rrethin e dytë të fushatës zgjedhore për Zgjedhjet Presidenciale 2024 nga data 25 prill deri më 6 maj. Për informimin e Televizionit Shenja, në raport theksohet se ka pasur informim të balancuar. “Në Edicionet Qendrore të Lajmeve në zgjedhjet presideniale dhe parlamentare, TV Shenja ka bërë informim mediatik të balancuar për fushatën e prof.dr. Siljanovska Davkovas të mbështetur nga VMRO DPMNE dhe të prof.dr.…
Është rritur numri i martesave në Maqedoninë e Veriut, ndërsa këtu prin komuna e Çairit dhe ajo e Sarajit. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, në tremujorin e parë të vitit 2024, numri i lindjeve është 3632 fëmijë, ndërsa në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri është zvogëluar për 0.7 për qind. Në tremujorin e parë të vitit 2024 numri i personave të vdekur ka qenë 5199, nga të cilët 8 foshnje, që shënon ulje prej 0.6 për qind në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit 2023. ENTI SHTETOROR I STATISTIKËS “Shtimi natyror…
Ministrit teknik të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovskit sot i ka përfunduar edhe zyrtarisht mandati. Ai ka dërguar një deklaratë për mediat në të cilën shkruan se përgjegjësinë e merr zëvendësministri aktual i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi, pra do të kryejë funksionin e ministrit të Punëve të Brendshme deri në zgjedhjen e Qeverisë së re. “Komisioni Shtetëror Zgjedhor dje shpalli rezultatet përfundimtare të Zgjedhjeve Parlamentare të vitit 2024, me të cilat zyrtarisht përfundoi mandati im si Ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë Teknike për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare, dhe sipas Ligjit për Qeverinë, zëvendësministri i mëparshëm i Punëve…
Çmimet e produkteve ushqimore janë një barrë e madhe për buxhetin familjar të qytetarëve. Në dy vitet e fundit janë rritur disa herë dhe nuk janë rikthyer kurrë në nivelin fillestar përpara valës së inflacionit. Pas gjithë rregullimeve të çmimeve, qytetarët u përballën me ngrirjen e çmimeve të frutave dhe perimeve, produkteve të qumështit, mishit dhe pastave. Masat e vendosura nga Qeveria për një periudhë të caktuar nuk ndihmuan dhe as të ashtuquajturat çmimet e garantuara, thonë qytetarët. “Për ushqimin ndonjëherë shpenzojmë më shumë, por pensionet dhe pagat janë të ulëta. Ata pensionistë që marrin minimalen nuk iu arrin, kur…

