Problemet me sistemin e ajrit në Qendrën Klinike Universitare “Nënë Tereza” ka bërë që pacientët të presin shumë më gjatë për një termin për operacione. Akoma nuk dihet se kur do të sanohen defektet, por aktualisht nëpër klinika ekzaminohen vetëm rastet urgjente me rrezik jete. Por, të sëmurët tjerë thonë se kanë pritur me muaj për të arritur në termin të operimit dhe tani ju kanë shtyrë pa afat tjetër. “Nga Gostivari është dërguar me autoambulancë, por pasi që nuk punojnë sallat do të provohet me allçi dhe na thanë se është i vogël dhe mund të kaloj pa operacion.…
Author: Jeta almakos
Riorganizimi i ministrive parashikon rritjen e resorëve në kuadër të Qeverisë nga 16 në 18 ministri dhe dy prej tyre do të jenë ministri pa resorë. Do të formohen dy ministri të reja. Ministria për Energjetikë dhe Ministria për Sport. Puna dhe Politika Sociale si sektor do t’i bashkohet Ministrisë së Ekonomisë, ndërsa sektori i Turizmit nga ky dikaster do të kalon në Ministrinë e Kulturës. Ministria aktuale e Punës dhe Politikës Sociale bëhet Ministri e Politikave Sociale, Demografisë dhe të Rinjve. Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës planifikohet të bëhet Ministri për Administratë dhe Digjitalizim. Ministrisë për Sistem Politik…
Fronti Europian vazhdon të thotë se po cenohet Marrëveshja e Ohrit me hyrjen e VLEN në Qeveri, pasi siç thonë ata nuk kanë legjitimitetin e sovranit. Madje gjatë deklaratës së nënshkruar të dielën në Tetovë, përfaqësues të këtij Fronti përmendën parlament dydhomësh e harta të vizatuara. Arjanit Hoxha nga ky koalicion thotë se pikërisht Marrëveshja e Ohrit është nënshkruar që shqiptarët të heqin dorë nga kjo kërkesë. “Kur kanë filluar bisedimet e vitit 2001 kanë filluar me qëndrime diametralisht të kundërt. Është e vërtetë se pala shqiptare në atë kohë e ka kërkuar parlamentin dydhomësh, por kjo impononte një rregullim…
Një parim themelor i së drejtës ndërkombëtare është respektimi i marrëveshjeve. Greqia vazhdimisht mbështet të drejtën ndërkombëtare dhe respekton Marrëveshjen si një marrëveshje ndërkombëtare të ratifikuar. Të njëjtën gjë kërkojmë edhe nga Maqedonia e Veriut, ka theksuar ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Giorgos Gerapetritis, në një intervistë për gazetën greke, e cila botohet në SHBA, njoftoi korrespondenti i AIM-s nga Athina. Gerapetritis tha se “deklaratat e fundit të presidentit dhe liderit të OBRM-PDUKM-së minojnë Marrëveshjen e Prespës, e cila pa përjashtim i detyron të gjitha lidershipet e Maqedonisë së Veriut”. “Ne theksuam detyrimin e Maqedonisë së Veriut për…
Ministria e Brendshme njoftoi sot se një i burgosur ka mbetur i plagosur nga një përleshje fizike mes dy grupeve të të burgosurve. “Me datë 01.06.2024 në ora 18:47 nga Burgun i Idrizovë është raportuar se në pjesën e mbyllur të institucionit është prishur rendi dhe qetësia publike nga konfrontimi fizik i ndërsjellë në mes të dy grupeve të të burgosurve. i dënuari H.F.29) nga fshati Studeniçan i Shkupit, ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” në Shkup”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Ambasada e Turqisë në Shkup, me rastin e “Ditës Botërore të Mëngjesit”, ka organizuar një takim mëngjesi. Ambasadori i Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoy, si dhe mysafirë të tjerë morën pjesë në aktivitetin e mbajtur në rezidencën e ambasadës. Në fjalën e tij të rastit, ambasadori Ulusoy preku rëndësinë që i kushtojnë mëngjesit dhe rikujtoi se Turqia ka organizuar ngjarje në mbarë botën vitet e fundit për të promovuar shujtën e pasur të mëngjesit turk. Duke theksuar se Turqia është ndër vendet lidere në botë për sa i përket turizmit dhe se Maqedonia e Veriut është një nga vendet prioritare…
Matura shtetërore duhet të anulohet ndërsa në fakultete të rikthehen provimet pranuese. Kështu vlerësojnë një pjesë e maturantëve të cilët thonë se këto provime përveç se shkaktojnë stres për nxënësit ndikojnë dukshëm edhe në suksesin për t’u regjistruar në fakultet. “Sinqerisht unë jam për provim në fakultet sepse jo të gjithë qëndrojnë mirë me gjuhët e huaja. Unë duhet të kaloj provimin anglisht, edhe të tjerët janë mes gjuhës angleze dhe matematikës. Ndoshta mua nuk më shkon mirë anglishtja e as matemtika por qëndroj mirë me shkencat natyrore, kimia dhe biologjia. Nëse mua nuk më shkon mirë anglishtja dhe matematika…
Gjykata Kushtetuese nesër do të mbajë seancë të re që do të jetë në fakt përpjekje e re për zgjedhjen e pasardhësit të Kacarskës mandati i së cilës skadon sot, më 2 qershor, përcjell TV21. Gjatë javës së kaluar, gjykata kushtetuese mbajti seanca dy ditë me radhë por kryetar i ri nuk u zgjodh. Asnjë nga kandidatët nuk e mori shumicën e duhur prej 2/3. Nëse edhe nesër nuk ndryshojnë punët, kjo do të thotë se gjykata kushtetuese do të hyjë në krizë. Do të jetë pa kryetar, kjo do të thotë se nuk do të ketë se kush t’i…
Një 47-vjeçar është qëlluar me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Bogovinë. Vrasjes i ka paraprirë një debat mes viktimës dhe vrasësit. Më pas i dyshuari është nisur me veturë nga Bogovina për në Tetovë, ku edhe është arrestuar. Ai u ndalua nga një patrullë policie dhe shoferi ka qenë i shqetësuar. Më pas policët që ndaluan BMË-në morën njoftim për vrasjen dhe për veturën e të dyshuarit. Në makinë, në hapësirën e sediljeve të pasme, është gjetur edhe pushka me të cilën është kryer vrasja. Në vendin ku ndodhi krimi po bëhen hetime. Vendi është i rrethuar me shirita…
Në Kuvend, të hënën, do të mbahet koordinimi i parë I Kryeparlamentarit, Afrim Gashi me përfaqësues të partive, pas konstituimit të Kuvendit. Kryeparlamentari Gashi për MIA-n ka konfirmuar se nesër do të ketë takim dhe se do të bisedohet për aktivitetet e ardhshme, si dhe për kohën se kur mund të mbahet seanca për ligjet që lidhen me ndryshimet e Ministrive në Qeveri, duke mos saktësuar nëse do të ketë marrëveshje. Burime partiake kanë potencuar se fillimisht do të formohen Komisionet, që të shqyrtohen këto ligje, e më pas të shkojnë në seancë. Sic thuhet, nëse takimin e nesërm koordinativ…
Sot është nisur një grup prej 215 besimtarëve islam drejt vendeve të shenjta për ta kryer Haxhin. Njoftimi u bë nga Bashkësia Islame e Kosovës. Siç bën të ditur BIK-u, sot pritet të niset edhe grupi i dytë, derisa grupet e tjera pritet të udhëtojnë të hënën. “Këtë vit nga Kosova drejt vendeve të shenjta do të udhëtojnë 1576 besimtarë”, theksohet në njoftim. Sipas BIK-ut në mesin e atyre që shkojnë për ta kryer këtë obligim madhor është edhe një besimtar i moshës 13-vjeçare, i cili llogaritet si më i riu.
Me dronët Bayraktar në inventarin e sistemeve të armatimit, Kosova është më e fortë dhe ndihet më e sigurt përballë kërcënimeve dhe rreziqeve aktuale dhe eventuale. Kështu ka deklaruar ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Ejup Maqedonci. Ky i fundit së bashku me komandantin i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, sot kanë vizituar njësinë e Sistemeve Ajrore pa Pilot (SAPP) në Aeroportin e Gjakovës.

