Author: Jeta almakos

Një filiale e bankës në bulevardin “Kuzman Josifovski-Pitu” në Shkup është grabitur mëngjesin e sotëm nga një person i cili ka marrë para me anë të kërcënimit me armë. “Sot (04.06.2024) në ora 11:25 në SPB Shkup është raportuar se në një filiale të një banke në Bulevardin “Kuzman Josifovski – Pitu” në Shkup, një person ka kanosur me armë punonjësit dhe ka marrë para. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga MPB.

Lexo më Shumë

Për shkak të intervenimeve teknike në rrjetin e shpërndarjes elektrike, nesër pa energji elektrike do të mbesin disa pjesë të komunave Aerodrom, Gazi Babë, Gjorçe Petrov dhe Kisella Vodë. Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza e Qytetit të Shkupit, informon se në periudhën prej orës 8:00 deri në orën 14:00 pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “Gavrill Konstantinoviq” në lagjen Lisiçe në komunën Aerodrom. Prej orës 9 deri në orën 10, pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “Finska” në lagjen Hasanbeg, komuna Gazi Babë, prej orës 9 deri në orën 13:30 shfrytëzuesit e një pjese…

Lexo më Shumë

Evropa përbëhet nga kompromise, ato janë një bazë e rëndësishme për Bashkimin Evropian. Në gjendjen aktuale për qasje në procesin e anëtarësimit nuk ka veto për vendin tuaj, tha sot ambasadorja gjermane Petra Dreksler, në ngjarjen me rastin e Ditës së Evropës të organizuar nga Lëvizja Evropiane në Maqedoninë e Veriut në bashkëpunim me fondacionin Konrad Adenauer. Sipas saj, baza për anëtarësim në BE është në procesin e reformave. “Vendet anëtare pajtohen se duhet të mundësohet fillimi i negociatave, ndërsa persepktiva gjermane është përforcimi i Evropës si nga jashtë ashtu edhe nga brenda, ndërsa ne duhet të gjejmë një mënyrë…

Lexo më Shumë

Qendra për gazetari hulumtuese “SCOOP Maqedoni” ka analizuar të dhënat nga dokumentet pronësore të deputetëve të sapo zgjedhur në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut nga njësia zgjedhore 1, njofton Portalb.mk. Njëzet deputetë të njësisë zgjedhore 1 do të ulen në ulëset e Kuvendit si pjesë e përbërjes së re parlamentare pas zgjedhjeve të mbajtura më 8 maj. Nga njësia e parë, grupi i VMRO-DPMNE-së përbëhet nga dhjetë deputetë, tre të LSDM-së dhe koalicionit, dy nga Fronti Evropian i BDI-së, dy nga koalicioni “Vlen”, dy nga E Majta dhe një nga Lëvizja ZNAM për Maqedoninë tonë. 10 deputetë të VMRO-DPMNE – 1.2 milionë euro Koalicioni VMRO-DPMNE në njësinë zgjedhore 1 fitoi…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM, do ta formojnë qeverinë e re, thotë deputeti Halil Snopçe, duke paralajmëruar se kabineti i Hristijan Mickoskit do të merr miratimin e Kuvendit deri më 15 qershor. Në një prononcim për gazetën LAJM, Snopçe bëri të ditur se gjatë negociatave të deritanishme, VLEN-i ka mbyllur marrëveshjen me VMRO-në për ministrat dhe është arritur dakordësi që në programin qeveritar të bëhet pjesë edhe program i partnerit shqiptar. “Presidentja e shtetit, këto ditë i jep mandatin mandatarit z.Hristijan Mickoski, pra, kryetarit të partisë VMRO-DPMNE, partisë më të madhe me numër deputetësh dhe z.Mickoski ka të drejtë në afat…

Lexo më Shumë

Ligji për reforma në organet e drejtorive shtetërore do të jetë i pari që do të hyjë në procedurë parlamentare.  “Do të ketë riorganizim në më shumë ministri. Disa do të kenë kompetenca të reja, të tjera do të bashkohen me agjenci, ndërsa do të formohen edhe disa ministri të reja si Ministria për sport dhe Ministria për energjetikë. Edhe po të kemi shumicë prej 2/3 si mbështje për këtë ligji, për shkak se ka sinjale nga deputet individë që janë pjesë e partive që nuk morën shumicë në zgjedhje, se do të jenë në disponim që të japin mbështetje…

Lexo më Shumë

Grupi parlamentar i partisë E Majta sot deri te kryetari i Kuvendit ka parashtruar Kërkesë të shkruar për konstatimin e ndërprerjes së mandatittë deputetit të BDI-së, Talat Xhaferi për shkak se po ushtron dy funksione në të njëjtën kohë. “Kryeparlamentari i ri është i obliguar që kur të krijohen kushtet ligjore për përfundimin e mandatit të deputetit, ta deklarojë këtë në seancën e parë të ardhshme parlamentare. Kjo është një dispozitë që buron nga Kushtetuta e Maqedonisë si dhe nga disa ligje të tjera siç është Ligji për Kuvend, Ligji për deputetë, Kodi Zgjedhor dhe Ligji për parandalimin e korrupsionit”,…

Lexo më Shumë

Punimet për ndërtimin e dy autostradave në Maqedoninë e Veriut, pjesë e Korridoreve 8 dhe 10, nga konsorciumi turko-amerikan “Bechtel&Enka”, ende s’kanë filluar pasi pronarët e tokave që do të shpronësohen, janë të pakënaqur me vlerësimin e tyre. Dy autostradat, njëra në pjesën perëndimore të vendit nga Tetova deri në Qafë Thanë, në kufirin me Shqipërinë, dhe tjetra që lidh qytetet Prilep dhe Manastir janë me një gjatësi prej 109 kilometrash. Kostoja e realizimit të projekteve arrin në 1.3 miliard euro, ndërsa afati i ndërtimit të tyre është 57 muaj apo deri në fund të vitit 2027. Por, banorët e…

Lexo më Shumë

Besimtarët muslimanë nga Shkupi sot janë nisur për në Mekë dhe Medina, për të kryer kushtin e pestë të fesë Islame-Haxhin. Nga Bashkësia Fetare Islame njoftojnë se sot në orët e hershme të mëngjesit nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, kreu i BFI-së, Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga Muftiu i Shkupit, Qenan Ismaili kanë përcjellur karavanin e parë të haxhinjëve, i cili përbëhet nga 180 besimtarë. BASHKËSIA FETARE ISLAME “Ekspedita e parë këtë vit përbëhet nga 180 besimtarë të Muftinisë së BFI – Shkup, të cilët kanë bërë nijet që të performojnë haxhin e sivjetmë. Reisul Ulema i BFI e…

Lexo më Shumë

Të gjithë kompetentët thonë se po punojnë në zgjidhjen e problemit, por askush nuk merr përsipër defektin që tani tri javë ka përgjysmuar intervenimet kirurgjikale në QKU “Nënë Tereza” në Shkup, shkruan Alsat. “Shtabi krizës është çdo ditë në Ministrinë e Shëndetësisë sepse unë çdo ditë komunikoj me Shërbimet e përbashkëta, me stafin teknik që bëjnë servisin e sistemit dhe me furnizuesit e oksigjenit por edhe me drejtorët kështu që unë jam rregullisht këtu dhe … Lënda është në Prokurorinë Publike do t’ ja lejmë institucioneve kompetente të verifikojnë dhe të thonë se ku është përgjegjësia”, u shpreh Maja Manoleva,…

Lexo më Shumë

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova e pyetur për të komentuar akuzat nga “Fronti Europian” për majorizim ndaj pakicave, ajo thotë se kjo akuzë nuk qëndron. “Nuk e kuptoj se çfarë do të thotë shumica e pakicës. Nuk ka një gjë të tillë. Ka një fitues në zgjedhje”, tha Siljanovska-Davkova, duke aluduar tek fituesi që është VMRO-DPMNE. Sipas saj, edhe qeveritë që nga e para në vitet e 90-ta e deri më sot kanë qenë multietnike. “Kuptohet se zgjedhja bëhet sipas përcaktimit ideologjik, zgjedhja bëhet edhe sipas përcaktimit programor, zgjedhja bëhet edhe pasi të gjejmë se me kë do…

Lexo më Shumë

Alsat mëson se kandidati shqiptar për t’u bërë pjesë e Batalionit të forcave speciale “Ujqit” në ARM është rrahur brutalisht nga kolegët e tij, shkruan Alsat. E gjithë kjo ka ndodhur në kuadër të kursit seleksionues që ditëve të fundit po zhvillohet në ARM, përkatësisht në Shtabin e Përgjithshëm. Identiteti i kapitenit shqiptar, i njohur për redaksinë tonë flet për një person me përgatitje të larta profesionale, i dëshmuar në shumë trajnime brenda dhe jashtë vendit dhe i sistemuar në ARM falë diplomimit me sukses në Akademinë Ushtarake. Burimet për Alsat bëjnë të ditur se kapiteni shqiptar është dërguar në…

Lexo më Shumë