Author: Jeta almakos

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet ulje e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës. Çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPER BS-98 ulet për 2,00 den/litër. Çmimet e shitjes me pakicë të EUROSUPER BS-95 si dhe të EURODIZELIT (D-Е V), Vajit ekstra i lehtë për amvisëri dhe i Мazutit М-1 SU nuk ndryshojn. Nga data 07.06.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 80,00 (denarë/litër)Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 82,00 (denarë/litër)Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 73,00 (denarë/litër)Vaj për Djegie Ekstra i…

Lexo më Shumë

Isamedin Limani dhe Aleksandar Kambovski janë anëtarë të ri të Këshillit Gjyqësor Isamedin Limani dhe Aleksandar Kambovski janë anëtarë të ri të Këshillit Gjyqësor Para 32 min Anëtarët e rinj të Këshillit Gjyqësor janë gjyqtarët Isamedin Limani dhe Aleksandar Kambovski. Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Limani dhe gjyqtari nga Apeli Manastir, Kambovski janë anëtarë të rinj të Këshillit Gjyqësor, pasi gjyqtarët votuan sot. Limani mori 7 vota, ndërsa kundërshtarja e tij, gjyqtarja Cvetanka Periq, e cila edhe pse u tërhoq, mbeti në fletëvotim, mori 2 vota. Gjithsej dy fletëvotime për zgjedhjen e një anëtari të këshillit nga radhët e gjyqtarëve…

Lexo më Shumë

Nuk mendoj se situata ka ndryshuar në mënyrë drastike prej para zgjedhjeve e deri pas tyre, tha euroambasadori Dejvid Gir, në emisionin Top Tema në Telma ku sonte ishte mysafir, në çështjen për ndryshimet kushtetuese të cilat janë të nevojshme për vazhdimin e procesit të anëtarësimit. Gir më tej shtoi se pas gati dy vitesh negociata të mundimshme me Bullgarinë, u arrit një marrëveshje e cila zhbllokoi procesin e integrimit evropian të vendit, por edhe me të cilën vendi mori disa detyrime. “Pjesë e asaj marrëveshje është që do të kishin ndryshime në kushtetutë për të përfshirë njerëzit që identifikohen…

Lexo më Shumë

Izet Mexhiti nga koalicioni VLEN në një intervistë për TV 24 deklaroi se sonte mandatari Hristijan Mickoski dhe liderët e VLEN-it pritet t’i shtrëngojnë duart për qeverinë e ardhshme. “Negociatat janë drejt fundit dhe koalicioni “VLEN” do të mbyllë negociatat për formimin e qeverisë me VMRO-DPMNE-në. Parimet e qeverisë së re janë vendosur, programet janë harmonizuar dhe jemi drejt fundit të eshalonit të tretë”, dekaroi Mexhiti.

Lexo më Shumë

Fatmir Etemi, anëtar i Bordit Mbikëqyrës i Bankës Komerciale “Komercijalna Banka) në Shkup, bleu 84 aksione të reja nga kjo bankë. Për këtë, banka e informoi publikun investues përmes Bursës së Maqedonisë, përcjell portali Faktor. “Komercijalna banka AD Shkup njofton se Fatmir Etemi, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës, ka blerë 84 aksione të zakonshme të emetuara nga banka”, thuhet në njoftim. Nuk ka informacione se kur saktësisht Etemi i ka blerë këto aksione, por fakt është se aksioni i Komercijalna banka është vazhdimisht në rritje në bursë. Kështu që sot u shit me çmim prej 18.634 denarë për aksion,…

Lexo më Shumë

Arben Taravari nga Koalicioni VLEN në rrjetin social Facebook, shkruan se BDI vazhdon të eci në rrugë të mbrapsht. Taravari mes tjerash shton se BDI-ja lutet që ta marrin në Qeveri dhe janë shndrërruar në lypsarë postesh. “BDI-ja po vazhdon të eci në rrugë të mbrapshtë. Po lutet që ta marrin në Qeveri dhe sado e refuzojnë ajo sërish dërgon negotiator që janë shndërruar në lypsarë postesh”, ka shkruar Arben Taravari nga VLEN.

Lexo më Shumë

Kuvendi i Shqipërisë ka ratifikuar marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Türkiyes për bashkëpunimin për zhvillim dhe statusin e Zyrës së Koordinimit të Programeve të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në Shqipëri”, raporton Anadolu. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Türkiyes për bashkëpunimin për zhvillim dhe statusin e Zyrës së Koordinimit të Programeve të TIKA-s në Shqipëri” është miratuar në seancën e sotme parlamentare me 88 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim, nga 140 deputetë që ka Kuvendi i Shqipërisë, ndërkohë pjesa tjetër e deputeteve nuk kanë marrë…

Lexo më Shumë

Deputeti i LSDM-së Fatmir Bytyqi ka deklaruar se nuk do të kandidoj për kryetar të LSDM-së. Ai ka shkruar në Facebook se këtë e bën për shkak të parandalimit të fragmentimit dhe polarizimit të mëtutjeshëm të anëtarësisë së tyre. FATMIR BYTYQI, DEPUTET I LSDM-SË “Misioni im politik shtrihet përtej funksioneve dhe ndarjeve partiake, ai vë në spikamë bashkëpunimin, dialogun dhe mirëkuptimin e ndërsjellë, që mund të arrihen ndryshe nga tani, duke i kthyer vlerat socialdemokratike. Një gjë e tillë është krejtësisht ndryshe nga traditat e mëparshme politike të sjelljes ndaj shtetit, madje edhe ndaj partisë. Pres dhe besoj se ideologjia…

Lexo më Shumë

Filloi numërimi i afatit 20 ditor për formimin e Qeverisë së re, pasi presidentja e shtetit Gordana Siljanovska ia ndau mandatin kryetarit të VMRO-së Hristijan Mickoskit. Gjatë ndarjes së mandatit në vilën “Vodno”, Siljanovska tha se kryetari i VMRO-së, ka mundësi më serioze për të formuar qeveri. Gordana Siljanovska Davkova, presidente “Kryetari i VMRO DPMNE ka mundësi serioze për të formuar qeveri. Me siguri besoj se hapi që po bëj dhe dhënia e mandatit për përbërjen e qeverisë është një hap real juridik dhe politik sipas Kushtetutës, pra sipas nenit 84, paragrafi 1, paragrafi 1, një nga kompetencat e presidentit…

Lexo më Shumë

Në Maqedoninë e Veriut duhet të bëhen reforma thelbësore në arsim, duke filluar nga programet dhe duke përfunduar me centralizimin e arsimit sipas shembullit të Sllovenisë, thotë Vllado Dimovski, nga Qendra për Mësim të Përjetshëm. “Duhet të ketë ndryshim të madh në programe. Byroja për Zhvillimin e Arsimit ka staf të mirë, vetëm duhet t’u jepet liri për të bërë programe të mira arsimore që do të aplikohen në të ardhmen. Duhet të vijë ministër që e kupton arsimin dhe që do të ketë sens për përmirësimin e situatave në arsim”, deklaroi Vllado Dimovski – Qendra për Tolerancë dhe Mësim…

Lexo më Shumë

Në garë për kryetar të LSDM-së kanë hyrë pesë kandidatë: Slavjanka Petrovska, Venko Filipçe, Jovan Despotovski, Zllatko Ristovski, të cilëve sot në mëngjes iu bashkua edhe Aleksandar Baidevski. Do të mund të votojnë të gjithë anëtarët e regjistruar. Kryetari i ri do të bëhet i ditur pas votimit më 30 qershor, transmeton Portalb.mk. Aleksandar Bajdevski është kandidati i pestë për kryetar të LSDM-së. Në 7 vitet e fundit ka qenë zëvendësministër për shoqërinë informatike dhe administratë, ndërsa më parë ka punuar edhe 6 vite në departamentin e çështjeve financiare të së njëjtës ministri. Dje kanë paraqitur kandidaturat edhe figura të tjera të…

Lexo më Shumë

Gati një vit pasi u miratuan nga Kuvendi, ndryshimet në ligjin për marrëdhëniet detyrimore që lidhen me përmbarimin ende nuk janë zbatuar në praktikë. Sipas të dhënave të fundit nga Avokati i Popullit, deri më tani ka pasur vetëm një rast të suksesshëm të zbatimit të ligjit në gjykatë, dhe ky rast ishte për një çështje që kishte më shumë se 10 vjet që priste zgjidhje. Avokati i Popullit, Naser Ziberi, ka ngritur shqetësime mbi mënyrën e ndryshme të interpretimit dhe zbatimit të vendimeve gjyqësore, veçanërisht kur bëhet fjalë për ndërprerjen e ekzekutimit të një vendimi nga gjykatat themelore, i…

Lexo më Shumë