“Maqedonia e Veriut ka përgatitur shumë strategji dhe dokumente, ka krijuar edhe politika, por tani fokusi duhet të vihet në zbatimin. Vendi duhet të harmonizojë urgjentisht legjislacionin nacional me standardet dhe legjislacionin më të ri të BE-së për burimet e rinovueshme dhe efikasitetin energjetik, në mënyrë që të mbajë hapin me tendencat e zhvillimit të Unionit. Gjithashtu do të duhet të krijojë mekanizmat e nevojshëm për të qenë pjesë e skemës së shkëmbimit të energjisë së BE-së në të ardhmen”. Këtë e tha ambasadori i BE-së në vend David Geer. Në fjalimin në Forumin e 7-të për energjetikë (FEM), Geer…
Author: Jeta almakos
Presidentja e RMV-së, Gordana Siljanovska Davkova sot në Berlin, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, iu drejtua panelit të përfaqësuesve të krerëve të shteteve dhe qeverive, ku nikoqirë të konferencës, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Në panelin kryesor morën pjesë presidentët dhe kryeministrat e Holandës, Norvegjisë, Finlandës, Lituanisë, Moldavisë, Estonisë, Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi, Gjeorgjisë. Presidentja Siljanovska Davkova në fjalimin e saj tha se pas Luftës së Dytë Botërore, Plani Marshall, ndër të tjera, ishte shprehje e solidaritetit ndaj Evropës së shkatërruar dhe sot është i nevojshëm një lloj i ri i…
Analisti Kim Mehmeti në ‘5 Pyetjet’ komentoi marrëdhënien Rama-Kurti dhe ndërhyrjet e dy kryeministrave që kanë përçarë shqiptarët. Marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë duken mjaft të tendosura kohët e fundit, teksa ditën e sotme kryeministri Rama ishte në Prishtinë në kuadër të 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës nga agresioni serb. Megjithatë Rama nuk u takua me Albin Kurtin dhe dy kryeministrat duket se ende i mbajnë ‘mëri’ njëri-tjetrit. Analisti Kim Mehmeti i ftuar në ‘5 Pyetjet’ komentoi për Ilir Babaramon situatën politike në shtetet shqiptare. Ai u shpreh se nuk ka nevojë që liderët shqiptarë të bëhen si baballarë të kombit. Nuk kam…
Krenar Lloga, përfaqësues i koalicionit “Fronti Europian”, ka bërë të ditur se koalicioni ka pranuar një ftesë nga VMRO-DPMNE për të diskutuar çështje të rëndësishme që prekin të ardhmen e vendit. Kjo njoftim vjen në prag të votimit për ndryshimet në Ligjin për Organizimin dhe Punën e Organeve të Administratës Shtetërore. Gjatë një mbledhjeje të zgjeruar të koalicionit, e cila përfshinte kryetarë dhe përfaqësues të ndryshëm të partive, është bërë e ditur se ftesa ka ardhur direkt nga VMRO-DPMNE ose përmes ndërmjetësve. Diskutimet kanë qenë të fokusuara në mënyrën se si do të veprohet – nëse do të pranohet dialogu…
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbaj një seancë të jashtëzakonshme, të udhëhequr nga Ministria e Shëndetësisë, për të adresuar një valë të nxehtit të paralajmëruar që pritet të godasë vendin në datat 11 dhe 12 Qershor 2024. Kjo seancë erdhi si rezultat i informacioneve të marra nga Instituti i Shëndetit Publik dhe alarmeve të motit të Institutit për Çështje Hidrometeorologjike, të cilat parashikojnë një rritje të ndjeshme të temperaturave në disa qytete të vendit. Zonat specifikisht të prekura nga kjo valë të nxehtit janë Gjevgjeli, Bogdancë, Vallandovë dhe Dojran, ku temperaturat do të arrijnë në nivele…
Kryeparlamentari, 6 ministri e disa digastere tjera të cilët arritën t’i marrin në marrëveshje me VMRO DPMNE-në, për VLEN janë të kënaqshme. Kështu u shpreh deputeti i këtij koalicioni Rijad Shaqiri në Daily Click, i cili megjithatë thotë se gjithmonë mundet më mirë. Ai gjithashtu shton se kjo ndarje nuk është fikse. “Në kuadër të ndarjes çdo herë mundet të jetë edhe më mirë. Është një ndarje për të cilën kemi konsideruar se është e kënaqshëm por nuk është fikse. Me kalimin e kohës gjatë zbatimit të programit qeverisës do të shohim se ku i kemi kapacitetet të resurseve njerëzore…
Arben Taravari nga Koalicioni VLEN në një status në Facebook shkruan se kur të zgjidhet Qeveria VLEN-VMRO, nga Fronti Europian do thonë se kjo qeveri do të jetë për 6 muaj, mandej deri në zgjedhje lokale e kur t’i humbin zgjedhjet lokale nuk do të dinë çfarë të sajojnë më. “Një herë thanë “do kemi mbi 25 deputetë”…Nuk doli ashtu! Pastaj thanë se “VLENIN nuk e merr VMRO-ja në qeveri”…Ne jemi pjesë e Qeverisë! Vazhduan dhe thanë: ” VLEN nuk e mer kryeparlamentarin”…Afrim Gashi u bë kryetar parlamenti! Thonin në kryesi se janë në bisedime me VMRO-në për t’u bërë…
Koalicioni shqiptar VLEN në kuadër të bashkëqeverisjes do ketë 7 zëvendës ministra dhe 5 sekretar shtetëror. Postet e zëvendës ministrave do të jenë në: Ministrinë e Brendshme, Transport dhe Lidhje, Arsim dhe shkencë, Ministria e Komuniteteve, Bujqësi, Mbrojtje dhe Kulturë. Siç mëson INA nga burime pranë koalicionit me postin e zëvendësministrit të Kulturës do të jetë Sedat Sulejmani, kuadër nga Lëvizja BESA. Ai ishte shef i shtabit zgjedhor të kësaj partie në kuadër të VLEN. (INA)
Zgjedhjet e përbashkëta presidenciale dhe parlamentare që u mbajtën këtë vit kanë kushtuar 767 000 euro më shumë se sa kur këto zgjedhje janë mbajtur veçmas në vitin 2019 dhe 2020. Kështu qëndron në hulumtimin e bërë nga Qendra për Komunikime Qytetare, kushtuar zgjedhjeve dhe tenderëve publike. Po ashtu aty qëndron se Komisioni Shtetëror Zgjedhor për realizimin e zgjedhjeve të dyfishta ka lidhur 22 marrëveshje për prokurime publike, në vlerë prej 3.473.588 euro. Tabelë: Qendra për Komunikime Qytetare “Vlera e marrëveshjeve të lidhura për realizimin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2019 është 1 472 300 euro, kurse në zgjedhjet parlamentare…
LSDM ka prolonguar kongresin llogaridhënës të partisë, i cili duhej të analizonte arsyet e humbjes në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Zyrtarisht, organizatat komunale të LSDM-së kërkuan kohë për të shqyrtuar raportin e gjerë për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Deputetja e LSDM-së Sanja Llukarevska tha se kongresi është shtyrë për shkak të nevojës që raporti i gjerë të analizohet dhe të debatohet brenda organizatave komunale dhe se pas përfundimit të gjithë procesit, kongresi do të vazhdojë. Kjo po ndodh pikërisht tre javë para zgjedhjes së kryetarit dhe kryesisë së re të partisë, pasi të gjithë dorëzuan dorëheqjen pas rezultatit katastrofik të…
Pasi kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti mori mandatin e deputetit, tanimë në vendin e tij deri në zgjedhjet e ardhshme komunale do të zëvendësohet nga Iljas Veseli, këshilltar në këtë komunë komunë. ”Me rastin e fillimit të angazhimit të Ilјas Veseli si zëvendës kryetar komune, kisha nderin që bashkë me kryesuesin e këshillit komunal z. Musa Alili të bashkëbisedojmë në lidhje me situatën e krijuar, si dhe për mbarëvajtjen e proceseve të punës, në bazë të kompetencave ligjore. Gjithashtu shpreha urime në misionin e marrë nga Ilјas Veseli dhe ofrova mbështetjen time të parezervë, me të vetmin qëllim…
Bullgarët e Maqedonisë në Manastir, Kavadar, Shkup, Strumicë, Veles dhe Ohër sot mund të votojnë në zgjedhjet e gjashta parlamentare që mbahen në tre vitet e fundit në Bullgari. Për herë të parë mund të votojnë edhe për zgjedhjet evropiane, por vetëm në Shkup dhe Manastir. Janë gjithsej 120 paraqitje për votim, por ky numër mund të rritet për shkak se mund të votohet edhe nëse nuk jeni paraqitur më herët. Për dallim nga vitet tjera, sivjet nuk do të votohet në Tetovë, kur vjet për herë të parë u hap në vendvotim. Në zgjedhjet parlamentare marrin pjesë 32 formacione…

