Do të zgjidhet statusi i artistëve të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Shqiptare, të cilët mbetën pa punë pasi që paraprakisht u skadoi kontrata. Këtë e thekson zëvendësministri i Kulturës, Sadat Sulejmani në një deklaratë për Alsat, pas seancës së sotme kuvendore ku në rend dite ishte ndryshimi i Ligjit për Kulturë, i cili parasheh që punëtorëve kulturorë të punësuar me kontrata t’u jepen vendime pune. “Sot e dhamë propozim-ligjin dhe isha para deputetëve, e arsyetova pse duhet të ky ligj të ndërrohet. Ligji ka të bëjë me transferimin e kontratave të cilat janë me kohë të pacaktuar në kontrata…
Author: Jeta almakos
Zv.kryeministri i parë, Izet Mexhiti, në një intervistë për gazetën LAJM, tha se VLEN-i ka raporte korrekte në Qeveri, me partinë e kryeministrit Mickoski. “Ka momente kur kemi mendime të ndryshme, por kemi kapacitete për t’i tejkaluar këto situata. Korrekt është partneri i madh i koalicionit, VMRO-ja e kryeministrit Mickoski. Kishte disa përplasje, të cilat ende nuk i kemi tejkaluar, me ZNAM-in, e cila është parti e majtë por mundohet të luaj rolin nacionalist që nuk i shkon”, tha Mexhiti për gazetën LAJM.
Gjatë ditës së djeshme Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar një 39-vjeçar nga Shkupi, me iniciale D.M., pasi i njëjti dyshohet se ka marrë haraç prej 7 mijë euro nga një tjetër 39-vjeçar. “Më datë 08.08.2024, nga ana e të dëmtuarit, 39-vjeçarit, në Ministrinë e Punëve të Brendshme është denoncuar se për një kohë të gjatë, D.M. duke e kërcënuar i ka kërkuar haraç në vlerë prej 16.500 euro në emër të personit të tretë, për një borxh që nuk ka ekzistuar. Sipas denoncimit, i dëmtuari më datë 11.08.2024 në një kafene në Shkup që t’ia japë këstin e…
Zjarri nuk ka kursyer as pishat në mes fshatit Zajaz – Çelikaj dhe Drogomisht i Madh në Kërçovë, transmeton TV21. Ato janë parë këtë pasdite se si digjen. Zjarrfikësit janë në terren dhe po punojnë në shuarjen e zjarrit, por duket se flakët kanë marrë hov të madh. Situata bëhet më e vështirë ngaqë zjarri është duke u përhapur shumë shpejtë, ngaqë pishat janë të thata.
Qeveria nuk heqë dorë nga shpërndarja e Këshillit Gjyqësor dhe atij të Prokurorëve, pavarësisht zërave në media se Maqedonia e Veriut, për shkak të obligimeve që i ka marrë nga agjenda reformuese për Planin për rritje, Qeveria është pajtuar që të mos ketë shpërndarje të këtyre dy trupave të pavarur. Nga Qeveria për Alsat theksojnë se institucionet në shtet punojnë në pajtueshmëri me ligjet ekzistuese dhe Kushtetutën, ndërkaq të gjitha dokumentet që dalin patjetër duhet të jenë në pajtueshmëri me ligjet dhe Kushtetutën. “Qeveria nuk heq dorë nga ideja për shpërndarje të Këshillit Gjyqësor Republikan dhe Këshillit të Prokurorëve që…
Drejtori i ri i “Pyjeve Kombëtare”, Zdravko Trajanov, në intervistën e sotme në Radio Evropa e Lirë ka thënë se për shkak të llogarisë së bllokuar, ndërmarrja publike është e bllokuar edhe më shumë financiarisht dhe nuk mund të mbahet me buxhet të vetëfinancuar. Sipas tij, përgjegjësia e këtij problemi është tek qeveria e kaluar që edhe pse dihet rëndësia e kësaj ndërmarrjeje e kanë lënë me llogari të bllokuar. ZDRAVKO TRAJANOV, DREJTOR I PYJEVE KOMBËTARE “Pyetja është se pse qeveria e mëparshme, duke ditur rëndësinë e kësaj ndërmarrjeje, e lejoi atë të ketë një llogari të bllokuar. Llogaria e…
VMRO-DPMNE po frikësohet nga Venko Filipçe. Kështu kanë thënë nga LSDM. Në një reagim dërguar mediave thonë se pas politikave katastrofale dhe skandaleve, Mickoski dhe VMRO-DPMNE po e humbin mbështetjen nga dita në ditë. Mickoski duhet ta dijë se, shtojnë ata, propaganda e tij është kuptuar dhe nuk mund ti fsheh skandalet në Qeverinë e tij. LSDM “Metodat e pres konferencave të vazhdueshme dhe frikësimi i qytetarëve janë të njohura qysh para 10 viteve. Atë që e bënë VMRO-DPMNE për ta tërhequr vëmendjen nga budallallëku i tyre, vetëm e konfirmon mendimin e përgjithshëm se kjo është Qeveria më e keqe…
Përmes një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se BDI është në panik për shkak se dhëndri i Ali Ahmetit, familja e Musa Xhaferit, djemtë dhe ish-funksionarëve he Pucko Petrol nuk mund të ndërtojnë ku tu kujtohet atyre. “Kur BDI flet për mafinë urbane a fol edhe për dhëndrin e Ahmetit, familjen e Musa Xhaferit dhe Pucko Petrol? 7 vite BDI-ja e mban mafinë urbane. Nuk ka kompani që ndërton e që nuk është në një fare mënyre e ndërlidhur me BDI-në”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së. Ata shtojnë se për 7 vite BDI ka bërë kaos në ndërtimtari në Shkup dhe…
Avokatja e të dyshuarit kryesor për një plan të dështuar për sulm në një koncert të yllit botëror, Taylor Swift në Vjenë, ka tentuar të dielën të ulë seriozitetin e planit, dhe ka thënë se klienti i saj vetëm “ka luajtur me ide”. Autoritetet austriake kanë thënë më herët gjatë javës se i dyshuari është me origjinë nga Maqedonia e Veriut dhe i kanë kërkuar informacione Shkupit për të. Tri koncertet e planifikuara të Swiftit këtë javë janë anuluar, pasi autoritetet austriake kanë zbuluar se një 19-vjeçar ka qenë duke planifikuar kryerjen e një sulmi vetëvrasës, i inspiruar prej grupit…
Përmes një njoftimi të partisë maqedonase VMRO-DPMNE pyesin pse LSDM nuk e dënon planin e BDI-së për destabilizim të vendit. “Kur do të merr guxim Venko Filipçe dhe ta dënojë BDI-në? Ose shpreson se ata do të organizojnë protesta kur do të duhet të japin përgjegjësi”, thonë nga VMRO-DPMNE. Sipas tyre, LSDM për momentin është parti pa ide. “Pse frikësohen të dalin nga hija e BDI-së? Që kur u zbulua plani i BDI-së nga Mickoski dhe doli në pah, as BDI as LSDM nuk e dine çfarë të bëjnë”, thonë nga kjo parti.
Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike bëjnë të ditur se moti nga nesër deri në fund të javës do të jetë nxehtë. Moti i nxehtë do të jetë posaçërisht gjatë ditës së mërkurë ku në disa vende do të arrijë deri në 40 gradë celsius, dhe në shumë vende tjera do të jetë moti në fazën e portokalltë. Nga dita e mërkurë deri të premten, në orët e pasdites dhe gjatë mbrëmjes pritet të ketë reshje të shiut. Moti Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me erë të dobët, përgjatë luginës së Vardarit dhe në vendet lindore…
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është deklaruar se Ura mbi lumin Ibër pritet të hapet gjatë 14-15 të këtij muaji. “Hapje e dhunshme” deklaroi Vuçiq para mediave, duke shtuar kinse “ai pret provokime të reja” nga autoritetet kosovare. Ai ka shtuar se ka besim se “KFOR-i do ta kryejë punën e vetë”. “Më 14 apo 15 gusht presim hapjen e dhunshme të urës në Kosovë do të përpiqen të imponojnë disa liderë të rinj serbë, t’i potretizojnë si trima edhe pse nuk janë, e të cilët do të mundohen t’i ndajnë nga Beogradi dhe pastaj të bien dakord me Kurtin…

