VMRO-DPMNE dhe partnerët e koalicionit kanë ndarë postet ministrore si dhe kanë arritur marrëveshje për eshalonin e dytë dhe të tretë, përkatësisht zëvendësministrat, sekretarët shtetërorë dhe postet e drejtorëve. Mickoski nesër pret që ta marrë mandatin për formimin e Qeverisë nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova dhe, siç paralajmëroi, nuk do të duhet të presë shumë për ta dorëzuar në Kuvend propozimin për Qeverinë e re. “Negociatat janë duke përfunduar, tashmë janë përfunduar deri diku, në pjesën e formimit të dikastereve qeveritare. Negociatat kanë përfunduar dhe, thënë kushtimisht e kusht, eshaloni i tretë”, tha Hristijan Mickoski kryetar i VMRO-DPMNE-së. Mickoski nuk deshi…
Author: Jeta almakos
BDI gjithmonë e ka promovuar bashkëjetesën dhe barazinë mes qytetarëve. Këtë e tha deputeti, Ilir Hasani në emisionin “Intervistë në SHENJA”. Ai tha se ai kur ka ardhur në qendrën klinike ka qenë i vetmi shqiptarë, por që sot ligjërojnë aty. “Sot, Afrim Gashi është zgjedh pa fije floku pa i munguar, dmth meritat për tu zgjedhur një kryeparlamentare në këtë formë demokratike me këto vota i takojnë edhe sado pak BDI-së dhe historisë”, deklaroi Ilir Hasani. Ai tha se viktima e fundit e ngritjes së çështjes nacionale në bllokun maqedonas ka qenë LSDM. “Njerëzit kanë humbur jetë për ideale,…
Deputeti i Frontit Evropian, Ilir Hasni në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se ai nuk mund ta kuptojë se si ka mundur Gordana Siljanovska të merr aq numër të madh të votave tek shqiptarët duke e ditur retorikën e saj nacionaliste që e ka përdorur gjatë zgjedhjeve. “Për mua me të vërtetë është shumë shqetësuese dhe shumë gjërave nuk mund t’ju jap shpjegim. Kur nuk mund të jap shpjegim real, futem në konspiracione, atëherë duhet të ndalem”, tha Hasani. Hasani tha se qeverisja e ardhshme, e paralajmëruar mes koalicionit VMRO-VLEN dhe ZNAM do të jetë një qeverisje shumë e rëndë…
Në SPB Shkup më datë 04.06.2024 në ora 16:00 është raportuar se në banesë në zonën e Gazi Babës është gjetur i ndjeri D.P. (50) nga Shkupi. “Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencave Mjekësore, ndërsa sipas urdhërit të prokurorit, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion”, njofton MPB. Ekipi i SPB Shkup ka kryer kontroll.
Emir Kurtishi Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë së Veriut përmbanë dispozita kushtetuese ku parashihet çështja e papajtueshmërisë së funksionit të deputetit me ushtrimin e funksioneve dhe profesioneve tjera publike (neni 63, paragrafi 5), përkatësisht, papajtueshmëria e funksionit të Kryeministrit me ushtrimin e funksioneve dhe profesioneve tjera publike (neni 89, paragrafi 5). Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si një ndër tërrallat në botë, e njeh institutin e vetëshpërbërjes së Kuvendit (neni 93, paragrafi 5) dhe Qeveria e cila qëndron deri në formimin e Qeverisë së re, njihet si Qeveria në detyrë.Dispozitat kushtetuese si më sipër, janë të operacionalizuara me…
Gazetari kontrovers Dragan Pavlloviq-Llatas në një debata televiziv me deputetin Skender Rexhepi-Zejd ka deklaruar se shqiptarët janë të kriminalizuar Shumica e shqiptarëve në Britani të Madhe janë të kriminalizuar ka thënë ai. Gjithashtu ai ka thënë se tregtinë e drogës në Maqedoni e kontrollojnë shqiptarët. Ndiqeni videon nga minuta e 25.
Në ditën e verifikimit të mandateve të reja të deputetëve, në prag të votimit të Afrim Gashit për kryetar të Kuvendit, në ndërtesën e Kuvendit po zhvillohej një triller politik me regji të integristëve të Ali Ahmetit, mëson Plusinfo. Ky portal maqedonas shkruan se nga burime të larta të koalicionit të ri qeveritar në atë ditë kritike negociatorët kryesorë të BDI-së kërkuan dhe insistuan për takim urgjent me Hristijan Mickoskin. Takimi është zhvilluar në zyrën e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, ku sipas burimeve të plusinfo, emisarët kryesor të BDI-së kanë propozuar që Mickoski t’i marrë në Qeveri në vend të…
Me rastin e gjashtëvjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, ish-kryeministri Zoran Zaev, ish-ministri i Punëve të Jashtme Vlado Buckkovski, ish-zëvendëskryeministri Nikola Dimitrov dhe Venko Filipçe, drejtor i “Fondacionit Zaev”, do të marrin pjesë në një konferencë ndërkombëtare dyditore, për paqe dhe zhvillim të qëndrueshëm që do të mbahet më 17 dhe 18 qershor në Athinë. Organizimi bëhet nga “Instituti Aleksis Tsipras” dhe Fondacioni “Zoran Zaev”, ku theksohet se do të diskutohet e ardhmja e Europës pas zgjedhjeve europiane, procesi integrues i Ballkanit Perëndimor, zhvillimet gjeopolitike në Mesdheun Lindor, zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve, përballja e krizës klimatike si dhe zhvillimet…
Kështu ka filluar programi i përgatitur nga studentet e Universitetit Ballkanik si shenjë mbështetjeje për banorët e Gazës. Gjuajtja e balonave të zi me ngjyrë të kuqe mbi trupat e bardhë, simbolizonin bombardimin e femrave dhe burrave e veçanërisht, bombardimin e fëmijëve, piktura të shfaqura nga vendi, flamuj e këngë që tregonin realitetin e asaj se çfarë është duke ndodhur. Organizimi vazhdoi me vargje të thurrura ndaj gjenocidit dhe këngë të kënduar nga vet studentët e Universitetit. Rektori i Universitetit Ballkanik, Lutfi Sunar, theksoi se ky organzim është një ngritje e zërit për njerëzit e pafajshëm të cilët dëshira e…
Për rreth tri javë sa nuk kanë punuar sallat e operacioneve me kapacitet të plotë në Klinikën e Kirurgjisë janë anuluar rreth 2 mijë terminë të pacientëve. Që sot kanë filluar të punohet në dy turne në sallat që janë duke funksionuar me kompresor të vegjël portativ, ku do të bëhen edhe operacionet elektive. Deri më tani vetëm ndërhyrje kirurgjike bëheshin te rastet urgjente. Nga Klinika e Urologjisë thonë se shumë pacientë me kancer që kanë rrezik për metastaza janë në listën e pritjes. Kirurgu urolog Bashkim Shabani tha se mantel bardhët janë mbështetur për muri pa fajin e tyre.…
Koalicioni VLEN përmes një reagimi theksoi se rrahja brutale e kandidatit shqiptar në Batalionin e “Ujqërve” në ARM nga ana e kolegëve të tij maqedonas, është kambanë alarmi. “Ky alarm më shumë duhet të shqetësojë kuadrin shqiptarë në Ministrinë e Mbrojtjes, në veçanti zv.ministrin, tani minisër në detyrë Tiron Jajaga, i cili duhet të jap sqarim për këtë rast pse ka ndodhur dhe pse ai ka lejuar të vijë deri te kjo situatë. Ne pyesim se si mundet një person i thirrur në profesionalizëm dhe bashkëpunim me NATO-në të lejoj dhe të mos merr përgjegjësi për një skandal të tillë?…
I nominuari për kryeministër të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, tha të mërkurën se nuk e ka ndër mend të sillet si, e as nuk pret “sjelle talibane” nga ndonjë politikan tjetër, pas njoftimit të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, se do ta ngrejë çështjen e Marrëveshjes së Prespës mes dy vendeve gjatë një samiti të ardhshëm të NATO-s. Retorika mes Shkupit dhe Athinës është ashpërsuar së voni për Marrëveshjen e Prespës, në lidhje me përdorimin e emrit kushtetues të Maqedonisë së Veriut. Mickoski, kryetari i VMPR DPMNE-së, tha se përgjigjen për fqinjin jugor të vendit të tij e ka dhënë…

