Disa ditë thjesht nuk mund të humbasin, dita e parë e shkollës është një prej tyre. Çanta e re shpine, eksitimi, zilja e parë, momente që mbeten në kujtim përgjithmonë.
Pikërisht për këtë arsye, UNIBanka organizoi një takim të veçantë për fëmijët e punonjësve të saj, të cilët këtë vit bëhen nxënës të klasës së parë. Në një atmosferë të gëzuar, me animator, lojëra dhe shumë buzëqeshje, çdo fëmijë pati mundësinë të prezantohej dhe të tregonte talentin e tij dhe atë që e bën të veçantë. Nxënësit e klasës së parë iu përgjigjën edhe pyetjeve të thjeshta, por shumë simpatike. Përgjigjet dhe interpretimet e tyre shkaktuan shumë buzëqeshje dhe mund t’i shikoni në LINKUN e mëposhtëm.
Talentët e vegjël morën duartrokitje të mëdha, dhe secili nxënës i klasës së parë mori një dhuratë nga UNIBanka për një fillim të lumtur të aventurës së re shkollore.
Në UNIBanka besojmë se kujdesi për punonjësit do të thotë të jemi pranë tyre edhe në momentet që u kanë më shumë rëndësi. Prandaj, edhe këtë vit, u mundësuam një ditë të lirë në ditën e parë të shkollës të gjithë punonjësve, fëmijët e të cilëve janë nxënës të klasës së parë, që të jenë pranë të afërmve të tyre kur fillon një nga kapitujt më të rëndësishëm të jetës së tyre.
Me këtë iniciativë vazhdojmë të ndërtojmë një mjedis ku njerëzit, familja dhe momentet që kanë vërtet rëndësi janë të rëndësishëm.
Fat të mbarë, nxënës të klasës së parë!
Data 07.09.2026
Aktuale
- Dashuria e veçantë e Remzie Osmanit për Gëzimen, kënga e re duket si dedikim për të
- Mbyllet dita e 100 e protestës kundër qeverisë, qytetarët paralajmërojnë vijimin e qëndresës: Rama jep dorëheqjen
- Shpërthimi i vullkanit në Indonezi, bllokohen 270 mijë pasagjerë, anulohen mbi 2 mijë fluturime
- “Do të relaksohet kur sakatohet Shqipëria. U zhdukën mbi 3 mln euro verë”, Ahmetaj kritika të ashpra për Ramën për kopshtin e Edenit: Mori peshq të kuq nga Japonia
- A është ky provokimi i radhës? Kryetari i Gazi Babës urdhëron: Çdo të hënë nxënësit do ta nisin mësimin me himnin maqedonas
- Georgievski: Komentet pas vdekjes së Mlladiqit zbuluan jugosllavët e rremë maqedonas!
- “Të dua përjetë”: Motra e Laurent Krasniqit kujton me mall bisedën e fundit me vëllain e ndjerë
- “Një furgon me raketa që u kap në Itali, investigoni”, Ahmetaj zbardh trafikun e armëve: Vijnë nga Afrika, paketohen në Shqipëri dhe marrin rrugët nëpër botë



